Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në Twitter nënvizoi nevojën që procesi të jetë “transparent” dhe “i pa manipuluar” duke lënë të kuptohet për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm.
TIRANË- Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim duket të ketë dyshime mbi procesin që pritet të çojë në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, sot ajo, përmes një postimi në Twitter nënvizoi nevojën që procesi të jetë “transparent” dhe “i pa manipuluar” duke lënë të kuptohet për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm.
“Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të Prokurorisë së Posaçme, është thelbësore që procesi të jetë transparent, në mënyrë që drejtuesi i ardhshëm, së pari, të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe rezultateve të arritura, dhe së dyti të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasadorja.
Pjesa e dytë e postimit të saj, duket të jetë veçanërisht e lidhur me shqetësimin ndaj procesit të përzgjedhjes, që siç vë në dukje ambasadorja amerikane “duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”.
Të tre kandidaturat janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Dy prej tyre, Dumani dhe Kondili, morën pjesë dhë në garën e zhvilluar tre vjet më parë, kur u zgjodh zoti Arben Kraja, drejtuesi i parë i këtij institucioni, i cili nisi punën pa numrin e plotë të prokurorëve, ndërkohë që Byroja Kombëtare e Hetimit, pjesë e tij, u bë funksionale shumë më vonë.
Mandati i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të duhet të zgjidhet me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Këta të fundit do të dëgjojnë secilin prej kandidatëve teksa pritet të shpalosin dhe platformat e tyre mbi mënyrën se si mendojnë të organizojnë dhe drejtojnë punën e institucionit.
Marrë nga SPAK
Foto ilustruese DURRËS- Moti i keq që ka pushtuar vendin vijon të krijojë probleme në daljen e mjeteve lundruese në det t&eum...
Klisman Nikolli TIRANË- Klisman Nikolli, 27-vjeçari i cili ishte pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit, por u arre...
Policia e Lezhës LEZHË- Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar i cili u përjashtua nga Policia e Shtetit mohojn&eum...
Foto nga Orikumi ORIKUM- Përkeqësimi i motit, shirat dhe erërat e forta kanë bërë që fshatrat dhe disa lagje të...
Pamje nga Maliqi MALIQ- Njësia administrative e Libonikut ka patur këtë mbrëmje probleme me energjinë elektrike. Vetëm pak mi...
Pamje nga aksidenti LAÇ- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kan&eu...
Klisman Nikolli TIRANË- Klisman Nikolli, efektivi 27-vjeçar që u arrestua për vjedhje në Itali është përjashtuar ...
Trafiku në Tiranë TIRANË- Trafiku në Tiranë nuk përbën më lajm, e kryesisht në ditët me shi, por sa her&e...
Qytetari në spital DURRËS- Një qytetar ka përfunduar në spital pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Denoncimin e ka bër&eum...
Foto ilustruese 12 universiteteve publike ende 6873 karrige u kanë mbetur bosh në auditor, për shkak të emigrimit numri i studentë...