LIVE UPDATES
Politike

VKM/ Ngrihet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit 

Inspektorati do të verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator në fuqi, nëpërmjet inspektimit.

27 Shkurt 2026, 16:18 Nga E.d
VKM/ Ngrihet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, do
Foto ilustruse

TIRANË- Vendimi i Këshillit të Ministrave ka miratuar krijimin e Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, i cili do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Inspektorati do të verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator në fuqi, nëpërmjet inspektimit. Gjithashtu, ai siguron unifikimin e praktikave të inspektimit në fushën e arsimit parauniversitar.

Inspektorati vlerëson përmbushjen e kritereve të licencimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë së institucioneve arsimore private në fushën e arsimit parauniversitar, si dhe i propozon ministrit dënimin administrativ plotësues të pezullimit apo heqjes së licencës për ushtrimin e veprimtarisë.

VENDOSI:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar (në vijim IQAP), i cili organizohet dhe funksionon si person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për arsimin.

2. IQAP-i financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi. Buxheti i IQAP-it përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për arsimin.

3. IQAP-i ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në Shqipëri, nëpërmjet inspektimit në arsimin parauniversitar.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE DHE DETYRAT E  INSPEKTORATIT QENDROR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

1. IQAP-i ka këto funksione:

a) Verifikon pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator në fuqi, nëpërmjet inspektimit;

b) Siguron unifikimin e praktikave të inspektimit në fushën e arsimit parauniversitar.

2. IQAP-i, në përmbushje të misionit dhe përgjegjësive funksionale të tij, është institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor nëpërmjet ushtrimit të funksionit të inspektimit dhe kryen detyrat, si më poshtë vijon:

a) Vlerëson përmbushjen e kritereve të licencimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë së institucioneve arsimore private në fushën e arsimit parauniversitar, si dhe i propozon ministrit dënimin administrativ plotësues të pezullimit apo heqjes së licencës për ushtrimin e veprimtarisë;

b) Planifikon veprimtarinë e inspektimit në arsimin parauniversitar dhe harton programin vjetor e mujor, si dhe raportin vjetor të inspektimit, sipas parashikimeve të ligjit për inspektimin dhe atë në fushën e arsimit parauniversitar;

c) Informon publikun për veprimtarinë e inspektimit dhe vendimet e marra;

ç) Çdo detyrë tjetër të parashikuar në kuadrin ligjor për inspektimin dhe atë në fushën e arsimit parauniversitar.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I INSPEKTORATIT QENDROR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

1. IQAP-i organizohet në nivel qendror dhe ushtron juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet inspektorëve, të cilët  atashohen edhe pranë drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar.

2. Veprimtaria e IQAP-it drejtohet nga kryeinspektori, i cili e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin, funksionimin, si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së institucionit.

3. Kryeinspektori i IQAP-it ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Emëron pas paraqitjes së listës me kandidatët fitues nga komisioni i rekrutimit dhe ecurisë në karrierë, i ngritur në përputhje me ligjin për inspektimin, dhe liron nga detyra inspektorët e IQAP-it,  sipas parashikimeve në kuadrin ligjor në fuqi;

b) Emëron dhe liron nga detyra punonjësit administrativë të IQAP-it;

c) Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të IQAP-it, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit përgjegjës për arsimin, pas marrjes së mendimit këshillimor të inspektorit të Përgjithshëm;

ç) Nxjerr urdhra dhe udhëzime për veprimtarinë e strukturave të IQAP-it në fushën e inspektimit arsimor parauniversitar;

d) Bashkërendon veprimtarinë e IQAP-it me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën e arsimit parauniversitar;

dh) Siguron kontakte me organe homologe dhe organizata të ndryshme për çështje që lidhen me mirëfunksionimin e IQAP-it;

e) Siguron zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e inspektimit arsimor parauniversitar, dhe kontrollon zbatimin e tyre nga strukturat inspektuese;

ë) Merr masat menjëherë për zbatimin e vendimeve të komisionit disiplinor ndaj inspektorëve;

f) Propozon pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe Inspektoratit të Përgjithshëm ndryshime në aktet ligjore e nënligjore, me qëllim plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit përkatës.

4. Kryeinspektori i IQAP-it përgjigjet dhe raporton drejtpërdrejt pranë ministrit përgjegjës për arsimin, përveç rasteve kur ministri ka përcaktuar shprehimisht, me urdhër, një njësi tjetër raportimi në aparatin e ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe Inspektoratit të Përgjithshëm për veprimtarinë inspektuese.

5. Marrëdhëniet e punës së kryeinspektorit dhe inspektorëve të IQAP-it rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës, dispozitave të ligjit për inspektimin dhe akteve nënligjore, në zbatim të tij. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të tjerë administrativë të IQAP-it rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

6. Struktura dhe organika e IQAP-it miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

7. IQAP-i identifikohet me stemën, logon dhe vulën zyrtare.

8. Stema e IQAP-it përbëhet nga stema e Republikës dhe shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.

9. Vula e IQAP-it ka formën dhe elementet e përcaktuara në pikën 2, të vendimit nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula e IQAP-it përmban dhe shënimin identifikues “Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar”.

10. Vula e IQAP-it prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar transferohen pranë IQAP-it, sipas parimeve të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

2. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të IQAP-it, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar vazhdojnë funksionimin e tyre, sipas strukturave dhe organikave të miratuara.

3. Ngarkohen ministri përgjegjës për arsimin dhe inspektori i Përgjithshëm të marrin masat për përgatitjen e strukturës e të organikës së IQAP-it, si dhe për ndjekjen e procedurave të emërimit të kryeinspektorit, sipas kuadrit ligjor në fuqi, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

4. Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar, që ushtrojnë  funksione inspektimi, vijojnë marrëdhëniet e punës pranë Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar, sipas strukturës dhe organikës që do të miratohet.

5. Ngarkohen Inspektorati i Përgjithshëm dhe ministria përgjegjëse për arsimin të sigurojë ambientet, infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë nga ana e IQAP-it.

6. Në vendimin nr.99, datë 27.2.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në pikën 1, të kreut II, dhe në shkronjën “a”, të pikës 8, të  kreut III, fjalët “… dhe inspektimit …” hiqen;

b) Pika 5, e kreut II, shfuqizohet.

7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Inspektorati i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al

vkm inspektorati qendror i arsimit parauniversitar qeveria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet