Ngjarja në Lezhë/ Policia: I plagosur mbeti një 35-vjeçar, në kërkim dy autorët! Si nisi sherri me menaxher...
Aktualitet
Shisnin armë, eksplozivë dhe municion luftarak/ Dalin FOTOT e katër të arrestuarve dhe njërit prej të shpallurve në kërkim
Bëhet fjalë për, Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa në kërkim janë shpallur Kevin Vila dhe Bledar Avdillari.
10 Qershor 2026, 12:34Nga E. D
TIRANË- Personat që shihni në foton janë katër personat e arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit që çoi në goditjen e një grupi që shiste armë dhe eksplozivë në Tiranë. Bëhet fjalë për, Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa në kërkim janë shpallur Kevin Vila dhe Bledar Avdillari.
Sipas bluve, këta persona së bashku me të tjerët të arrestuar më parë siguronin dhe shisnin në zona të ndryshme të Tiranës armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak. Gjatë operacionit policia sekuesttoi 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Hetuesit kanë dokumentuar edhe çmimet që anëtarët e këtij rrjeti aplikonin në tregun e zi për shitjen e armatimit. Pistoletat shiteshin prej tyre me çmime që shkonin deri në 1500 euro, ndërsa armët automatike të llojit kallashnikov kapnin vlerën deri në 2500 euro, në varësi të porosive.
Grupi kishte ngritur një rrjet të shtrirë në terren dhe bazat ku ata vepronin ose mbanin armatimin ishin të vendosura në disa zona të ndryshme të Tiranës, çka bënte që aktiviteti të ndryshonte shpesh lokacion për t’i shpëtuar vëzhgimit të policisë. Operacioni vijon për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, Kevin Vila dhe Bledar Avdillari, si dhe për dokumentimin e plotë të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme./Dosja.al