6 Janar 2024, 13:18
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Durrës ku humbi jetën 41-vjeçarja, Bedrie Loka ka ardhur edhe reagimi i Avokates se Popullit, znj. Erinda Ballanca. Për mes një postimi në "Facebook" Ballancaka ka bërë thirrje për të gjithë komunitetet e platformave të mediave sociale duke u kërkuar që të ndërtojnë një mjedis mbrojtës. Më tej në reagim thuhet se “mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë dhe se duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet në përditshmëri.
"Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës," thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së një gruaje në Shqipëri, si pasojë e fyerjes dhe denigrimit personal në një platformë sociale, ishte thellësisht tronditëse dhe duhet të shërbejë si një alarm i fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme.
Pranimi i një realiteti ku të gjithë kemi ndjeshmëri dhe vulnerabilitet është thelbi i një komuniteti të shëndetshëm, e kundërta është bullizëm! Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës.
Në një kohë kur teknologjia është pjesë e pandarë e jetës tonë, duhet të mbajmë në vëmendje thelbin e humanizmit dhe respektit reciprok. Fyerjet dhe bullizmi nuk mund të tolerohen! “Mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë; duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet tona në përditshmëri. Avokati i Popullit bën një thirrje të dedikur për të gjithë komunitetin e platformave të mediave sociale, për të ndërtuar një mjedis mbrojtës dhe të shfaqi kujdes për mirëqenien emocionale të të gjithë qytetarëve.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
durres vetevrasje bedrie loka avokati i popullit
Aktualitet
6 Janar 2024, 13:24
I.A
Xhemal Loka
DURRËS- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i 45-vjeçarit Xhemal Loka në Durrës. Loka ka kërcë...
Aktualitet
6 Janar 2024, 13:13
N.F
Adriatik Buci
ANGLI- Policia angleze për mes një njoftimi ka bërë me dije për zhdukjen e një 39-vjeçari shqiptar. B&eu...
Aktualitet
6 Janar 2024, 12:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për të gjithë besimtarët ortodoks data 6 janar përkon me një festë të rëndë...
Aktualitet
6 Janar 2024, 12:15
N.F
Viktimat e aksidentit
HUNGARI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 5 janarit në Hungari ky dy shqiptarë...
Aktualitet
6 Janar 2024, 12:07
I.A
Xhemal Loka
DURRËS- Edhe pse dhunues dhe abuzues në jetën reale, Xhemal Loka 'kujdeset' që në rrjetet sociale të shfaqet...
Aktualitet
6 Janar 2024, 11:31
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka njoftuar ditën e sotme për një plagosje të regjistruar rreth orës 10:40 n&e...
Aktualitet
6 Janar 2024, 11:15
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një njoftimi ka bërë të ditur anulimin e një lundri...
Aktualitet
6 Janar 2024, 11:13
I.A
Xhemal Loka
DURRËS- Fotoja e mësipërme është e Xhemal Lokës, bashkëshortit të Bedrie Loka, e cila vrau vet&eum...
Aktualitet
6 Janar 2024, 11:03
I.A
Arma
DURRËS- Xhemal Loka, bashkëshortit të Bedrie Loka, e cila vrau vetën tre ditë më para në Durrës ësht...
Aktualitet
6 Janar 2024, 10:48
I.A
Policia
DURRËS- Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që u humbi jetën duke konsumuar fostoksinë, është shoq&eum...