LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarri shkrumboi biznesin, eksperti: Skandali me projektimet elektrike dhe neglizhenca

Lidhjet e gabuara elektrike dhe mungesa e monitorimit të tyre janë faktorë të rëndësishëm që shkaktojnë zjarre në vendin tonë.

16 Prill 2025, 22:05 Nga N.F
Zjarri shkrumboi biznesin, eksperti: Skandali me projektimet elektrike dhe
Zjarri

TIRANË- Problematikat e mëdha në lidhje me zjarret nuk kanë prekur vetëm banesat private, por edhe bizneset. Rreziku nga zjarri nuk përjashton askënd as shtëpitë private, as bizneset, e as institucionet, pasi në vitet e fundit fatkeqësitë nuk kanë munguar as në sektorin publik, as në atë privat.

Lidhjet e gabuara elektrike dhe mungesa e monitorimit të tyre janë faktorë të rëndësishëm që shkaktojnë zjarre në vendin tonë. Një rast i tillë është ai i godinës së një biznesi që u dogj krejtësisht, së bashku me materialet që ndodheshin brenda, për shkak të amortizimit të rrjetit dhe neglizhencës në kontrollin dhe monitorimin e sistemit elektrik.

Sipas vëzhgimit, në vendin ku ishte montuar paneli elektrik kryesor, në hyrje të aneksit magazinor me mallra industriale dhe civile, janë vërejtur gjurmë të kabullit të djegur dhe mbetje të panelit. Në raste të tilla, vihet në dukje kryekëput mungesa e menaxhimit të duhur të rrjetit elektrik. Një shkëndijë elektrike, në prani të materialeve të papërshtatshme, mund të përhapet duke shkaktuar më pas dëme kolosale.

Në fotot e publikuara më sipër shihet qartë se burimi i zjarrit ka lindur në komponentët mbrojtës të panelit elektrik, duke shkaktuar hark elektrik me shkëndija të fuqishme. Ato janë përhapur mbi materialet plastike në afërsi të panelit, duke shkaktuar ndezjen e tyre në flakë dhe shumë tym. Gjykimi për lindjen dhe zhvillimin e harkut elektrik të fuqishëm faktohet nga krijimi i formës sferike të shkrirjes së fijeve prej bakri të kabullit shpërndarës.

Ky arsyetim logjik, i nxjerrë nga ekspertiza inxhinierike e rastit, tregon se mjafton një moment për të shkaktuar dëme shumë të mëdha. Tymi me origjinë nga djegia e plastikës dhe PVC-së arrin temperatura shumë të larta, nga 800 gradë e sipër. Duke u përhapur nga era gjatë përshkrimit të magazinës, ai ka ndezur me rrezatim, kontakt dhe konveksion shumë materiale të tjera, si kabllo elektrike të seksioneve të ndryshme, artikuj të ndryshëm elektrikë, pajisje dhe vegla pune, etj., duke i djegur.

Sipas inxhinierit elektrik, shkaku i burimit të zjarrit ka qenë harku me shkëndija elektrike brenda panelit elektrik të distribucionit të biznesit. Kjo djegie tregon një tjetër aspekt shumë problematik të situatave me zjarre: mungesën e sistemeve parandaluese.

“Nuk mundet që në vitin 2025 të humbasësh jetën apo biznesin për 70 deri në 300–400 dollarë për instalimet parandaluese të zjarrit”, u shpreh Azmer Duleviç, inxhinier elektrik./ TCH

zjarri ne nje biznes

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale