LIVE UPDATES
Aktualitet

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

Vila e përfshirë në Katalogun e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara dallohet që nuk është e mobiluar. Edhe në rast se nga vlera e saj zbritet kostoja e mobilimit, që në rastin më ekstrem mund të arrijë deri në shumën 50 mijë euro, sërish godina nuk mund të kushtojë kurrësesi me çmimin minimal prej 100 mijë euro.

9 Gusht 2025, 19:54 Nga DOSJA
Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,
foto ilustruese

TIRANË- Mendoni një moment se jeni në një hapësirë të madhe, në një stadium, shesh apo koncert, ku janë mbledhur shumë njerëz. Dikush merr mikrofonin dhe pyet: Cili prej jush do të blinte një vilë te “Olea Residence” për 100 mijë euro?.

Shumë fytyra do të çuditeshin, por akoma më shumë duar do të ngriheshin lart. E kush nuk do të donte një vilë në bregdetin magjik të Dhërmiut që kushtojnë 1 milionë euro, me çmimin e një apartamenti të thjeshtë tek “Astiri”, në Tiranë?

Imagjinoni se, pa u shuar habia e parë, folësi u drejtohet sërish: Kush prej jush do të blinte truall për 20 euro metri katror në Jalë? Në këtë pikë, turma do të përfshihej nga ilariteti, batutat dhe talljet për personin që bën pyetjet. Shumëkujt do t’i dukej e pabesueshme ajo ofertë, në një kohë që trualli në bregdetin më të preferuar shqiptar kushton të paktën 6-7 herë më shumë, rreth 120-140 euro për metër katror.

Në fakt, sado e pabesueshme të duket, këto janë çmimet, me të cilat Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka vlerësuar pasuritë që Shteti u ka marrë personave të dënuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Agjencia ka publikuar një katalog me pasuritë e paluajtshme të konfiskuara dhe të kaluara në favor të Shtetit me vendime gjyqësore.

Në katalogun prej 554 faqe, të mbushur me figura dhe të konsultuar nga “Boldnews.al”, vërehen disa detaje interesante. Shumë pasuri të paluajtshme të konfiskuara, në çdo zonë të Shqipërisë, janë dukshëm të nënvlerësuara. Agjencia e Pasurive të Sekuestruara thotë se vlerësimi është bazuar kryesisht në çmimet e referencës.

Por, përtej këtij argumenti zyrtar, duket se gjithçka kryhet për të realizuar ankande “fiktive”, ku pasuritë e konfiskuara, mund t’u shkojnë për vlera minimale personave të lidhur me pronarët realë ose të tjerëve, të lidhur me pushtetin.

Vila “për një copë bukë”

Në 13 Tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e shkallës së parë miraton kërkesën e Prokurorisë-SPAK, për konfiskimin e pasurive të një shtetasi shqiptar, E.S., i cili akuzohej se ka qenë i përfshirë në një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë nga Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Mes gjashtë pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në pronësi të Shtetit gjendet edhe një vilë në kompleksin “Ionian Olea”, në bregdetin e Dhërmiut.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,

Kjo vilë është përfshirë në Katalogun e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Përshkrimi është: “Pasuria e llojit vilë dy katëshe në kompleksin “Ionian Olea” me nr. G44, Dhërmi. Pasuria me sipërfaqe ndërtimi 151.8 m2 është e pozicionuar në fshatin Dhërmi, në rivierën shqiptare. Pasuria e paluajtshme, është në një pozicion shumë të mirë dhe afër detit. Vlera e kësaj pasurie është 10.184.000 (dhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë e katër mijë) Lekë”.

Pra, një vilë në një kompleks të rëndësishëm turistik, shumë pranë detit në Dhërmi, sipas Agjencisë, ka vlerë rreth 100 mijë euro.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,

Vlera e përcaktuar nga agjencia shtetërore është dhjetë herë më lirë se sa çmimi real i godinave të ngjashme në atë zonë.

“Boldnews.al” ka kryer një verifikim në burime të hapura, duke konsultuar njoftimet publike nga agjencitë imobiliare. Të dhënat e thuajse të gjitha agjencive tregojnë se vlera e një vile në kompleksin “Ionian Olea” varion nga 850 mijë deri në 1 milionë euro.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,

Vila e përfshirë në Katalogun e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara dallohet që nuk është e mobiluar. Edhe në rast se nga vlera e saj zbritet kostoja e mobilimit, që në rastin më ekstrem mund të arrijë deri në shumën 50 mijë euro, sërish godina nuk mund të kushtojë kurrësesi me çmimin minimal prej 100 mijë euro.

Trojet në Dhërmi, gati falas

Në një vendim të datës 22 Shtator 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të Shtetit të 4 parcelave “kullotë”, të ndodhura në fshatin Gjilekë, në Palasë.

