Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Martin Reçi, vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.
TIRANË- Familja Reçi, e dyshuar nga policia për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator. Martin Reçi, vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.
DEKLARATA e siguruar nga 'Abcnews'.
Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, por na fusin në konflikte të paqenë thotë Martin Reçi i cili inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin krimin e rëndë.
“Me përgjegjësinë time, ju deklaroj se fisi Reçi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur kohët e fundit në Rrëshen. Dhe ne të gjithë njerëzit e mi kanë qenë në vendndodhjet e tyre të deklaruara edhe në organet e policisë dhe janë vërtetuar se nuk kanë qenë në asnjë lloj momenti as afër ngjarjes. Për ngjarjen para 5-6 muajsh që ka pasur fisi Bardhi me nipin tim, nipi dhe familja ime i janë drejtuar prokurorisë. Familja jonë e ka pas mbyllur kapitullin në momentin që nipi im ka dhënë shpjegimet para prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore.
Disa media kanë deklaruar se jemi të vetmit që mund të kemi probleme me atë fis. Deklaroj që të jenë të kujdesshëm për të thënë dhe nxjerrë konkluzione të tilla për njerëzit pasi një gabim i mediave neve na fut në konflikte të paqena. Pas ngjarjes, janë bërë dy herë kontrolle në banesë. Nuk është gjetur asnjë gjë e paligjshme pavarësisht se vetë organet e policisë kanë bërë veprime të paligjshme duke kontrolluar edhe objektet që nuk ishin me vendim të gjykatës. Nga organet e drejtësisë kërkoj zbardhjen e çështjes dhe vendosjes para drejtësisë ata që kanë bërë ngjarjen dhe të mos ketë aludime ndaj familjes time që nuk ka borxh në këtë problem. “, shton Reçi.
Që prej ngjarjes së fundit e deri më tani policia ka ushtruar dy herë kontrolle në banesën e familjes Reçi në Rrëshen dhe nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.Teksa shpreh rezerva për veprimet e policisë, Martin Reçi thotë se kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura për kontrollin e biznesit të tij dhe për asnjë qëllim tjetër.
“Unë administroj një biznes në qendër të qytetit, ku kamerat e sigurisë janë vendosur me urdhër të policisë. Punonjësit e policisë kanë ardhur dhe na kanë thënë të vendosësh kamerat e sigurisë sipas ligjit për ndonjë vjedhje. Janë vendosur për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e biznesit, ambientet e brendshme. Asnjë gjë nuk ka qenë e paligjshme. Policia ka pretendime se janë kamera të cilësisë së lartë. Nëse janë kamera të ndaluara për të mos i vendosur nuk duhet të dalin as në treg.”, shprehet Reçi.
Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtetori teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.
pamje nga operacioni antidroge ITALI- Një sekuestrim pasurie me vlerë mbi tre milionë euro në Shqipëri, solli edhe goditjen e nj&e...
Berisha, Malltezi dhe Bektashi TIRANË-Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrups...
Malltezi dhe Berisha TIRANË- SPAK zbuloi mbrëmë akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhë...
foto ilustruese TIRANË- Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, kanë bërë regjistrimin për t&...
Moti TIRANË- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë v...
foto nga arrestimi TIRANË- Fotoja që shihni është momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit, mbrëmjen e sotme ku sapo k...
Policia TIRANË- Përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në selinë e PD dhe më pas jan...
Aksident në Elbasan ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, në aksin Elbas...
Jamarbër mbërin në komisariatin e Policisë TIRANË- Jamarbër Malltezi ka mbërritur në komisariatin e poli...
Malltezi dhe Berisha TIRANË- Afera e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani', çoi sot në pranga dhëndrin e ish-kryeminis...