22 Prill 2026, 16:48
Nga D.S

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranë ka miratuar projektvendimin që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik, në kuadër masave dhe të paketës për krizën e karburanteve, pas konfliktit në Lindjen e Mesme, që vijon prej muajit mars. Sipas projektvendimit, shoqëritë e linjave qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore. Bëhet fjalë për muajt mars, prill dhe maj 2026.
Mësohet se, kompensimi do të llogaritet mbi bazën e konsumit të kësaj periudhe, por nuk do të tejkalojë sasinë e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin operator. Në raport theksohet se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka arritur nivele rekord, duke ushtruar presion të madh mbi sektorin e transportit.
Dokumenti evidenton se Shqipëria ka një rrjet rrugor prej rreth 18 mijë kilometrash, ndërsa transporti ndërqytetës realizohet përmes 439 linjave të operuara nga 242 subjekte të licencuara. Po ashtu, çdo muaj përshkohen rreth 9 milionë kilometra nga autobusët, ndërsa fluksi i udhëtarëve arrin në rreth 50 milionë në vit.
Efekti financiar i këtij vendimi parashikohet të jetë rreth 250 milionë lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane të kryeqytetit. Projektvendimi përcakton gjithashtu kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet përfituese, ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri më 1 gusht 2026 dhe do të verifikohen nga administrata tatimore./Dosja.al
keshilli bashkiak i tiranes tirane
Aktualitet
22 Prill 2026, 16:26
Alba Kepi
Foto ilustruse
Dy shqiptarë janë mes personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishë...
Aktualitet
22 Prill 2026, 16:13
D.S
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për...
Aktualitet
22 Prill 2026, 16:14
Alba Kepi
Alban Hekurani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 21 prill, në Velletri, në periferi të Rom...
Aktualitet
22 Prill 2026, 15:45
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Prokuroria ka nisur hetimet për 9 personat të cilët u përfshinë pasditen e djeshme në sherrin me thika ...
Aktualitet
22 Prill 2026, 15:34
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Ka rënë për 3 centë çmimi i naftës, krahasuar me të martën. Çmimi i naftës sot...
Aktualitet
22 Prill 2026, 14:12
E. D
AMP
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin ndaj 'Call Center-ve' ditën e sotme në Tiranë. Burim...
Aktualitet
22 Prill 2026, 13:46
TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me aksionin ndaj 'Call Center-ve' ditën e sotme në Tiranë. Burime nga ak...
Aktualitet
22 Prill 2026, 13:20
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i ndërmarrë ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme në Tiran&e...
Aktualitet
20 Prill 2026, 10:45
I.A
TIRANË- Në kuadër të operacionit të koduar “Ghost Call”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi 2-vje&cce...
Aktualitet
22 Prill 2026, 12:27
E. D
TIRANË- Dosja hetimore e AKSHI-t zbulon se pas kërcënimeve të Ermal Beqirit ndaj shoqërisë AESS shpk të shqiptaro...