LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dosja/ Si ndodhi atentati në Fushë-Krujë ku u vra kunati i Gentian Bejtjas, autorët u larguan në këmbë

Tutje, para se të hipnin në automjetin që i priste, ata qëlluan edhe disa herë në ajër me armë zjarri. Automjeti ishte vjedhur në muajin maj dhe u gjet  djegur pak pas atentatit, pa targa.

10 Korrik 2023, 21:25 Nga I.A
Zbardhet dosja/ Si ndodhi atentati në Fushë-Krujë ku u vra kunati
Atentati

KRUJË- Dosja hetimore për atentatin e ndodhur në Fushë Krujë më 4 korrik, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur është zbardhur. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregohet se autorët qëlluan me 24 plumba në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjes dhe më pas u larguan në këmbë. Nga plumbat mbeti vrarë kunati, por shënjestër duket se ishte Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe atentateve të tjera.

Tutje, para se të hipnin në automjetin që i priste, ata qëlluan edhe disa herë në ajër me armë zjarri. Automjeti ishte vjedhur në muajin maj dhe u gjet  djegur pak pas atentatit, pa targa. Pas ngjarjes, policia ka marrë në pyetje Valter Bamin dhe në dorën e tij të majtë u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik  (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.

“Më datën 3 korrik, Ramazan Sino (viktima) ka qenë në Tiranë së bashku me motrën e tij, bashkëshorten e Gentian Bejtjas, si dhe dy nipat e mitur që mbetën të plagosur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipat, kanë udhëtuar me mjetin e tyre tip “Audi” nga Tirana në drejtim të fshatit Larush të Fushë Krujës. Pasi kanë mbërritur në banesën e së motrës, kur po zbrisnin nga automjeti i parkuar brenda në oborr, përpara hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të  personave që kanë zbritur ng mjeti. Si pasojë e të shtënave me armë ka gjetur vdekjen Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipat e tij, A.B. dhe R.B. Dy fëmijët u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës së Gentian Betjës, e cila ishte e rrethuar me avlli të lartë, në oborr janë gjetur të shpendarë në formë të çrregullt 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avilisë janë konsturuar demtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autorët pasi kanë realizuar qëllimin kriminal janë larguar për disa metra në këmbë në rrugicën e lagjes dhe rrugën kryesore i ka pritur një automjet. Pasi kanë qëlluar disa herë ne ajër me arme zjarri, autoret kanë hipur në automjet dhe janë larguar në dreitim të aksit rrugor me sens lëvizje Larushk – Fush Krujë. Në rrugën ku autorët qëlluan në ajër janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 4 model 56, kaliber 7.62 mm.

Pak minuta më pas, është njoftuar policia se në fshatin Tapizë, Fushë-Krujë, ka qenë duke u djegur një automjet. Në vendngjarje janë paraqitur shërbime të policisë që kanë konstatuar se automjeti tip Volsvagen, pa targa, në gjendje të djegur. Nga këqyrja rezultoi se në brendësi të mjetit u gjetën 3 armë zjarri automatike model 56, kaliber 7.62. Nga identifikimi i automjetit rezulton se është vjedhur më 11 maj të këtij viti nga në pronësi të shtetases K.L.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga policia Valter Bami, i cili u la sot në burg. Bamit i janë marrë mbetje në dorën e majtë për të kryer ekspertizën nëse kishte lidhje me ngjarjen, ku u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik  (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.”-thuhet në dosjen e Prokurorisë. 

Marrë nga Top Channel

gentian bejtja ramazan sina

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit