Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Sipas Sunday Express, 37-vjeçari bëri një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 19 korrik, për shkak të ndalimit për aq kohë sa zgjat beteja ligjore.
BRITANI E MADHE- Një aktor shqiptar i filmave aksion i kërkuar në Belgjikë për trafik njerëzish, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg, ndodhet ende në territorin e Britanisë së Madhe. Ekstradimi i Sebastjan Kallabakut, u miratua nga një gjyqtar në gusht 2021 dhe u nënshkrua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel. Por ai rezulton në Britani pasi apeloi vendimin.
Sipas Sunday Express, 37-vjeçari bëri një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 19 korrik, për shkak të ndalimit për aq kohë sa zgjat beteja ligjore. Mirëpo, kërkesa për të lënë paraburgimin u refuzua dhe çështja u shty deri në përfundimin e ankesës.

Gjykata dëgjoi se Kallabaku u largua nga Shqipëria në vitin 2017 për “çështje politike” dhe kaloi kohë në Belgjikë. Megjithatë, ai nuk kërkoi azil derisa mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet belge thonë se ai është pjesë e një rrjeti të kontrabandës me njerëz dhe ka drejtuar një varkë të mbipopulluar me 30 shqiptarë nga bregdeti holandez drejt Britanisë së Madhe në vitin 2019.
Kallabaku i mohon akuzat dhe thotë se ka krijuar një jetë familjare në Britaninë e Madhe. Nuk është e qartë se kur do të finalizohet ankesa e tij kundër ekstradimit apo kërkesës për azil.
Sipas ligjit të ekstradimit të vitit 2003, pasi të ketë mbaruar procesi i apelimit, një person duhet të largohet brenda 10 ditëve. Por nga 17 korriku, janë miratuar edhe 10 zgjatje të tjera afatesh.
“Një nga detyrat e një shteti është të ndalojë njerëzit që nuk kanë të drejtë të jenë këtu të hyjnë dhe t’i dëbojë nga territori ynë ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu. Është jetike që njerëzit që duhet të deportohen të mos luajnë me sistemin tonë të drejtësisë.
Kjo është arsyeja pse Qeveria duhet të jetë e gatshme të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse është e pamundur të ndalojë abuzimin e saj flagrant”– tha deputeti konservator Marco Longhi.
Kryetari i Migration Watch në Mbretërinë e Bashkuar, Alp Mehmet, e quajti kohën që duhej për të ekstraduar të dyshuarit dhe shkelësit e dënuar shumë komike dhe për të ardhur keq.
“Sistemi ynë i emigracionit dhe azilit po shpërbëhet dhe qeveria jonë është kthyer në qesharake.
Publiku është mjaftuar të paguajë gjithnjë e më shumë që të drejtat e tyre të fshihen, ndërkohë që ato të mashtruesve të dyshuar dhe të dënuar kanë përparësi”- tha ai./TopChannel
Pamje nga mali i Gjallicës KUKËS- Alarm në Kukës për zjarrin që është riaktivizuar në malin e Gjallicës. ...
Letra e gjetur MALIQ- Gjergj Mullalli e kishte planifikuar me detaje vrasjen e bashkëshortes së tij. Dje, ai qëlloi për vdekje bashk&eu...
Foto ilustruese KORÇË- Një agjent i infiltruar në Policinë e Korçës ka zbuluar bazën e falsifikimit të pas...
Foto ilustruese GREQI- Një i arratisur shqiptar, i shpallur në kërkim 5 vitet e fundit, është vendosur në prangat e Policis&e...
Shefqet Hasa Shefqet Hasa duhej të kishte dalë në pension para tre vjetësh, por vazhdon të punojë si shofer në transport...
Foto ilustruese FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00, në afërsi të vendit të quajtur "Qafa e Kosh...
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Një person është arrestuar në Gjirokastër ditën e sotme për zjarrvinie. Në ...
Ivanka Trump SARANDË- Vajza e ish-presidentit të SHBA, Ivanka Trump po shijon pushimet me bashkëshortin e saj Jared Kushner në brigjet...
Vlore VLORË- 14 mjete lundruese janë bllokuar ditën e sotme në jug të vendit. Mësohet se bllokimet e mjeteve lundruese k...
Taulant Balla dhe punonjesit e policise KORÇË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar ditën e sotme në Komisariatin e...