23 Shtator 2023, 20:45
Nga I.A
Skender Gjinushi
TIRANË- Pas VKM-së për mbylljen e Akademisë Albanologjike dhe shkrirjen e saj me Akademinë Shkencave, punonjësit shkencorë dhe drejtuesit e Instituteve Albanologjike kanë mbajtur një takim me Akademinë e Shkencave për procesin.
Sipas burimeve të ‘News 24’ dhe Balkanweb, në bisedimet mes palëve, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është përpjekur të qetësojë punonjësit shkencore për të ardhmen e tyre nën çatinë e Akademisë së Shkencave.
Në përfundim të takimit të disa ditëve më parë, përfaqësuesit e Akademisë Albanologjike i kanë kërkuar Gjinushit, të parashtrojë mënyrës se si do funksionojnë institutet albanologjike nën varësinë e Akademisë, ndërsa e ardhmja mbetet e paqartë.
Në një shkresë që Akademia e Shkencave i ka dërguar Akademisë Albanologjike këtë të shtunë, Gjinushi, në emrin e Asamblesë, thotë se ka vendosur të:
Të miratojë ngritjen pranë Akademisë së Shkencave (ASHSH) të njësive të përhershme të kërkim-studimit në shkencat albanologjike, me objekt gjuhësinë, arkeologjinë, hsitorinë, letërsinë dhe artet, antropologjinë dhe studimet e botimet enciklopedike sipas statusit e emërtimeve në vijim:
– Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë;
– Instituti i Arkeologiisë;
– Instituti i Historisë;
– Qendra e Studimit te Arteve;
– Instituti i Antropologiisë;
– Qendra për Botimet Enciklopedike e Albanologiike (QBEA).
Në vijim të shkresës së firmosur nga Gjinushi, thuhet se këto institutet përbëhen nga departamentet, përgjegjësit e tyre dhe drejtori, ndërsa qendrat përbëhen nga sektorët, përgjegjësit e tyre dhe drejtori.
Institutet dhe qendra e studimit të artit riorganizohen në bazë të njësive kryesore ekzistuese dhe kanë një organikë prej 98 punonjësish kërkimorë, ndërsa qendra e botimeve Enciklopedike e Albanologjike ka organikë prej 8-9 punonjësish.
Sipas shkresës, punonjësit kërkimorë të njësive të përhershme gëzojnë të njëjtin status si të personelit akademik në shkollat e larta. Kategoria dhe struktura e pagave të trye caktohen me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave si dhe për personelin administrativ dhe atë ndihmës.
Sa i takon buxhetit, njësitë, thuhet në shkresë, kanë një zë më vete nga buxheti vjetor i Akademisë por shifra aktualisht nuk është e qartë.
Ndërkaq, Gjinushi ka vendosur të shkarkojë drejtuesit e Instituteve Albanologjike, siç kuptohet nga shkresa, ndërsa punonjësit do të duhet të rikonfirmohen nga akademia.
Citojmë nga shkresa :
“Deri më 15 dhjetor të bëhet emërimi i punonjësve kërkimorë nëpërmjet rikonfirmimit në ASHSH, duke respektuar statuset e fituara profesionale prej tyre në përshtatje me organizimin e ri;
– Deri më 15 dhjetor të hartohet e miratohet statuti i instituteve dhe i të njëvlershmëve me to pranë ASHSH;
– Deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese në përputhje me riorganizimin pranë ASHSH dhe me përcaktimet ne Statut caktohen struktura të përkohshme drejtuese.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Skënder Gjinushi- thuhet në fund të shkresës.
Marrë nga Balkanweb
skender gjinushi akademia e albanologjise
Aktualitet
23 Shtator 2023, 20:23
I.A
Foto Ilustruese
PATOS- Një 72--vjeçar është shoqëruar në polici për zjarrvënie. Mësohet se i moshuari p...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 19:57
h.k
Pamjet e shtëpisë
GREQI-Shtëpia e "djallit" e kanë quajtur mediat greke, shtëpinë ku shqiptari 28 vjeçar Aurel Kurti m...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 19:11
I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Dy persona janë vënë nën hetim ditën e sotme për zjarrvënie. Mësohet se nën ...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 17:58
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Zjarri në pyllin e Darëzezës në Fier është përkeqësuar. Mësohet se për të...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 17:46
h.k
Babai i Aurel Kurtit, Gëzim Kurti
DIBËR-Pas arrestimit të Aurel Kurtit, 28 vjeçarit të akuzuar nga gruaja e tij 22 vjeç ...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 17:28
h.k
Foto nga kantieri
GREQI-Një 25 vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta tragjikisht gjatë punës së tij në nj&eu...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 17:00
h.k
zjarr ne darezeze
FIER-Një vatër zjarri është aktivizuar në Darëzezë të Fierit në zonën e quajtur Pertiq....
Aktualitet
23 Shtator 2023, 16:54
I.A
Alma Kaçi
TIRANË- Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndih...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 16:43
I.A
Zjarr
BERAT- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën me ullinj në fshatin Lapardha të Beratit. Mësohet se s...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 16:31
h.k
Foto ilustruese
BULQIZË- Një 15 vjeçar është aksidentuar gjatë udhëtimit me biçikletë në aksin Bulqiz...