LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Artizanet që ruajnë traditën në zonën e Zadrimës, ja punimet e veçanta

Të bësh art me baltën. Me mendjen zemrën dhe duart e saj Jana Kukaj, në fshatin Krajen të qytetit të Lezhës, ka ngritur atë që ajo e quan tempullin e saj të pasionit, një punishte qeramike.

31 Mars 2024, 21:55 Nga M.B
VOA: Artizanet që ruajnë traditën në zonën e
Punime në qermaike

LEZHA- Në Shqipëri gratë në zonat rurale po përpiqen gjithnjë e më shumë të ngjallin traditat e së shkuarës. Jana Kukaj në zonën e Zadrimës në Lezhë, me punimet e saj në qeramikë, po rikthen në vëmendje trashëgiminë kulturore dhe artistike të krahinës. Në dy dekada ajo ka arritur të ndërtojë një shtrat të sigurt për vete dhe familjen, bazuar në më të mirën e të parëve të saj. Të bësh art me baltën. Me mendjen zemrën dhe duart e saj Jana Kukaj, në fshatin Krajen të qytetit të Lezhës, ka ngritur atë që ajo e quan tempullin e saj të pasionit, një punishte qeramike. E rritur në zemër të zonës së Zadrimës, ajo përcjell gjithë pasurinë e çmuar që i ka ofruar tradita familjare, përmes gjyshes dhe nënës. Në dy dekada Jana ka përshkuar një rrugë emocionesh dhe ndjesish, tejet të veçantë. Boshti i funksionimit të saj është dëshira për atë që bën.

“Mjafton të kesh pasionin dhe rritesh vetë gradualisht. Unë jam rritur më veshjen e gjyshes të vjehrrës. Jam e rrethuar me traditën e tezgjahut. Është shumë e thjeshtë të marrësh vizatimet e punimeve dhe t’i vendosësh në qeramikë”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Dikur një vajzë e re në krah të bashkëshortit të saj ajo i nisi punimet në qeramikë si lojë. “Balta ta jep mundësinë ta shkatërrosh atë që je duke ndërtuar, dhe ta nisësh sërish nga fillimi”- thotë Jana. Dhe fillimet e saj kanë mjaft momente të tilla.

“Një ditë që isha duke krijuar disa zbukurime mbi një vazo bashkëshorti im nuk ishte në shtëpi dhe po e prisja me shumë ankth. Pa ia ditur rëndësinë mundit që ai kishtë bërë për ta realizuar atë vazo, unë duke bërë dizenjime me prerje, pa dashur e pres më shumë së ç’duhet dhe ajo u shemb komplet dhe ra. Kur vjen ai në shtëpi isha me ankth dhe i them që është prishur. S’ka problem se është prishur - më thotë ai. Sepse balta këtë ka. Po nuk u prish nuk krijon”, vijon Jana Kukaj, artizane.

A ka Jana një plan se çfarë do të realizojë, kur ndodhet përballë një topi balte pa formë. Arti i saj nuk pranon asnjë të tillë.

“Thjesht e nis. Ka patur shumë raste që e kam nisur me idenë për të bërë diçka dhe ka dalë një gjë krejt ndryshe. E zëmë së dua të bëj një vazo. Aksidentalisht me del një gotë. Kur futesh në ambjentin e qeramikës nuk ka më vend për studime, për plane, për ide. Marrëdhënia e dorës me baltën është e papërshkrueshme, është shumë kuruese si për trurin ashtu dhe për shpirtin”, thotë Jana Kukaj, artizane.

Jana sillet me veprat e saj si me disa krijesa që marrin frymë. I trajton ashtu që në momentin që po i krijon, dhe shpeshherë e ka shumë të vështirë kur në fund duhet të ndahet me to, kur dikush kërkon t’i blejë.

Nuk di a i ndodh gjithkujt kjo ndjesi kur e ke me pasion diçka nuk ke dëshirë t’i shesësh fare. Do t’i kesh aty t’i shikosh sepse është diçka që është krijuar nga ty, jo vetëm nga koha dhe puna, por nga emocioni, nga ajo që ndjen”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Gjithkush hyn në punishten e Janës, provon magjinë e baltës. Ajo e bën të duket e lehtë, por nuk është ashtu.

“Të jesh në ambjentin e qeramikës, ta siguroj se nuk shkëputesh dot. Është një zanat që të bën për vete. Nuk ngopesh duke mësuar. Është një zanat si një botë pa fund”, vijon Jana Kukaj, artizane.

Një prej figurave më frymëzuese për Janën, është misionari Italian Dom Antiono Sciarra, i ndarë nga jeta 10 vite më parë. Ai ka shërbyer në dioqezën e Sapës dhe ishte një mbështetës i fortë për gratë dhe vajzat në zonë, si dhe një nga njerëzit më me ndikim pas viteve 1990. Dhe kishte gjetur mënyra shumë efikase për këtë.

“Të gjithë prisnin ndihma, për t’i marrë gjërat gati. Në vend që të sillte qese me ushqime apo veshje ai hapi bagazhin dhe nxorri kazma dhe lopata, për t’ju dhënë një ide njerëzve që punoni se po nuk punove nuk bëhesh dikushi. Kjo ishte ideja me hap punishte nga më të ndryshmet, në tezgjah, qeramikë, për prodhime sapuni dhe për t’i aktivizur njerëzit”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Në punishten ku qëndrojnë njëra pas tjetrës veprat e Janës, ka një frymë nëne që përcillet edhe tek djali i saj Alban. Ai studion në Universitetin e Arteve në Tiranë për skulpturë dhe në fundjavë kthehet në folenë ku është ngjizur arti i tij.

“Gjyshja për mua është personi që diskutoj shumë. Dhe përmes një skulpture, unë nuk kam bërë vetëm diçka që i përngjason, por kam dashur të paraqes dhe ato ndjenja dhe emocione që kam kur flas me të”, shprehet Alban Kukaj, student, duke komentuar një skulpturë.

Për të veshur baltën me ngjyra, Janës i dashur të ndjekë edhe kurse pikture. Motivet bazohen në veshjet e zonës së Zadrimës. Por së fundi ajo po i jep profesionit të saj një dimension të ri, atë të restaurimit. Objekte të vjetra si sëndukët, të zbehura dhe të tjetërsuara nga koha në një copë druri pa jetë, rivishen me penelin e Janës.

“Kanë detajet e veta të veçanta. Në qendër të saj është një tempull që është shtylla e shtëpisë, burri. Brenda tij gruaja. Vazot anash janë djemtë dhe lulet simbolizojnë vajzat. Kjo është ajo e bukura dhe dashuria që më është shtuar për këtë punë se kanë shumë domethënie që të intrigojnë ta studiosh dhe ta punosh”, vijon Jana Kukaj, artizane duke komentuar motivet e një sënduku.

E rrethuar me këtë art Jana Kukaj çon para traditën me shumë përkushtim. Përsëriti pa pushim fjalën pasion dhe dëshirë dy kolonat e forta ku mbështetet për ta bërë rrugën e saj të sigurt.

“Nuk e kisha menduar se do arrij këtu. Por duhet të ecësh, të vazhdosh të ecësh para. Të nxjerr vetë rruga në krye”, shprehet Jana Kukaj, artizane. Sot është duke ecur në këtë rrugë, e cila e çon në një frymëmarrje arti dhe paqeje të pashoqe./ VOA

artzanat

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit