LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Çudia në Librazhd, jo shtrim rruge, por kthesash. Banorët të zhgënjyer: Jemi socialistë, s’do votojmë!

Për të kuptuar rëndësinë e këtij "investimi strategjik" nga bashkia e Librazhdit, në prag të fushatës elektorale, "Piranja": Lediona Xheladinaj shkoi ta shohë nga afër situatën.

21 Prill 2023, 22:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Çudia në Librazhd, jo shtrim rruge, por kthesash.
Piranjat

LIBRAZHD- Bashkia e Librazhdit vendos të rehabilitojë rrugën e fshatit Vehçan. Rezultati? Mbresëlënës. Rruga në vend që të zgjerohej ka pësuar ca transformime shumë interesante, me pasoja direkte tek drejtuesit e automjeteve. A do reagojnë banoret e Vehçanit me votë? Disa javë para nisjes së fushatës elektorale, Bashkia e Librazhdit vendosi të reabilitojë rrugën e fshatit Vehçan.

Por, ajo që ndodhi ishte vetëm shtrimi i kthesave me beton, madje duke i ngushtuar dhe jo duke i zgjeruar. Banorët që kanë disa dekada që dëgjojnë premtime, me të qeshur thonë se vetëm Sllobodan Millosheviç nuk u ka premtuar gjë. Ata kanë dokumentuar vetë dëmet e para të shtrimit të një kthese dhe kanë filmuar me telefonat e tyre celularë situata të ndryshme gati komike që ka shkaktuar kjo rrugë. Në disa raste kanë asistuar edhe shoferë të automjeteve të gjendur në vështirësi.

Për të kuptuar rëndësinë e këtij "investimi strategjik" nga bashkia e Librazhdit, në prag të fushatës elektorale, "Piranja": Lediona Xheladinaj shkoi ta shohë nga afër situatën.

Kështu ‘Piranjat’ udhëtuan drejt fshatit dhe gjatë rrugës bisduan me një banor të Vehçanit, i cili i ka shoqëruar. Banori i zhgënjyer, ironizoi këtë investim të rrallë duke u shprehur: "Me sa shohim gjithë ky investim goxha madhor do jetë i kryetarit të bashkisë, jo i bashkisë në shtet, po i kryetarit të bashkisë personalisht. Shteti do të investonte më pak, ky ka investuar më shumë", thotë bashkëudhëtari i ‘Piranjat’.

Ai shtoi se para punimeve gjerësia e kthesave të rrugës ishte 5 metra, tani ka katandisur në 2.80. Kjo ishte pjesa komike e historisë. Banori bëhet serioz kur thotë se SPAK duhet të marrë në hetim, bashkinë e Librazhdit.

Kur e pyetet nëse është ankuar tek kryetari i bashkisë ai përgjigjet: "Nuk e kam takuar dhe as nuk i shkoj në zyrë deri sa të jetë ai kryetar bashkie. E kam cilësuar njeri të padrejtë dhe që nuk zgjidh asnjë hall, shumë të paaftë. Para se të ishte kryetar bashkie ishte njeri që të rrokte në qafë, sot të shkel me këmbë. U bë pasanik!"

Në Vehçan jetojnë shumë pleq dhe të sëmurë, të cilët duhet të marrin shërbime shëndetësore në qytet. Mungesa e një rruge normale, i penalizon. Për çdo vepër publike në shërbim të komunitetit, duhen dëgjuar dhe banorët. Po a ka ndodhur? Përgjigjia e tyre është, jo. Një prej tyre dyshon se paratë e taksa paguesve vidhen dhe tregoi një rast: "Këtu investohet vetëm për të vjedhur, jo për t’i ardhur në ndihmë fshatit. Kemi bërë një pusetë uji të rezervuarit dhe i kemi kërkuar me bazë materiale, me hak pune 1 milionë e 800 mijë lekë, kur pas 6 muaj doli projekti 5 milionë e 5 mijë. Janë fotot të gjitha, që u fut zetori, shkarkoi bazën materiale në rezervuar. Ata i bënë dokumentat që bëhej me kafshë. Vjedhje, vjedhje ashiqare!".

"Piranjat" u interesuan dhe në bashkinë e Librazhdit në lidhje me shtrimin e kthesës dhe nënkryetari, Andri Çota pranoi, që duhet të ishin bërë më të gjerë dhe është gafë. Sipas tij mund të jetë një gabim nga teknikët apo projektuesit. Çota shton se mund të zgjerohet me 1 metër. Ndërsa për asfaltimin e të gjithë gjatësisë së rrugës theksoi se bashkia e kanë të pamundur, pasi si bashki nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Ndërkaq banorët kanë një ‘armë’ në dorë, është vota.

Ata pohojnë se pjesa më e madhe e tyre janë votues të Partisë Socialiste. Po këtë herë kanë marrë një vendim drastik.

Bëjnë me dije: "Do dalim tek lapidari ditën e votimeve do bllokojmë rrugën atje. Damian Gjiknuri të vijë këtu dhe t'i japë përgjigje popullit. Premtoi 100 herë rrugën edhe Taulant Balla. Kryetari i Bashkisë është tallur. Kështu rrugët nuk bëhen. Në fshatin tonë i bëjnë këto, se e kanë të sigurtë se ne jemi socialistë. Nuk do vemë të votojmë. Mos sjellin kutitë kot! Asnjë njeri mos vijë", janë shprehur pa asnjë hezitim banorët.

Marrë nga Syri

bashkia librazhd emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj