22 Prill 2026, 19:36
Nga D.S

MEMALIAJ- Janë zbardhur rretahta e ngjarjes ndodhur mbrëmjen e shkruar në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri Endri Goxhaj, dhe mbeti i plagosur shtetasi Dali Nela. Sipas bluve, u kapën dhe u arrestuan, D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Si dhe, E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Donaldo Nela 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi Marjaldo Nela 28 vjeç.
Njoftimi i policisë:
"Memaliaj/ Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026, në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri shtetasi E. G. dhe mbeti i plagosur shtetasi D. N. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, vijuan hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur mbrëmë, në Memaliaj. Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga shtetasit: D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"; E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç, të dy për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Deklaratat e rreme përpara prokurorit", si dhe për shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Kanosja".
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G. Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit D. N. (2 shtetasit e shpallur në kërkim, D. N., 29 vjeç dhe M. N., 28 vjeç), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. G. (i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital).
Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë (me fishek në fole, gati për qitje), me të cilën dyshohet se shtetasi E. G. (i cili më pas humbi jetën) plagosi shtetasin D. N., 1 krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.",njofton policia./Dosja.al
memaliaj
Aktualitet
22 Prill 2026, 19:17
D.S
Kleviol Ahmeti
TIRANË- Është liruar nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”. Mësohet se 39-vje&...
Aktualitet
22 Prill 2026, 18:41
D.S
foto nga vendngjarja
LUSHNJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Lushnjë–Fier, ku një...
Aktualitet
22 Prill 2026, 18:29
E.d
Pamje nga vendngjarja
THUMANË- Drejtuesi i njërit prej automjeteve të cilat u përplasën me njëra-tjetrën pak minuta m&eu...
Aktualitet
22 Prill 2026, 18:13
E.d
Pamje nga vendngjarja
THUMANË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Fushë Krujë–Thumanë. Dy automj...
Aktualitet
22 Prill 2026, 17:46
E.d
Ish-agjenti i CIA-s, John Kiriakou
GREQI- Izraelitët po synojnë të zhvendosen drejt vendve të mesdheut, duke blerë prona në ...
Aktualitet
22 Prill 2026, 17:29
D.S
LAÇ- Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të spitalit t&...
Aktualitet
22 Prill 2026, 17:17
E.d
Foto ilustruse
Organizatat e biznesit në hapësirën mbarëshqiptare i kanë bërë thirrje qeverive të ndërhyjn&eum...
Aktualitet
22 Prill 2026, 16:48
D.S
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranë ka miratuar projektvendimin që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik, në k...
Aktualitet
22 Prill 2026, 16:26
Alba Kepi
Foto ilustruse
Dy shqiptarë janë mes personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishë...
Aktualitet
22 Prill 2026, 16:13
D.S
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për...