Agjencia thotë se këto pasuri ndodhen ngjitur me kompleksin rezidencial turistik “Green Coast”.  Njëra prej pasurive është 5667 m2 dhe vlera e saj është përcaktuar nga Agjencia në shumën 12.100.000 milionë lekë të reja. Një tjetër është 3783 m2 dhe vlera që citon Agjencia e Pronave të Sekuestruara është 8.100.000 lekë të reja.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,

Po kështu, vijohet edhe me dy pasuritë e tjera; sipërfaqja 499 m2 vlerësohet me 1.100.000 lekë të reja dhe e fundit me sipërfaqe 7.000 m2, me vlerësim nga Agjencia në shumën 15.000.000 lekë të reja.

Bazuar në llogaritë e thjeshta, çmimi, sipas referencave të cituara nga Agjencia, është 2.135 lekë të reja (rreth 20 euro) për metër katror.

Ky çmim është dukshëm shumë herë më i ulët se sa çmimi i tregut për trojet në Palasë, e cila është një prej zonave më të preferuara për turizëm elitar.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara tregojnë qartësisht se pronat që Shteti u ka marrë personave të akuzuar apo dënuar për veprime kriminale, kanë një nënvlerësim të dukshëm.

Çfarë fshihet pas?

Ligji për “Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara”, i miratuar në vitin 2019, ka për qëllim “mirëadministrimin dhe përdorimin sa më efiçent dhe ekonomik…të pasurive të konfiskuara, rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme dhe kompensimi financiar i viktimave të krimit”.

Gjithnjë referuar ligjit, “Administrimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara realizohet duke respektuar parimet e miradministrimit, efektivitetit, eficiencës, ekonomicitetit, transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe të shmangies, shpërdorimit e keqpërdorimit”.

Në rregull! Termat e përdorur në ligj japin shpresë se pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar do të shndërrohen në benefite ekonomike dhe sociale për të gjithë shoqërinë ose për grupe të caktuara vulnerabël.

Ky qëllim, natyrisht, realizohet duke shitur në ankand pasuritë e konfiskuara, pasi, afërmendsh, një shtrese të ndjeshme, si viktimat e krimit apo pjesëtarë me aftësi ndryshe të shoqërisë, u duhen financime monetare sociale e nuk mund të shkohet nëpë mend se pretendojnë të gjithë vila në bregdet apo godina në Tiranë, Durrës, Fier, e qytete të tjerë.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,

Këtu mbërrijmë tek pika e ankandeve dhe çmimi i vlerësuar për pasuritë e konfiskuara. Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka të drejtën ligjore për të zhvilluar ankande, me qëllim shitjen e pasurive të marra nga Shteti të atyre që janë konsideruar nga gjykatat si eksponentë të grupeve kriminale.

Çmimi që ka vlerësuar Agjencia për pronat e konfiskuara është pikërisht ai, me të cilin nisin ankandet. Pra, ajo vila në Palasë që kushton 1 milionë euro sipas tregut të lirë, në rast se do të nxirret në ankand, do të jetë me vlerë fillestare vetëm 100 mijë euro. Njëlloj, edhe për shumë pasuri të tjera të konfiskuara, që gjenden në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, e madje edhe në Rrëshen e Peshkopi.

Logjikisht, askush nuk do të hyjë në një ankand, ku vlera e pasurisë së konfiskuar do të rritet deri në çmimin real të tregut, pasi, nëse dikush ka në gjendje shumën e lartë, mund t’i drejtohet thjesht ndërtuesit ose investitorit, pa hyrë në procedura të mërzitshme burokratike.

Pra, qëllimi i blerësve të mundshëm në ankand, është që të blejnë një pronë sa më lirë. Këtë duket se ua siguron Agjencia, nëpërmjet çmimeve shumë herët më të ulët se sa tregu, e duke dëmtuar në këtë mënyrë interesin publik, i cili përbën qëllimin primar të kësaj strukture.

Dështimi i ankandeve për “probleme teknike”

Një pjesë e rëndësishme e ankandeve të zhvilluara nga Agjencia e Pronave të Konfiskuara dështojnë, nën argumentin se “nuk ka pasur persona të interesuar”.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet,

“Boldnews.al” ka biseduar me disa individë, të cilët herë pas here shprehin interes për t’u përfshirë në ankandet e Agjencisë, me qëllim blerjen e pronave të caktuara. Në bisedat me ta, mësohet se, ka ndodhur shpesh që ankandet janë anuluar, pasi “sistemi elektronik” i dorëzimit të ofertës dhe dokumentave “ka dështuar në momentin e fundit”.

Pra, ata kanë tentuar të paraqisin ofertat, por sistemi nuk i ka pranuar dhe, si rrjedhim, Agjencia ka dalë me njoftimin se “ankandi u anulua për shkak të mospjesëmarrjes”. Më tej, askush nuk di të thotë se çfarë ndodh me ato prona të shpallura në ankand dhe në duart e kujt kanë përfunduar realisht./ Boldnews.al

pronat e krimit vila ne palase ankande


Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari