29 Prill 2026, 11:16
Nga D.S

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbërritur në vendlindje të mërkurën herët pasi u lirua nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth tre muaj për gjoja krime kundër popullatës civile, njoftoi avokati i tij Arianit Koci.
Mit’hat Llozhani mbërriti në Kosovë rreth orës 5:00 mëngjesin e së mërkurës, shkroi Koci në Facebook.
Koci theksoi se Llozhani “ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë” dhe shtoi se më shumë hollësi “do të japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim”.
Llozhani ishte arrestuar më 5 shkurt sapo kishte hyrë në Serbi nga pika kufitare e Batrovcit në kufi me Kroacinë.
Ai ishte dërguar në paraburgim nga autoritetet serbe, të cilat thanë asokohe se ai dyshohej se kishte kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit në vitet 1998 dhe 1999 "pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave".
Por, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i tha Radios Evropa e Lirë (REL) në shkurt se Llozhani kishte marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk kishte të dhëna se ai kishte qenë në vijat e frontit në Kosovë.
Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, i pati thënë REL-it se Llozhanit i ishte gjetur kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD) i kishte kërkuar angazhim bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar në lirimin e LLozhanit.
Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës për gjoja krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla./REL
kososve uçk
Aktualitet
29 Prill 2026, 10:52
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë për s...
Aktualitet
29 Prill 2026, 10:39
D.S
TIRANË- Zyra e Prokurorit Austriak për Ekonomi dhe Korrupsion dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale, së bashku me autoritetet shqipt...
Aktualitet
29 Prill 2026, 10:39
D.S
erion veliaj
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afatit të paraburgimit. Avokati...
Aktualitet
29 Prill 2026, 10:35
D.S
Anna Sporrer
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ministren e...
Aktualitet
29 Prill 2026, 09:58
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin ...
Aktualitet
29 Prill 2026, 09:53
D.S
Raporti vjetor i vlerësimit të kërcënimit nga krimi i organizuar në internet (IOCTA 2026) thekson se mashtrimet në hapësir&...
Aktualitet
29 Prill 2026, 09:46
D.S
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet sot seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut t...
Aktualitet
29 Prill 2026, 09:39
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të mërkure duke përfshirë katin e pestë t&eum...
Aktualitet
29 Prill 2026, 08:23
D.S
Një marrëveshje prej 6 miliardë dollarësh në fushën e sigurisë energjetike është nënshkruar në Tiran&eu...
Aktualitet
29 Prill 2026, 07:43
D.S
Administrata Tatimore u ka kujtuar të gjithë personave fizikë, individëve tregtarë, të vetëpunësuarve dhe entiteteve q...