LIVE UPDATES
Aktualitet

Vonesa e bursave, 98% e studentëve nuk i kanë marrë prej 5 muajsh: Do kishim blerë mjetet mësimore

Mateo Yskollari studion në vitin e parë dega Inxhinieri Informatike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai është përfitues i bursës meritore (bursa e ekselencës) prej 10.000 lekësh. Yskollari tregon për Gazetasi.al se për 4 muaj ai nuk ka marrë bursë.

31 Janar 2023, 17:03 Nga k.m.
Vonesa e bursave, 98% e studentëve nuk i kanë marrë prej 5
Foto ilustruese

TIRANË- Sipas një pyetësori të bërë nga Qëndresa Qytetare, 98 për qind e studentëve kanë deklaruar se nuk kanë marrë bursat prej të paktën 5 muajsh. Gazetasi.al ka biseduar me dy prej studentëve që nuk kanë marrë bursat prej kohësh, të cilët kanë treguar se si ka ndikuar në gjendjen e tyre ekonomike, dhe jo vetëm, kjo mungesë.

Mateo Yskollari studion në vitin e parë dega Inxhinieri Informatike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai është përfitues i bursës meritore (bursa e ekselencës) prej 10.000 lekësh. Yskollari tregon për Gazetasi.al se për 4 muaj ai nuk ka marrë bursë.

“Për momentin, prej 4 muajsh në llogarinë time ka kaluar vetëm 1 muaj bursë, 10.000 lekë”, thotë Yskollari.

I riu vjen nga Pogradeci dhe tregon se shkëputja nga arsimi i mesëm në atë të lartin nuk ka qenë aspak e thjeshtë për të.

“E kam nisur universitetin si diçka madhore, mendoja se gjithçka këtu do të shkojë siç duhet, por realisht kur gjykon edhe si një ‘aktor’ i jetës studentore, jo shumëçka shkon ashtu siç pritet dhe duhet të shkojë”, thotë Yskollari i cili tregon se një nga vështirësitë ka qenë dhe përballimi i jetesës financiarisht.

“Të vish nga një rreth i vogël për të jetuar krejtësisht i pavarur nga familja jote në kryeqytet është e rëndë për një student, sepse tashme çdo shpenzim do jetë akoma më i lartë në vlerë dhe aq më tepër i ndarë nga familja”, thotë Yskollari.

Edhe pse 10.000 lekë nuk janë ‘shpëtim’ dhe gjithmonë ka nevojë për ndihmën e familjes për të përballuar jetesën, Yskollari thotë se gjithsesi janë një ndihmë që kur vjen çdo muaj, të “zgjidh punë”.

“Unë sidomos kisha nevojë për ato para në muajt e parë të qëndrimit në Tiranë, kur pretendohej të merrja në dorë frerët e buxhetit tim”.

Yskollari jeton me qira me shokët e tij në një shtëpi ku qiraja mujore është 50.000 lekë. Më pas janë mjetet shkollore të cilat mesatarisht shkojnë 10.000 lek në muaj dhe ushqimi i cili mund të llogaritet me një vlerë 20.000 lekë.

Me bursën Yskollari llogarit që të paktën do të paguante mjetet shkollore, pa të cilat nuk do të mund të mbante një mesatare të mirë në mënyrë që të meritojë bursën. Yskollari thotë për Gazetasi.al se studentët janë lënë të përjashtuar nga cdo pako e ndihmës financiare vitet e fundit dhe vonesa e bursës meritore është “pika mbi i”.

“Edhe pse një bursë e vogël ajo nuk jepet në kohë dhe vonohet në periudha të gjata dhe vetëm na ka mbetur të themi “E kemi, por s’na hyn në punë, sepse se marrim!””.

Ritvana Hajdari është studente e vitit të parë psikologji në Universitetin e Tiranës dhe trajtohet me bursën e ekspelencës. Ajo tregon se sa herë që i është drejtuar zyrës së financave, përgjigjja që ka marr ka qenë: Ende nuk na ka ardhur lista nga QSHA-ja.

“Unë jam vetë e treta në familjen time që ndjek studimet universitare dhe kjo është mëse normale që sjell vështirësi për familjen time”.

Edhe pse ndihmohet nga familja e saj, Hajdari thotë se ka raste që nuk e shtyn dot gjithë muajin dhe një shumë e tillë do të mjaftonte që të paktën mos të stresohej për fundin e muajit.

“Fakulteti im ka filluar procedurën e hedhjes së bursave që nga gjysma e Janarit, fillimisht me bursat sociale, ndërsa në llogarinë time janë hedhur javën që shkoj. Por di që në disa fakultete të tjera nuk ka filluar ende hedhja e bursave as atyre sociale që e kanë jetike”.

Hajdari thotë se për kalimin nga nxënës në student, një shumë e tillë e vogël është një ndihmë e madhe, sidomos kur po punon fort që të mbajë një mesatare të mirë që të mbajë më pas edhe bursën.

“Tani duhej të ishim duke diskutuar për rritje të bursës, nisur nga rritja e jetesës, jo për vonesë të bursave”.

“Është diçka ekstra/plus që një student të arrijë të përballojë ndryshimin që pëson. Habitem kur pyesin “Pse të rinjtë vendosin të largohen?”. Janë pikërisht këto çështje lehtësisht të zgjidhshme që marrin përmasa kaq madhore dhe nuk e dimë as se ku qëndron kleçka./GazetaSi

bursat e studenteve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj