10 Maj 2025, 17:12
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MAQELLARË- Kanë dalë pamjet nga momenti i kontrollit të automjet nga policia në Maqellarë pas dyshimeve nga anëtarët e PS-së se eksponentë të Partisë Socialiste po jepnin para në këmbim të votave. Në video dallohen dhe tensionet mes palëve ku nuk kanë munguar thirrjet dhe fjalët ofenduese.
Raportohet se anëtarë të koalicionit "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, me dyshimet se po jepen para në këmbim të votave. Në një nga makinat raportohet se ishin anëtarë të shtabit politik të drejtuesit socialist për qarkun e Dibrës, Blendi Klosit, mes tyre sekretari i tij. Ndërkohë automjeti tjetër i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali.
Pas situatës së tensionuar, në vendin ku u bllokuan automjetet ka mbërritur prokurori i rrethit Dibër dhe një oficer i policisë gjyqësore. Ata kanë kryer kontrollet e dy automjeteve.
Në makinën e Palit janë u gjetën 4500 dollarë, 1000 paund dhe tollona nafte. Në automjetin tjetër ku ishin edhe pjesëtarë të shtabit politik socialist nuk u gjetën sende të paligjshme.
Nga ana tjetër Policia njofton se kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.
Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.
Bëhet me dije se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për personat për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi.
Por Policia ka dalë më një tjetër njoftim për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Në njoftimin tjetër bëhet me dije se janë referuar në SPAK materialet proceduriale për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" për Hekuran Maleçan, 54 vjeç dhe Fiqiri Palin, 57 vjeç.
maqellare
Aktualitet
10 Maj 2025, 16:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Nuk kanë munguar incidentet në etpën e dytë të Giro d’Italia që po mbahet sot n&...
Aktualitet
10 Maj 2025, 16:39
M.B
Qendra
KORÇA- Në një qendër votimi në Vithkuq në Korçë, e cila mban numrin 41/70, mungon shiriti i siguris...
Aktualitet
10 Maj 2025, 16:22
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GRAMSH- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasi dy të rinj humbën jetën n&eum...
Aktualitet
10 Maj 2025, 16:12
M.B
Elbasan
ELBASAN- Edhe në Elbasan ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve t&...
Aktualitet
10 Maj 2025, 15:39
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një ngjareje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës ku një 19-vjeç...
Aktualitet
10 Maj 2025, 15:23
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Gjatë ditës së sotme la nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 2, që p...
Aktualitet
10 Maj 2025, 14:57
M.L
Foto nga vendngjarja
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit. Kanali ...
Aktualitet
10 Maj 2025, 14:06
r.ll
foto ilustruese
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit. Kanali i një...
Aktualitet
10 Maj 2025, 13:54
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një 22-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë një oficer policie dje pasdite në Halkidiki të Gre...
Aktualitet
10 Maj 2025, 13:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Edhe në Bashkinë e Fierit ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në ...