LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg/ Ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës! Dënimin e vuante në burgun e sigurisë së lartë (EMRI)

Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore më 15 tetor dhe ishte transferuar në spitalin e burgjeve nga IEPV Shkodër.

6 Dhjetor 2025, 11:11 Nga E. D
Ishte dënuar me 25 vite burg/ Ndërron jetë i burgosuri në
foto ilustruese

TIRANË- Një i bugosur që vuante dënimin në në një burg të sigurisë së lartë në Shkodër, ka humbur jetën. Bëhet fjalë për Shpëtim Çelikun, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për masakrimin e bashkëshortes së tij shtatzënë. Çeliku ka ndërruar jetë në QSUT, pasi ai kishte shfaqur probleme shëndetësore më 15 tetor dhe ishte transferuar në spitalin e burgjeve nga IEPV Shkodër.

Më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (6 Dhjetor) rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror. Gjithashtu nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj.

Njoftimi i drejtorisë së burgjeve: 

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë. Nga ana jonë janë duke u zbatuar procedurat me njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve.

Kush ishte Shpëtim Celiku?

Shpëtimi është fëmija i 7-të i familjes së madhe Çeliku nga Librazhdi. Ishte shumë i vogël kur u dëtyrua të linte shkollën për ti ardhur në ndihmë familjes së madhe me shumë anëtarë. Kur ishte ende shumë i ri Shpëtimi bie në dashuri me një vajzë. Ata krijuan një marrëdhënie së bashku dhe ai pranoi kushtet në të cilat ajo ndodhej, derisa Shpëtimi vendos të marrë Manushaqen në shtëpinë e prindërve të tij.

Familja e Shpëtimit ra dakort për shkak të situatës së krijuar, por familja e Manushaqes nuk e aprovuan këtë marrëdhënie, për shkak se Shpëtimi ishte me ngjyrë. Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dhe të gjithë së bashku jetonin me një pencion që merrte një nga prindërit e Shpëtimit. Kur në jetë erdhi Xhesila vajza e dytë, ata vendosën të shpërngulen drejt Sarandës për më shumë mundësi jetese. Atje jetuan në një shtëpi të braktisur, ndërsa mbanin frymën gjallë duke mbledhur kanaçe.

Si ndodhi krimi

Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor të vitit 2012, ku Manushaqe Çeliku, e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë, u bë viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj. Çeliku, asokohe 35-vjeç, e vrau të shoqen me sqepar në sy të dy vajzave të mitura. Pas arrestimit, ai deklaroi se e kishte vrarë për motive xhelozie, pasi dyshonte se fëmijën e saj të tretë (në muajin e gjashtë të shtatzënisë) e kishte me rojën e fshatit.

Ai fshehu krimin e rëndë brenda familjes për dy net dhe bashkë me fëmijët, 3 dhe 7 vjeçe, fjeti me kufomën në të njëjtin krevat. Ai i kërcënoi vajzat e tij të mitura se do t’i rrihte nëse do të guxonin të dilnin jashtë, duke i mbajtur të mbyllura bashkë me kufomën e nënës së tyre.

Krimi u zbulua vetëm pasi fqinja që pinte kafen gati çdo ditë me viktimën Manushaqe Çeliku nisi të dyshonte. Ajo shihte vetëm kryefamiljarin të dilte dhe të futej në banesë në mënyrë të çuditshme, çka ngjalli dyshime se një gjë e rëndë kishte ndodhur. Përgjigjet e shkurtra të fqinjit teksa e pyeste se ku ndodhej e shoqja, bënë që Flora Muka të sinjalizonte policinë.

Forca të Policisë mbërritën në banesën e çiftit dhe shkallmuan derën e shtëpisë, pasi ajo ishte e kyçur nga jashtë. Ata mbetën të shtangur kur në krevat gjetën gruan e masakruar dhe të përgjakur, ndërsa dy vajzat e mitura qanin e dridheshin te koka e saj.

Ekspertët mjekoligjorë konstatuan se vrasja e 34-vjeçares ishte kryer me sqepar dy ditë para se të gjendej trupi. Ajo ishte goditur disa herë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa kishte shenja djegie (prushi i zjarrit në banesë), sidomos në të ndenjurat dhe në kurriz.

Pas hetimeve të kryera, policia ndaloi bashkëshortin e saj, Shpëtim Çeliku, në lagjen ku banonte. Ai fillimisht ngriti alibi se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur në banesën e tij, pasi kishte qenë në Sarandë prej tri ditësh dhe se po kthehej prej andej, por çdo detaj ishte mësuar lidhur me ngjarjen./Dosja.al

shpëtim Çeliku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet