LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau babë e bir në Grykë Zezë të Lezhës/ Besnik Pjetrit i zgjat vetëm 4 muaj arratia, RENEAT e gjejnë në një banesë të braktisur

Besnik Pjetri, i dyshuari kryesor për vrasjen e Besnik dhe Pjetër Përjakut, të dy babë e bir, është vendosur në pranga pasi kërkohej që në muajin gusht. 

16 Dhjetor 2022, 11:07 Nga k.m.
Vrau babë e bir në Grykë Zezë të Lezhës/ Besnik
Foto ilustruese

LEZHË- 4 muaj i ka zgjatur arratia Besnik Pjetrit. Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat speciale RENEA ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në muajin Gusht në Grykë Zezë të Lezhës. 49-vjeçari Besnik Pjetri, i dyshuari kryesor për vrasjen e Besnik dhe Pjetër Përjakut, të dy babë e bir, është vendosur në pranga pasi kërkohej që në muajin gusht. Nuk dihet se prej sa kohësh, 49-vjeçari fshihej në një banesë të braktisur në Kaçinar, një fshat të Mirditës, duke shpresuar se do i shpëtonte Policisë, por nuk i shpëtoi dot gjurmimit.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pak para mesnatës së datës 30 gusht në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, Besnik Pjetri vendos të vrasë babanë dhe vëllanë e bashkëshortes. Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi ku si duket autori i dyshuar iu ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre. Dyshohet se shkak për konfliktin janë bërë vajzat mes çiftit të divorcuar, të cilat mendohet se pas ndarjes nuk i ka takuar. Po ashtu burime bëjnë më dije çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme edhe pse ishin divorcuar 6 vite më parë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë / RENEA kap dhe vë në pranga një shtetas shumë të kërkuar për vrasje të dyfishtë me armë zjarri. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe atmosferike. Operacioni, i finalizuar si rezultat i ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të RENEA-s dhe punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës. Lokalizohet në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari i shumëkërkuar për vrasje të dyfishtë me armë zjarri. I ndaluari vrau babanë dhe vëllanë e ish-bashkëshortes së tij, më datë 29.08.2022, në banesën e tyre, në Grykë-Zezë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës intensive gjurmuese-policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të shumëkërkuar të vrasjes së dyfishtë, me armë zjarri, të ndodhur më 29.08.2022, në Grykë-Zezë, Lezhë, ku u vranë shtetasit P. P., 56 vjeç dhe G. P., 32 vjeç (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së autorit), mbështetur nga inteligjenca informative, si dhe falë ndërhyrjes profesionale nga shërbimet e RENEA-s, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fundi i arratisë”, të zhvilluar në një terren me kushte tejet të vështira gjeografike dhe atmosferike. Si rezultat i këtij operacioni, falë kërkimeve të pandërprera dhe ndjekjes intensive, duke përdorur forma dhe teknika speciale hetimi, u bë i mundur lokalizimi në një banesë të braktisur, në fshatin Kaçinar, Mirditë, si dhe kapja e vënia në pranga e shtetasit: - B. P. (P.), 49 vjeç, banues në Troshan, Lezhë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 49-vjeçarit, në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, rezulton se 49-vjeçari, më datë 29.08.2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit P. P. dhe G. P. (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

besnik pjetri besnik përjaku pjeter perjaku operacioni fundi i arratisë

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit