LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksion kundër lojërave të fatit/ Zbulohen 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradeci! Në pranga dy administratorë lokalesh, 6 të tjerë procedohen 

Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

6 Dhjetor 2025, 09:39 Nga E. D
Aksion kundër lojërave të fatit/ Zbulohen 5 lokale në
foto ilustruese

POGRADEC- Një aksion kundër lojrave të fatit është zhvilluar në, ku si pasojë janë vënë në pranga dy administratorë lokalesh në qytetin e Korçës dhe Pogradecit. Blutë gjithashtu sqarojnë se janë zbuluar pesë lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Po ashtu janë proceduar penalisht 6 shtetas administratorë dhe punonjës në lokalet e evidentuara gjatë operacionit. Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qarku” Zbulohen 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 2 administratorë lokalesh qytetin e Korçës dhe Pogradecit.

Procedohen penalisht 6 shtetas administratorë dhe punonjës në lokalet e evidentuara gjatë operacionit. Kapet dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, po për lojëra fati. Sekuestrohen pajisjet që shërbenin për lojëra fati dhe disa telefona.

Si rezultat i kontrollit të kryer, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Pogradec kanë zbuluar disa lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”;

E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

M. V., 48 vjeç, banues në Korçë, dhe S. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Punësim i paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin u konstatuan 2 kamarierë të paregjistruar në organet kompetente.

V. T., 19 vjeç, dhe Ç. P., 42 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

E. Ç., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua që biznesi që administronte ishte i paregjistruar në organet kompetente.

D. K., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Deklarim i rremë para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.

Gjatë kontrolleve u kap edhe shtetasi N. D., 35 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit një 18-vjeçar, për një shumë lekësh që i kishte borxh, për vendosjen e basteve sportive që i kishte bërë 35-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia korce pogradec

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 21:44 M.L

Dorëheqja!

  Florian Binaj   Nga Florian Binaj Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në kriz&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet