3 Shtator 2023, 10:14
Nga A.B
Sendet e sekuestruara
TIRANË- Një shumë prej 9 mijë eurosh janë grabitur në zyrën e një avokati në Tiranë. Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët, Elton (Fatjon) Lika, Armalind Rrokaj, Eljona Rrokaj (Nelaj).
Gjatë operacionit të koduar ‘Office’, Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar veshje dhe sendet e përdorura gjatë grabitjes. Gjatë kontrollit në banesën e njëri prej autorëve janë gjetur 30 mijë euro, që janë sekuestruar si provë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Office", nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vodhën një shumë parash, në një zyrë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar. Sekuestrohen 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se në një zyrë, disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Office".
Në kuadër të tij u shpallën në kërkim shtetasit:
- E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
elton lika armalind rrokaj eljona rrokaj
Aktualitet
3 Shtator 2023, 09:33
A.B
Marsela Pushani
TIRANË- Motra e Amanda Pushanit, ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pusha...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 09:24
A.B
Amanda (viktima) dhe Marsela (autorja)
FOTOT- Dosja.al ju sjell me foto viktimën dhe autoren e ngjarjes së rëndë që ndodhi një...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 09:08
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka reaguar pas vdekjes së 37-vjeçares, Amanda Pushanit. Forcat blu, bëjnë të ditur se familjarë...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 08:55
A.B
Policia
TIRANË- Amanda Pushani, 37 vjeçe u vra nga motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeçe. Kjo e fundit u vu në pranga disa or&...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 08:44
A.B
Ambulance
TIRANË- Vritet me thikë një grua në kryeqytet. Raportohet se ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës së viktim&e...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 07:22
A.B
Aksident
ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë. Një 58-vjeçare k...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 07:21
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territori...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 22:38
I.A
TIRANË- Emisioni investigativ 'Piranjat' do të rikthehet këtë sezon në Syri Tv ditën e premte. Së bashku me Florian Binaj, ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 21:59
I.A
Policia
TIRANË- 29-vjeçari Blerim Bulica i arrestuar për dhunimin e një efektivi police dhe vëllain e tij ka deklaruar se s...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 21:24
I.A
Sekuestrimet
TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për dhunimin e dy personave gjatë orëve t&e...