LIVE UPDATES
Aktualitet

Veterinerë e kamarierë/ Rrëfimet e shqiptarëve që ikin ilegalisht në Angli: Shkojmë lehtë, kthimi është i vështirë

Rruga për në Angli bëhej me fugona, gomone, këmbë dhe kamiona. Ishte fat nëse nuk i kapte asnjë polici.

4 Gusht 2022, 15:40 Nga k.m.

Veterinerë e kamarierë/ Rrëfimet e shqiptarëve që ikin

TIRANË- Është e vështirë të gjesh një 20-30 vjeçar në vendin tonë që nuk ka njohur një bashkëmoshatar që ka ikur në Angli me gomone. Ndryshe nga para disa vitesh kur rrugëtimi ishte rraskapitës, zgjaste për disa ditë, javë apo dhe muaj, kishte një kosto të madhe dhe kurrë nuk ishte e sigurt mbërritja, sot është bërë sikur Anglia të jetë disa kilometra larg nga vendi ynë dhe ikjet me gomone janë kthyer në një “udhëtim turistik” ose të paktën kështu shfaqet situata në rrjetet sociale si dhe nga deklaratat e personave që kanë ikur në Angli nga Shqipëria.

V.T tregon për Gazetasi.al se ka ikur në Angli në vitin 2016. Ishin ndërmjetës që bënin lidhjen midis personave të interesuar dhe trafikantëve. Rruga për në Angli bëhej me fugona, gomone, këmbë dhe kamiona. Ishte fat nëse nuk i kapte asnjë polici.

“Deri në Francë kam shkuar me avion. Atje më pas do lëvizja me gomone për në Angli”.

V.T e ka provuar 3 muaj rresht për të shkuar me gomone por nuk ka mundur. Është munduar të niset edhe nga Belgjika por janë kthyer sepse ishte e pamundur, herë sepse kapiteni i gomones lajmërohej se kishte kontrolle policore e herë sepse ishte koha e keqe dhe rrezikonin të mbyteshin. Ka provuar edhe të kalojë me këmbë me grupin e tij por janë kthyer në gjysmë të rrugës sepse po i priste policia.

“Kemi ecur derisa na janë grisur edhe këpucët dhe më pas na kanë lajmëruar se ka kontrolle. Jemi kthyer”.

Për 3 muaj V.T tregon se ka ngrënë 1 herë në ditë me lekët që i çonin nga Shqipëria. Telefonin ia mbushnin po nga Shqipëria sa për t’u thënë se ishte mirë, edhe pse nuk ishte.

“Kam fjetur për 3 muaj jashtë në shi dhe të ftohtë. Shumë netë as nuk e dinim nëse do zgjoheshim, aq acar ishte. Flinim në ura apo në cepa rrugësh për t’u mbrojtur nga bora dhe shiu dhe nga policia. Pas tre muajsh kisha 3 mundësi: Të qëndroja në Francë ku në ditën më të parë ose do vdisja nga i ftohti ose do kapesha nga policia, të kthehesha në Shqipëri dhe të vazhdoja jetën nga e para ose të merrja borxh 20 mijë paund dhe të ikja me kamion”.

Ai zgjodhi të tretën, si zgjidhjen më pak të vështirë për të.

Shoku i tij i dërgoi 20 mijë paund, pagoi kamionin dhe për disa orë arriti në Angli ku punoi për disa kohë për të paguar borxhin që mori vetë dhe borxhet që kishin marrë familja e tij. Edhe atje e kishte frikën e policisë.

“Shkoja në punë dhe mbyllesha në shtëpi. Të gjithë kështu bënim që të mos vihej re prania jonë. Duhej të silleshim si fantazma nëse donim të rrinim këtu”.

V.T tregon se ato pak persona që kishin fatin të iknin me gomone paguanin vetëm 6 mijë paund dhe sapo arrinin në Angli, i priste një furgon që i shpërndante ku donin të shkonin. Xh.B 28 vjeç dhe L.B 22 vjeç janë dy vëllezër nga një fshat i Krujës të cilët kanë pak javë që kanë mbërritur në Angli, me një rrugëtim siç e përshkruan Xh.B “i mbushur me frikë por i sigurt”.

Ai thotë për Gazetasi.al se ka qenë një vendim i marrë në pak ditë dhe aspak i planifikuar.

“Në Shqipëri punoja veteriner. Vëllai ishte kamarier. Kishim të ardhura mesatare dhe nuk e kisha menduar kurrë të shkoja jashtë vendit, aq më pak në Angli”, thotë 28-vjeçari i cili shton se vendimin për të ikur e mori kur një shok i tha sa e lehtë është të lëvizësh.

“Në fshatin tim kanë ikur të paktën 20-30 çuna të rinj dhe kisha dëgjuar se asnjë nga ato nuk e kanë kthyer por nuk dija më shumë. Një shok i imi më tha se është shumë e thjesht të kontaktosh me dikë që bën rrugë të sigurt”.

Pas bisedës, i riu tregon për Gazetasi.al se vendosi të fliste me një nga ato persona. Ai i kontaktoi me anë të një llogarie në Instagram. Personi i cili nuk ka pranuar ti tregojë emrin, i ka dhënë të riut një numër telefoni për të biseduar në WhatsApp ku dhe kanë bërë “pazaret”.

Pasi kanë rënë dakort për të udhëtuar, të riut i kanë thënë se do të paguajë 4500 euro për person (duke qenë se ishin dy, kishin ulje) kur të arrijnë në Angli. Ai së bashku me të vëllanë ikën në Francë si turistë dhe atje u duhej të prisnin derisa të lajmëroheshin se është bërë numri i personave për të mbushur gomonen. Në Francë mund të presin në hotel ose në çadra që janë ngritur për emigrantët. Ato që nuk kanë para presin në çadra.

Ato që kanë fat nisen menjëherë, disa presin 3-4 ditë e të tjerë mund të presin deri në 1 muaj.

Pasi mbushet gomonia me 15-20 persona, nisen në një rrugë që zgjat 6-7 orë. Nëse dikur kishin frikën e policisë, sot e dinë se sapo të arrijnë i pret policia. Kapiteni i gomones lajmëron policinë për “dërgesën e radhës”. Kur arrin gomonia, policia angleze i kap të gjithë dhe i regjistron (për efekt statistikash) Ato që shfaqen problematik i çojnë në kampe ndërsa të tjerët në hotel ku mund të ikin kur të duan nga aty. Këto që shkojnë në kamp duhet të paguajnë avokat për të dalë nga aty, procedurë që zgjat deri në 1 muaj dhe pasi del, personi pajiset me leje qëndrimi për 2 vite.

Kanë kaluar pak vite e përsëri sa shumë gjëra kanë ndryshuar. Tani të nisesh për në Angli është njësoj sikur po bën një udhëtim në sezon pushimesh. Por, diçka mbetet e njëjtë: sa e vështirë është të kthehesh në Shqipëri pasi ke arritur në Angli! V.T ka krijuar familje dhe nuk është kthyer më që prej 2016. Dy të rinjtë e tjerë e dinë se ashtu si gjithë të tjerët, as ata nuk do mund të kthehen, të paktën për shumë vite./GazetaSi

angli

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez