LIVE UPDATES
Aktualitet

VËZHGIMI i VOA: Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit shqiptar

Sektori i turizmit po kthehet për Shqipërinë në një motor të rëndësishëm ekonomik ndërsa operatorët vendas po bëjnë përpjekje të shtojnë ofertën turistike jo vetëm në hapësirën detare por edhe turizmin kulturor dhe atë natyror.

30 Korrik 2023, 19:37 Nga k.m.
VËZHGIMI i VOA: Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta
Foto ilustruese

Në Shqipëri sezoni turistik është në kulmin e tij dhe prurjet e turistëve sidomos në vijën bregdetare vijojnë të shënojnë rritje. Ekspertët e ekonomisë thonë se edhe këtë vit cilësia e shërbimeve dhe siguria e plazheve mbeten pikat e dobëta për turizmin shqiptar. Operatorët turistikë kanë së fundi shqetësim edhe zhvlerësimin e euros, sidomos për kontratat e lidhura me partnerët e tyre vitin e shkuar.

Sektori i turizmit po kthehet për Shqipërinë në një motor të rëndësishëm ekonomik ndërsa operatorët vendas po bëjnë përpjekje të shtojnë ofertën turistike jo vetëm në hapësirën detare por edhe turizmin kulturor dhe atë natyror.

Eksperti i Ekomisë Klodian Muço thotë se ky sektor tani ka një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë shqiptare dhe tendencat janë që ai të përmirësohet gjithnjë e më tepër.

“Aktualisht impakti i turizmit direkt dhe indirekt në ekonominë shqiptare është 20% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Kjo nënkupton që një nga pesë njësitë e PPB vjen pikërisht nga turizmi. Duke parë shifrat vitin e kaluar dhe këtë vit tendenca është që turizmi të përmirësohet cdo ditë e më tepër."

Muço thotë se problematika kryesore është pjesa e shërbimit.

Ne do kemi turizëm dhe vazhdojmë të kemi rritje por problematike është pjesa e shërbimit. Ikja e njerzve në mënyrë të vazhdueshme bën që të kemi gjithnjë e më pak persona që mund të shërbejnë. Duhet të kemi një shërbim cilësor që të jemi kompetitiv jo vetëm në sasi në turizëm por edhe në cilësi.

Muço thotë më tej se sektori turistik është i lidhur edhe me sektorë të tjerë. Nevojiten investime për të rritur aftësinë e sipërmarrjeve për të krijuar të ardhura nga turizmi, thotë ai.

“Turizmi është komplemenar me shumë sektorë të tjerë si është bujqësia, shërbimet, etj. Kjo nënkupton që të kemi një turizëm të sukses-shëm duhet të rrisim cilësinë . Kur flasim për cilësi nuk flasim vetëm për shërbimet por edhe tek të ardhurat që gjeneron turizmi. Që të shpenzohen sa më tepër para në Shqiëpri duhet të krijohen këto aktivitete komplemetare dhe për këtë duhet ndihma apo mbështetja qeveritare. Duhet të ketë më shumë investime cilësor në shërbime ,në transport, në infrastrukturë etj. Problemet me ujin, dritat, pastrimin vijojnë në disa zona bregdetare dhe kjo e cënon imazhin”.

Eksperti i ekonomisë Muço thotë më tej se për shumë sipërmarrje turistike po krijon vështirësi aktualisht edhe zhvlerësimi i ndjeshëm i euros në tregun valutor shqiptar.

“Ata që dëmtohn më shumë nuk janë ata që ofrojnë shërbime si jemi në Gjirokastër por ata që dërgojnë jashtë turistë apo operatorët që kanë bërë kontrata gjatë viteve të shkuara me partnerët e tyre.”

Krahas cilësisë së shërbimeve një pikë tjetër e dobët e tuizmit shqiptar shihet siguria e plazheve.

Policia shqiptare ka ndërmarrë kohët e fundit kontrolle në hapësirën detare duke sekuestruar dhjetëra mjete ludnirmi pa dokumente të rregullta apo në shkelje të rregullave të sigurisë në përpjekje për të shmangur incidentet.

Por në shumë stacione plazhi vëzhgimet e mediave kanë provuar se mungojnë vrojtuesit e plazheve dhe kullat e vrojtimit që janë një detyrim ligjor për sipërmarrjet.

Agejncia Kombëtare Brgedetit i tha Zërit të Amerikës se për sezonin turistik veror 2023, në zonën bregdetare, operojnë 1180 stacione të plazhit dhe 489 parcela të cilat janë plazhe publike, në dispozicion të pushuesve.

Agjencia tha se prania e pikës së vrojtimit për çdo subjekt është e lidhur ngushtë me praninë e vrojtuesit në stacionin e plazhit, i cili është detyrim ligjor për secilin subjekt, për çdo tetëdhjetë metër vijë lineare bregdetare.

Por kjo në një masë të madhe sipas vëzhgimeve në terren dhe raportimeve te mediave është e pazbatushme.

Federata e Vrojtusve të Plazheve thotë se ka një interesim nga vetë subjektet për të trajnuar vrojtuesit e plazheve.

Presidenti i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” Erdit Gega thotë se ende tregu ka uri për vrojtues plazhi.

“Ende tregu ka uri për vrojtues plazhi, kë një këkresë nga vetë subjektet, të cilat kanë me thënë të drejtën një vështirësi për gjetjen e punonjësve për vrojtimine plazhit por Federata ka ngritur një strukturë e cila funksionon në të gjitha qytetet bregujore që nga Velipoja deri në Sarandë, po ashtu edhe në Pogradec , ku ushtrojmë kurset e formimit professional për “vrojtues plazhi”.

Sfida e vrojtuesve të plazhit është të ulet numri i fataliteteve njerëzore në det, thotë më tej Gega.

“Nëse kemi pasur diku 47 apo 48 të mbytur para vitti 2017 kur ne kemi krijuar edhe kursin e parë për vrojtuesit e plazheve , ky trend ka ardhur duke zbritur megjithëse numri i turistëve është rritur. Aktualisht jemi 10 deri në 12 të mbytur në vit por që duhet akoma më shumë punë për të arritur rezultate, pse jo edhe pa asnjë viktimë në vit."

Agjencia Kombëtare e Bregdetit i tha Zërit të Amerikës se sipas të dhënave nga qëndrat e formimit profesional rezultojnë rreth 1400 vrojtues plazhi të çertifikuar.

Agjencia tha se në të gjithë zonën bregujore, përfshirë dhe Bashkinë Vlorë, Sarandë, Himarë, janë kryer 60 inspektime nga ana e inspektorëve të saj dhe janë ndërmarrë masat administrative për 115 subjekte.

Disa raste të humbjes së jetës në det janë evidentuar edhe këtë vit, ndërkohë që incidentet gjatë këtyre muajve nuk janë vërejtur vetëm në hapësiren detare, por edhe gjatë eksplorimeve që turistët realizojnë në pjesët natyrore të vendit.

Katër turistë humbën jetën në maj në incidente të ndryshme gjatë vizitave të paguiduara në kanionet dhe zonat e alpeve dhe kjo ka rritur shqetësimin e operatorëve që punojnë me këto forma të turizmit

“Turistët nuk marrin guida lokale dhe kjo rrit rrezikun" thotë Aleks Tane, një operator që merret me turizmin e aventurës në Përmet.

"Ka pasur shumë incidente brenda Kanioneve të Langaricës pasi hyjnë pa guida lokale. Autoriteti i Zonave të Mbrojtura që menaxhon atë territor duhet të lërë punonësin e vet që të informojë turistët ose si bëhet edhe në bregdet në momentin që nuk lejohet hyrja ngrihet “flamuri i kuq”. Ka forma të ndryshme për të ndaluar hyrjen e turistëve në atë zonë. Ka pasur incidente edhe me turizmin me biçikleta pasi shumë operatorë të jashtëm kryejnë turizëm me biçikleta në rrugë nacionale dhe rrugët tona dihet se si janë."

Sipas Tane nevojitet infomimi dhe ndërgjegjësim më i madh, sidomos për turistët e huaj. Vitin e shkuar në Shqipëri hynë 7.5 milionë shtetas të huaj me një rritje 32.6% se viti paraardhës, ndërkohë që këtë vit prurjet turistike pritet të jenë edhe më të mëdha./VOA

shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë