Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Avokati mbrojtës dhe vetë i hetuari Nevzat Spaho kundërshtuan masën e sigurisë, duke kërkuar një masë më të lehtë dhe duke pretenduar se ndalimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto argumente. Ndërkohë ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Morakë të Librazhdit.
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Nevzat Spahon, autorin e dyshuar që ekzekutoi biznesmenin Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla. Seanca me dyer të mbyllura nisi në orën 10:30, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar lënien pas hekurave të tij, e cila u aprovua nga togat e zeza.
Avokati mbrojtës dhe vetë i hetuari Nevzat Spaho kundërshtuan masën e sigurisë, duke kërkuar një masë më të lehtë dhe duke pretenduar se ndalimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto argumente. Ndërkohë ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Morakë të Librazhdit.
Gjithashtu bëhet me dije se gjatë seancës familjarët e Mëhallës, kanë deklaruar se kishin lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago, qasje që u mbështet edhe nga të afërmit e Xhino Agos jashtë gjykatës. Prokuroria e lidh Agon me ngjarjen përmes automjetit të përdorur ditën e atentatit ,automjet që i përkiste një kompanie të drejtuar nga Mëhalla dhe Ago, dhe që ky i fundit e kishte dhënë në përdorim te persona të tretë.
Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Po ashtu në burg është lënë edhe roja i karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.
Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
foto ilustruese KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të pro...
TIRANË- Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, nd&...
foto ilustruese TIRANË- Një i bugosur që vuante dënimin në në një burg të sigurisë së lartë n&e...
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, që akuzohen për traf...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Policia ka publikur pamjet nga momenti kur 76-vjeçari tenton të vriste gruan e tij, duke e goditur me&n...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Një 76-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi ten...
Nevzat Spah ELBASAN- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksion kundër lojrave të fatit është zhvilluar në, ku si pasojë janë vën&e...
foto ilustruese ANGLI- Rreth 700 familjeve shqiptare mund tu ofrohen më shumë se 3,000 paund për tu larguar nga Mbretëria e Bashkuar, n...
foto ilustruese ITALI- Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo, Arezzo, i cili në vitin 2023 vrau fqinjin e tij shqiptar Gëz...