LIVE UPDATES
Aktualitet

"Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi biznesmenin", Detaje nga ekzekutimi në Elbasan: Hyka nën hetim pasuror! Kamerat e sigurisë janë bllokuar nga...

Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo deklaroi se Hyka rezultonte i përfshirë më herët në aktivitet të shpërndarjes së drogës dhe konsiderohej person me precedent penal.

1 Dhjetor 2025, 15:21 Nga M.L
"Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi
Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla

ELBASAN- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo deklaroi se Hyka rezultonte i përfshirë më herët në aktivitet të shpërndarjes së drogës dhe konsiderohej person me precedent penal.

Gazetarja theksoi që dyshohet se disa transaksione të kryera prej tij kanë qenë në fokus të verifikimeve nga grupet hetimore.

Hoxha shtoi se hetuesit po analizojnë gjithashtu aktivitetin e tij të biznesit, përfshirë menaxhimin e një rrjeti taksish në qytet. Po ashtu, është zbardhur itinerari i lëvizjeve të viktimës në orët e fundit para atentatit, ndërsa familjarët kanë deklaruar se ai kishte qenë jashtë Elbasanit së bashku me ta. Ka indicie se Hyka kishte udhëtuar drejt Spanjës, megjithatë data e saktë e largimit ende nuk është konfirmuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia tregojnë autorin e dyshuar teksa zbret nga një automjet me kapuç në kokë, qëllon menjëherë në drejtimin e viktimës dhe më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Grupi i hetimit vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të ekzekutimit.

“Fillimisht karburantin e kishte shitur dhe më pas e kishte riblerë nga i njëjti person, zotëron një rrjet taksish në këtë qytet, një aktivitet që po verifikohet në kuadër të disa pistave të ngritura nga grupet e hetimit. Ajo që është e faktuar është se ky shtetas ka qenë i arrestuar për çështje të shpërndarjes së drogës, ndaj është kategorizuar si person me precedent penal. Policia nisi një hetim pasuror, që nuk pati një finalizim konkret. Ka pasur dyshime se transaksionet.

Nga kamerat e sigurisë ajo që shikohet është një shtetas zbret, ka një kapuç në kokë, zbret dhe qëllon menjëherë dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes, sipas grupit të hetimit. Kamerat e sigurisë janë bllokuar nga grupet e hetimit. Lëvizjet e tij të fundit kanë qenë drejt Spanjës, por nuk jepet data fikse. Janë verifikuar dhe orët e fundit të viktimës, ku janë pyetur edhe familjarët e  tij, ai kishte qenë jashtë Elbasanit bashke me anëtarët e familjes”, deklaroi gazetarja.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

edomond hyka alias mondi mëhalla

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin