2 Nëntor 2025, 18:38
Nga I.A

TIRANË- Një 20-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi vishte uniformën e Policisë dhe dilte në rrugë. Mësohet se autoritetet sekuestruan, uniforma e Policisë, dokumente të falsifikuara dhe 1 armë e tipit pistoletë. 20-vjeçari ndodhet nën hetim aktualisht nëse është i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit dhe dilte në rrugë i veshur si punonjës policie, vihet në pranga 20-vjeçari. Sekuestrohen uniforma policie, stema/grada policie, 1 armë sportive dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se drejtuesi, shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;
• 1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës;
• uniformë e Policisë së Shtetit;
• 16 stema dhe grada të ndryshme;
• 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 20 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme./Dosja.al
policia e kamzes
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 17:56
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Strum-Roskovec. Mësohet se një maki...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 15:04
I.A
KOSOVË- Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar t&eum...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 14:45
E.d
Foto ilustruse
TEPELENË- Policia ka arrestuar sot një 19-vjeçar në Tepelenë. Ai u arrestua pasi kërcënoi me arm&e...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 14:41
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar dy persona në Shkodër. Të arrestuarit janë dy kushërinjtë, Lazer ...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 11:04
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 45-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua pasi ka goditur me thikë një 35-vje...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 10:50
E.d
Foto ilustruse
FIER- Policia ka arrestuar një 21-vjeçare sot në Fier. E arrestuara është Denada Leraku, 21 vjeç, ba...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 10:31
I.A
Porti i durresit
DURRËS- Një granatë dorë është gjetur ditën e sotme pranë Portit të Durrësit. M&eum...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 09:31
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur të shtunën pasdite fshatin Fushticë e Poshtme në Drenas, ku nj&...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 08:52
E.d
Dalan Alliaj
VLORË- Personi që po shikoni në këtë foto është Dalan Alliaj, i cili u qëllua me gjatë ...
Aktualitet
2 Nëntor 2025, 08:37
M.L
Fatos Nano
TIRANA- E diela e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare me vendim të qeverisë, në nderim të ish-k...