10 Qershor 2026, 11:55
Nga E. D
pamjet
LEZHË– Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shëngjin, ku i plagosur mbeti Kristian Gjoni. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk dihen. Më pas, konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku i plagosur ka mbetur 35-vjeçari. Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes, por policia është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre. Gjoni nuk njihet si një person problematik apo me precedentë penalë. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave./Dosja.al
plagosja ne shengjin
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se &cced...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:48
E. D
LEZHË– Pamjet nga plagosja e ndodhur këtë të mërkurë në Shëngjin janë publikuar. Mësohet se ...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:38
E. D
Kleviol Ahmeti
TIRANË- Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”, është paraqitur mëngjesin e sotëm sërish...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:35
E. D
LEZHË- Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:33
E. D
TIRANË- Çdo mbrëmje pas orës 18:00, mijëra të rinj zbresin në qendër të Tiranës. Ata nuk sjellin vetë...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:23
E. D
Armand Shakaj dhe Eglant Koçi
TIRANË- Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin, i cili është arrestu...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:20
TIRANË- Për shumë njerëz në Shqipëri, sigurimi i aksesit në të drejtat e pronës mund të jetë nj&eu...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur pak më herët, ku një 15-vje&cce...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:03
E. D
SHËNGJIN- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Kunes në Shëngj...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 10:44
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezh...