3 Shkurt 2023, 11:45
Nga A.B
Policia
KORÇË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit, një 40-vjeçar është arrestuar për vjedhje pasi në vitin 2019 vodhi një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer. Po ashtu, një 49-vjeçar, banues në Pogradec është arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në fytyrë me send të fortë një person tjetër.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim V. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 01.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Në vitin 2019, 40-vjeçari vodhi një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në fytyrë, me send të fortë, një shtetas tjetër. I dëmtuari, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
korce
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 11:37
A.B
Policia
TIRANË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet pasi i janë zbuluar mjete që e lid...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 11:02
I.A
Gjykata
FRANCË- Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Assize Loire-Atlantique n...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 10:55
A.B
Nazmi Metaliu
TIRANË- Personi në foto është Nazmi Metaliu, mjeku 63-vjeçar i arrestuar për korrupsion. Metaliu, së bas...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 11:02
f.g
Sonila Qato
TIRANE-
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendsosi të shtyjë sot për herë të tretë ...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 10:39
A.B
Call Center
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj përmes...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 10:24
I.A
bore
KORÇË- Pamjet e mëposhtme janë nga disa qytete në vend që janë mbuluar nga bora. Duke nisur nga nga Kor&cced...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 10:28
A.B
Mjeke
TIRANË- Mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë në QSUT, Astrit Mansaku, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke përfi...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 10:22
A.B
QSUT
TIRANË-Arrestohen në flagrancë dy mjekë në ambientet e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë ...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 10:14
A.B
Mallrat
TIRANË- Një 44-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar 'Shitje...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 09:58
A.B
TIRANË-Policia ka dhënë më shumë detaje për aksidentin tragjik ku humbi jetën mbrëmjen e kaluar Enjo Saliaj. Sipas for...