LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Varfëria këmbëkryq dhe lufta për mbijetesë e një nëne

Ndarja nga jeta e kryefamiljarit la trauma të thella tek dy djemtë e shtëpisë, Marjusi dhe Erjoni, 27 e 25 vjeç, të cilët sot nuk e kanë as mundësinë të mbështesin nënën e tyre. Valbona mban e vetme gjithë peshën e familjes, duke u përpjekur me mundësitë e saj të sigurojë të paktën ushqim për veten dhe dy djemtë.

17 Maj 2024, 22:41 Nga r.ll

VIDEO/ Varfëria këmbëkryq dhe lufta për mbijetesë e

KUÇOVË- Këtë radhë Piranjat kanë udhëtuar drejt Kuçovës për të sjellë historinë e familjës së Valbona Kazanxhiut. Një familje, e cila jeton në varfëri ektreme, por akoma më i rëndë është fakti se dy fëmijët janë me probleme të shëndetit mendor. Për të pasqyruar më mirë vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë kjo familje, grupi i xhirimit zgjodhi të kalojë 24 orë me këtë familje. Valbona, kryefamiljarja tregon mes lotësh, se vuajtjet nisën pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit.

“Më vdiq burri, dy jetima, me kanaçe me probleme. Ça të them motra më, nuk kam fuqi të flasë. Shiko, ça do le unë këtu, vini dorë në zemër. Nuk kam ku vë plaçkën ma hëngrën të tërë minjtë. Më vdiq burri, çuni I madh kaloi. Tërë gjak burri, kur u ngrita në mëngjes, o ma ça ka babi tha. Të keqen mami I thashë unë, ke mamin gjallë I thashë unë”- shtoi ajo.

Ndarja nga jeta e kryefamiljarit la trauma të thella tek dy djemtë e shtëpisë, Marjusi dhe Erjoni, 27 e 25 vjeç, të cilët sot nuk e kanë as mundësinë të mbështesin nënën e tyre. Valbona mban e vetme gjithë peshën e familjes, duke u përpjekur me mundësitë e saj të sigurojë të paktën ushqim për veten dhe dy djemtë. Por sigurisht si një krahë i vetëm, ajo nuk e ka të mundur të plotësojë gjithmonë edhe kushtin më minimal për të jetuar.

“Marrim vetëm 100 mijë lekë ndihmë sociale, por nuk mund të përballojmë asgje me to, se jemi 3 pjesëtarë.”

Një ditë e zakonshme për Valbonën duket sikur nuk ka vetëm 24 orë. I duhet të mbledhë kanaçe nga mëngjesi në mbrëmje për t’u ushqyer, ndërsa orët e vona të natës shpesh e gjejnë duke kërkuar djemtë nëpër qytet. Kushtet në shtëpinë e familjes Kazanxhiu I kalojnë kufijtë e imagjinatës. Çfarë bie jashtë futet brenda, ndërsa mobiljet janë të gjitha orendi të vjetra të mbledhura nga komshinjtë. Valbona nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë të bëjë një jetë normale si gjithë gratë e tjera, por sërish ka vazhduar përpara me gjithë forcën e saj.

Ndërsa po gatuanin, Valbona vazhdonte të fliste e të fliste pa pushim, duke rrëfyer gjithçka, disi e lehtësuar që më në fund dikush ishte ulur bashkë me të për të dëgjuar hallet e saj.  

“S’kam kushte se jam femër, të keqen motra. Dua të lahem, dua të shplahem. I kam çuna, nuk I kam çupa. Po lahem andej nga motra. Vë kazanin motra të lahem unë. Lahen çunat këtu, unë iki andej nga motra. Fitoj vetëm 2 mijë lekë dita nga shitja e kanaçeve, por çfarë të bëj më parë me to? “

Mbrëmja kishte rënë, por dy djemtë, Marjusi dhe Erjoni, nuk ishin dukur fare në shtëpi, ndaj menjëherë Piranjat nisën kërkimet së bashku me nënën e tyre për t’i gjetur.

Djali i vogël u gjet pranë shtëpië duke qëndruar i vetmuar. Gjatë kthimit pranë banesës, në derë u duk edhe Marjo, ashtu siç familja I thërret. Pasi të gjithë u qetësuam me kthimin e tij në shtëpi, u ulën për të ngrënë vaktin e darkës. Të paushqyer gjatë gjithë ditës, djemtë i përfunduan pjatat me shpejtësi. Menjëherë pas ushqimit u bënë gati për të fjetur, për t’I shkuar deri në fund misionit tonë për të provuar jetesën në këto kushte gati-gati mizerabël. Të flije shtrirë përtokë në atë dhomë, ishte si një ëndërr e keqe, ndaj dhe orët e natës duket sikur nuk kishin fund. Dhe pasi përjetuan 24 orë të plota, Piranjat u larguan me shijen e hidhur nga gjithë kjo eksperiencë./PIRANJAT.AL

 

valbona kazanxhiu kucove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale