8 Tetor 2024, 16:59
Nga E. D

BELGJIKË- Tre shqiptarë në Belgjikë rrezikojnë tre vite burg, pasi akuzohen për grabitje parash dhe bizhuteri. Siç raportohet shqiptarët Platin B. 41-vjeç, Paulin Z. 36-vjeç dhe Erijon M. 37-vjeç dolën të hënën para gjykatës penale në Turnhout për vjedhje të banesave.
Ndërsa hetimi për treshen nisi më 21 shkurt të këtij viti kur policia mori informacion për tre vjedhje në Mol. Një Peugeot 308 që ishte marrë me qira nga Platin B. i identifikua nëpërmjet rrjetit të kamerave ANPR. Në datën 20 shkurt, në Retie kanë ndodhur edhe tre vjedhje, ku ndodhej e njëjta makinë në zonë. Dhe më 24 shkurt, Peugeot kaloi pranë shtëpive në Kasterlee dhe Oud-Turnhout ku ndodhi një vjedhje.
“Më 29 shkurt, policia në Turnhout arriti të identifikonte se Platin B. ishte shoferi dhe dy të pandehurit ishin pasagjerë në makinë”, tha prokurorja publike Ellen De Ketelaere.
Mediat e huaja shkruajnë se në makinë kishte një kaçavidë, doreza pune dhe dy palë këpucë të pista. Gominat e atyre këpucëve përputheshin me gjurmët e gjetura gjatë një prej vjedhjeve në Retie. ADN-ja e Paulin Z. u gjet gjithashtu në një shtëpi në Kasterlee dhe telefonat celularë të të pandehurve u kapën gjatë vjedhjeve.
“Kjo ka të bëjë me një bandë hajdutësh të organizuar shqiptarë. Autorët godasin në katin e parë të banesave për të grabitur bizhuteri dhe para të gatshme”, tha prokurori.
Kompania e sigurimeve e njërës prej viktimave të vjedhjeve ka kërkuar kompensim prej 14,463 euro dhe një viktimë tjetër ka kërkuar kompensim të përkohshëm prej 10,000 euro. Po ashtu Gjykata do të japë vendimin më 21 tetor.
policia belge shqiptare te arrestuar
Aktualitet
8 Tetor 2024, 16:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 37-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë në QSUT. Bëhet me dije se ngjarja ka ...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 16:30
M.B
Xhemal Saliaj dhe Aurela Saliaj
TIRANA- Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i ...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 16:41
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon të dënojë me dy vite burg ish-Sekretarin e Ministrisë...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 16:30
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë me dy vite shërbim prove Avni Bashukajn, i cili akuzo...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 15:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
NIKËL- Disa banorë të njësisë administrative Nikël, të Bashkisë Krujë, kanë...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 15:18
I.A
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientët e Prokurorisë së Posaç...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 15:14
I.A
Emri i tij nuk vjen nga bota e filmave apo ajo e librave. Ai është një personazh që vjen nga bota reale, nga ajo e biznesit… Nd&eum...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 14:48
I.A
Spitali i Dibres
DIBËR- Një numër personash janë paraqitur në spitalin e Dibrës me simptoma helmimi. Mësohet se mes...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 14:37
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Leshë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 14:28
N.F
Magazina
LEZHË- Një magazinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Kakarriq të Lezh...