LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Prirje të reja të emigracionit shqiptar në Greqi

Studiuesit vlerësojnë se prirjet e reja migruese kanë ndikim edhe tek shumë zona ndërkufitare shqiptare ku emigrantët nuk po kthehen më nga Greqia në Shqipëri në mënyrë sezonale.

12 Nëntor 2022, 20:44 Nga k.m.
VOA: Prirje të reja të emigracionit shqiptar në Greqi
Foto ilustruese

Në 30 vitet e pas komunizmit emigracioni më i madh i shqiptarëve ishte drejt Greqisë fqinje. Por kohët e fundit numri i emigrantëve nga Shqipëria në Greqi po shënon rënie të ndjeshme prej migrimit të brezit të dytë drejt Anglisë dhe Europës veriore. Studiuesit vlerësojnë se prirjet e reja migruese kanë ndikim edhe tek shumë zona ndërkufitare shqiptare ku emigrantët nuk po kthehen më nga Greqia në Shqipëri në mënyrë sezonale. Në Vrisera të Gjirokastrës, një zonë kufitare buzë kufirit me Greqinë, një grusht banorësh janë mbledhur në një dëgjesë publike të Bashkisë së Dropullit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Jeta e banorëve është bërë më e vështirë prej migrimit masiv dhe organizmi i shërbimeve sidomos për moshat e treta është një sfidë për qeveritë vendore.

Mihal Kicaqi nga Vriseraja flet për sfidat.

“Në zonën e Vriserasë të Dropullit të Sipërm kanë ikur masivisht dhe këtu kanë mbetur shumë pak pleq. Disa shtëpi në çdo fshat, maksimumi 30 shtëpi që janë me dy apo tre banorë. Dhe kjo krijon shumë vështirësi si për shërbimet sidomos shëndetësore, transportin jetën në përgjithësi.”

Kicaqi thotë më tej se largimi së fundi edhe nga Greqia i brezit të dytë e bën më të vështirë lidhjen me familjet në Shqipëri. Ai thotë se djali i tij ka migruar së fundi në Anglid dhe ai nuk e ka dëshiruar këtë migrim të dytë.

“Unë kisha djalin që më iku nga Greqia, nga Athina ku kishte punën, në Angli. Kjo për arsye se kishte rrogën e ulët dhe nuk i dilte të plotësonte nevojat. Gjetën mundësi më të mira atje dhe kështu kanë ikur shumë emigrant shqiptarë edhe nga Greqia. Nuk e doja një mergim të dytë të djalit, por tani po mësohemi”, thotë ai.

Në Greqi nuk ka ende statistika të qarta për largimin e shqiptarëve drejt vendeve europiane dhe në Angli pasi një pjesë e migrantëve shqiptarë të brezit të dytë janë larguar me dokumente apo nënshtetësi greke. Eda Gemi, një studiuese e njohur e çështjeve të emigracionit shqiptar në Greqi flet mbi këtë dukuri.

“Përllogaritet që rreth viteve 2018-2020 rreth 55 mijë deri në 60 mijë shqiptarë të brezit të dytë janë larguar drejt Britanisë së madhe kryesisht. Ndërsa për sa u përket emigrantëve grekë të moshave të reja 18-29 është pak a shumë më 400 deri 450 mijë. Gemi thotë më tej se drejt vendeve të Evropës Veriore apo në Angli po largohet një brez shqiptarësh i mirëkualifikuar.

Brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi është shumë i kualifikuar. Zakonisht kanë mbaruar studimet në Greqi dhe këtë kapital dijesh ato e investojnë nënjë vend tjetër.

Studiuesja e çështjeve të emigracionit thotë se pavarësisht kurbave të lëvizjes së emigracionit shqiptar në Greqi, sidomos pas krizës ekonomike greke e cila shtyu shqiptarët të largohen nga Greqia si pasoje e nismave qeveritare greke ka pasur një lehtësim të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi.

“Kemi një lloj liberalizimi të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi. Kjo filloi që me pandeminë. Ishte pikërisht viti 2020, nevojat për puënsim sezonal kryesisht në bujqësi por edhe në blektori e bënë që qeveria greke të marrë vendimin që shqiptarët të shkojnë në Greqi me pasaporta pa pasur nevojën e vizave sezonale."

Emigracioni shqiptar ka qenë një mbështetës i madh për familjet në Shqipëri jo vetëm përmes dërgimit të parave por edhe përmes kontributit në mënyrë sezonale të familjeve që ktheheshin nga Greqia për te punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Lëvizjet e reja të shqiptarëve nga Greqia sidomos të familjeve më të reja në moshë e kanë ndryshuar së fundi këtë trajektore lëvizjeje thotë zonja Gemi.

Nga momenti që një pjesë e konsiderueshme e emigracionit shqiptar në Greqi ka lëvizur drejt vendeve të tjera, atyre skandinave , Britanisë së Madhe apo Europës Kontinentale përfshi këtu Belgjikën, Gjermaninë kryesisht ,padyshim ka ndryshuar trajektoren e lëvizjes së familjeve shqiptare sidomos të atyre më të reja në moshë.

Zonja Gemi thotë më tej se Shqipëria nuk është një pol tërheqës për emigracionin shqiptar në Greqi për një seri faktorësh.

“Nga momenti që Shqipëria nuk është më një pol tërheqës për shqiptarët se po të shihni kurbën e këtyre trajektoreve të lëvizjes së emigracionit shqiptar pas vitit 2008 stacioni i parë për emigrantët shqiptarë që linin Greqinë ka qenë Shqipëria. Ishte ideja të rikonsideronin kthimin në Shqipëri për të përballuar rënien e ekonomisë në Greqi prej krizës financiare. Por Shqipëria nuk u ka dhënë shumë shqiptarëve dhe nuk u jep akoma shumë. Ka një treg pune që është i segmentuar, nuk është i mirëorganizuar, sektorë të ekonomisë nuk janë të strukturuara dhe të bazuara tek aftësitë profesionale dhe diplomat shkollore përkatëse. Por komuniteti shqiptar në Greqi është më i madhi pavarësisht rënies dhe pavarësisht rrymave të reja migratore. Asnjë komunitet tjetër nuk ka arritur të zëvendësojë shqiptarët në tregun e punës nëg Greqi.”

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria greke e Emigracionit për shtatorin e këtij viti flasin se në Greqi ndodhen 291. 868 emigrantë shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme të cilët përbëjnë rreth 61,4 % të të huajve të ligjshëm. Numri i shqiptarëve që rezultojnë me lejeqëndrimet në shtator të vitit 2022 është dukshëm më i ulët se shtatori i një viti më parë kur regjistroheshin 425.740 persona me lejeqëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin 63,% të të huajve në Greqi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen në dinamikë dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjësën dërrmuese të të huajve të pajisur me lejeqëndrimi, numri i tyre vjen gjithnjë e më në rënie./VOA

greqi

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Nëntor 2022, 18:55 k.m.

Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

Protestuesit ndezin qirinj TIRANË- Pasi u mbyllën fjalimet, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u l...

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?