LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet punishtja skandaloze ku përpunohej mishi i pulës, përdorej për sufllaqe! AKU bllokon 450 kg mish, arrestohet pronari

U sekustruan 450kg mish pule jashtë çdo kushti higjenosanitar, si dhe u vu në pranga pronari i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

3 Nëntor 2022, 22:59 Nga DOSJA
Zbulohet punishtja skandaloze ku përpunohej mishi i pulës,
Mishi i sekuestruar

TIRANË- Emisioni Fiks Fare zbulon një tjetër skandal në fushën e sigurisë ushqimore. Në vazhdën e shumë investigimeve që Fiksi ka bërë mbi sigurinë ushqimore, një tjetër aktivitet i paligjshëm u denoncua nga ky emision. Aktiviteti i paligjshëm përpunonte në kushte skandaloze mish pule dhe e shiste në fast food-e në zona të ndryshme të kryeqytetit. Fiksi solli pamje të ambientit të cilat ishin një garazh makinash i përshtatur si ambient punishteje, në të cilin punonin 6 punëtorë.

Kofshët e pulës të pashoqëruara nga asnjë dokument shoqërues, se ku merreshin dhe ku çoheshin, mbaheshin në vaska të mëdha pa asnjë kusht higjeno-sanitar. Emisioni investigativ sinjalizoi për këtë skandal Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili kërkoi ndihmën e autoriteteve të tjera, si Krimi ekonomik  dhe Policia e Shtetit, pasi ky aktivitet nuk kishte asnjë dokumentacion dhe në këto kushte përbënte vepër penale. Falë denoncimit të Fiksit, të gjitha institucionet që inspektuan aktivitetin bënë në fund bllokimin e tij.  U sekustruan 450kg mish pule jashtë çdo kushti higjenosanitar, si dhe u vu në pranga pronari i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Në emër të Bashkim Hajdinit, që ishte pronari i punishtes ekzistonte vetëm një nipt për një automjet sipas të cilit e përdorte për shpërndarjen e produkteve për fast-food-e. Duke qenë i ligjëruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ushtronte kontroll mbi të, të cilin e bllokuan për mungesë kushtesh. Ndërkohë krimi ekonomik vendosi mbylljen e aktivitetit të përpunimit. Policia bëri arrestimin në flagrancë të pronarit të aktivitetit  mbi të cilin rëndojnë tre vepra penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”  dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Duke qenë se ky produkt i pasigurt shkonte nëpërmjet fast food-eve te konsumatori, Shefi i Departamantetit të Riskut dhe Komunikimit pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tomi Kola, tha për emisionin Fiks Fare se janë inspektuar edhe 3 fast food-e në tre zona të ndryshme të kryeqytetit, subjekte të cilat i tregoi pronari i punishtes.

Kola tha se në njërin prej fast food-eve u gjet sasi e këtij malli dhe u sekuestrua menjëherë, ndërkohë u morën masa për subjektin.Në dy subjektet e tjera, në njërin u sekuestrua gjiroja dhe u dërgua për analizim dhe në tjetrin nuk u gjetën produkte. Por jo vetëm aq, duke u nisur nga ky rast sipas z.Tomi do shtohen kontrollet e rastësishme në gjithë kryeqytetin.

Marrë nga TOPCHANNEL

bashkim hajdini aku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet