EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
VIDEO/ Makina ende në kanal! Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi atentati i dyfishtë në Vlorë
Në vendin e ngjarjes, në aksin Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja ndodhet edhe auto-ambulanca.
18 Gusht 2022, 10:17Nga F.M
Makina e personave që u vranë në Vlorë
VLORË- Dosja.al ju sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati i dyfishtë këtë mëngjes. Në pamje duket mjeti i viktimave që ka përfunduar në kanal, pasi ka humbur kontrollin pas të shtënave. Në vendin e ngjarjes, në aksin Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja ndodhet edhe auto-ambulanca.
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e këtij atentati. Ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje teksa ndodheshin në mjetin e tyre. Ende nuk janë identifikuar dy personat që kanë mbetur të vdekur apo i plagosuri. Nuk dihen akoma detaje rreth dinamikës së ngjarjes.
Pak minuta pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.