7 Tetor 2025, 09:26
Nga I.A
Astrit Kalaja
TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndërkohë që sot do të mbahen vizitat private në familjen e Kalasë.
Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.
“Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, thuhet në njoftimin e vdekjes të publikuar nga familjarët e gjyqtarit.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
astrit kalaja elvis shkembi
Aktualitet
7 Tetor 2025, 09:23
E.d
Foto ilustruse
ITALI - Një shqiptar i cili dyshohet se është autori kryesor i atentatit mafioz në Brescia, është arrestuar ng...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 09:15
I.A
Vendi i vrasjes
TIRANË- Dinamika e ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apeli...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 08:58
I.A
Gjykata e Apelit
TIRANË- Proceset gjyqësore në Gjykatën e Apelit janë pezulluar ditën e sotme të gjitha. Mësohet se...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 08:55
I.A
Astrit Kalaja
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallë...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 08:36
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Në një intervistë për Syrin Ish-ndihmësi i presidentit Donald Trump dhe eksperti i njohur i politikës n&...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 08:31
I.A
Gjon Shkëmbi
TIRANË- Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit është...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 08:14
E.d
Foto ilustruse
GREQI - Detaje të reja kanë dalë nga krimi i cili ndodhi pak ditë më parë në Greqi, ku një pronar gr...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 07:19
E.d
TIRANË - Vlerat e larta Barike që kanë përfshirë territorin shqiptar pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rri...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 22:58
M.L
Ardian Nikulaj
ANGLI- Ardian Nikulaj, i cili u vra në Shëngjin, ishte ish-kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 2021. 51...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 22:40
E. D
pamje nga vendngjarja
FRANCË- Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull ngjarjes tragjike që ndodhi mbasditen e sotme në...