Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e kyeministrit Rama
Dita e 39-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja...
Dita e 39-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump nga samiti i NATO-s: Mund të rivendosë një bllokadë detare ndaj Iranit 8 Korrik, ...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka vendosur të ndryshojë masën e dënimit për Damiano Toshin, anëtar i bandës së “Çobenjve”, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim.

ELBASAN- Një prej ngjarjeve më të rënda kriminale të dy dekadave të fundit në Korçë, vrasja e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, ka marrë një rrjedhë të papritur. Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka vendosur të ndryshojë masën e dënimit për Damiano Toshin, anëtar i bandës së “Çobenjve”, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim.
Ulja e dënimit erdhi si rrjedhojë e pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar. Vendimi u mor pas një procesi rigjykimi, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë, e cila më herët kishte prishur vendimin e formës së prerë për burgim të përjetshëm duke e kthyer dosjen për shqyrtim nga e para. Ky vendim rrëzon dënimin e mëparshëm me burgim të përjetshëm, duke hapur rrugën për lirimin e Toshit pas përllogaritjes së kohës së qëndrimit në burg.
Si ndodhi ngjarja ?
Damiano Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si dhe për plagosjen e Julian Beckës. Krimi i rëndë ndodhi më 3 shtator 2004, në afërsi të Pallatit të Sportit në Korçë, duke tronditur opinionin publik të asaj kohe.
Ndërkohë, autoritetet e burgjeve po kryejnë përllogaritjet për kohën e vuajtur nga Toshi deri më tani. Nëse rezulton se i dënuari ka shlyer periudhën e re të caktuar nga gjykata, ai pritet të lirohet, duke i dhënë fund një beteje ligjore që ka zgjatur më shumë se 20 vite./Dosja.al
Pamje MAT- Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga flakët në Njësinë Administrati...
Foto ilustruse SARANDA- Një 69-vjeçar nga fshati Shalës është rrëzuar teksa po kulloste bagëtitë n...
VLORË- Një investigim nga The New York Times, bazuar në analizën e imazheve satelitore, ka ngritur alarmin për ndikimin mjedisor q&eu...
Astrit Kalaja SHKODËR- Këshilli i Qarkut të Shkodrës ka propozuar që gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja të shpallet&n...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në zonën e Laprakës, k...
KOSOVË- “Ç’rëndësi ka përkatësia etnike? E rëndësishme është të jemi njerëz&rdq...
Anu Prattipati. E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj q...
Foto ilustruse GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në autostradën A7, pranë Diet...
TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke vënë në pranga pronarin 56-vjeçar t...
Foto ilustruse BELGJIKË – Gjykata e Antverpit ka rihapur çështjen ndaj një 21-vjeçari shqiptar, i cili kundër...