Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Eurostat ka publikuar të dhënat lidhur me përdorimin e transportit publik nga vendet e ndryshme të Europës. Gati 17% e shqiptarëve e përdorin transportin publik çdo ditë, duke u renditur në vend të pestë në Europë, pas Hungarisë, Zvicrës, Çekisë dhe Luksemburgut dhe më lart se mesatarja europiane prej 10.7%.
TIRANË- Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në dispozicion vetëm autobusë, ata e përdorin shumë më tepër sistemin publik se banorët e Bashkimit Europian, që mund të lëvizin me metro, trena e tramvaj.
Eurostat ka publikuar të dhënat lidhur me përdorimin e transportit publik nga vendet e ndryshme të Europës. Gati 17% e shqiptarëve e përdorin transportin publik çdo ditë, duke u renditur në vend të pestë në Europë, pas Hungarisë, Zvicrës, Çekisë dhe Luksemburgut dhe më lart se mesatarja europiane prej 10.7%.
Transporti publik përfshin autobusët, tramvajet, trenat dhe metronë, etj., por nuk përfshin mjetet që mund të merren me qira në mënyrë private sipas dëshirës së përdoruesit (p.sh. taksi ose biçikleta), sipas metodologjisë së Eurostat.
20.4% e shqiptarëve e përdorin transportin publik çdo javë, të tretët në Europë pas Zvicrës dhe Luksemburgut. Gati 21% e përdorin çdo muaj, të dytët pas Turqisë. 11.6% e përdorin më pak se një herë në muaj, ndër të fundit në Europë. 30.2% nuk e përdorin fare transportin publik, sërish ndër të fundit në Europë.
Meshkujt e përdorin më shumë transportin publik se femrat. Sipas Eurostat, 17.9% e meshkujve mbi 16 vjeç udhëtojnë çdo ditë me autobus dhe 15.8% e femrave.
Sipas grupmoshave në Shqipëri, çdo ditë transportin publik e përdorin më shumë të rinjtë:
-33.8% e meshkujve nga 16 në 29 vjeç;
-34.9% e femrave nga 16 në 29 vjeç;
-15.3% e femrave nga 30 në 64 vjeç;
-18.8% e meshkujve nga 30-64 vjeç
– 4% e pensionistëve;
Përdorimi i lartë i transportit publik, pavarësisht mjeteve të kufizuara vetëm tek autobusët, lidhet dhe me numrin e ulët të mjeteve për banorë në Shqipëri.
Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në raport me popullsinë, Shqipëria ka në total 443 mjete për 1 mijë banorë, që pavarësisht rritjes mbetet ndër më të ulëtat në Europë. P.sh., vetëm për autoveturat, Shqipëria kishte 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 578 që është mesatarja europiane.
Europa
Sipas publikimit të Eurostat, në vitin 2024, 10.7% e personave (16 vjeç e lart) në BE përdornin çdo ditë një formë të transportit publik, 11.6% e përdornin çdo javë, 10.0% çdo muaj, ndërsa 17.1% e përdornin më rrallë se një herë në muaj. Nga ana tjetër, 50.6% nuk e përdornin fare transportin publik.
Ndër vendet e BE-së, pjesa më e madhe e popullsisë që nuk e përdorte transportin publik në vitin 2024 ishte në Qipro, me 85% të popullsisë, e ndjekur nga Italia (68.0%), Portugalia (67.8%), Franca (65.1%), Sllovenia (61.6%) dhe Greqia (61.3%). Në skajin tjetër të shkallës qëndronte Luksemburgu, ku vetëm 15.7% e njerëzve nuk e përdornin transportin publik në vitin 2024, i ndjekur nga Estonia (26.6%) dhe Suedia (26.7%).
Sa i përket përdorimit çdo javë të transportit publik, Luksemburgu regjistroi pjesën më të lartë, me 23.1% të popullsisë që e përdorte, i ndjekur nga Letonia (19.2%) dhe Estonia (18.2%)./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kt...
Foto ilustruse SPANJA- Policia spanjolle ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar në Valencia të Spanjës. Ai u arresta, pasi&nbs...
TIRANË- Parlamenti është rrethuar me gardh metalik mbrëmjen e kësaj të enjte, pasi nesër pritet që opozita të...
Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Ti...
TIRANË- IdentiTek ka informuar qytetarët se për shkak të ditëve të festave zyrtare gjatë muajit mars janë bër&eum...
Foto ilustruse FRANCA- Një 24-vjeçar shqiptar është liruar nga burgu në Francë, pasi sekretari i gjykatës harroi ...
Kur një garë publike dështon, zakonisht pasojnë procedura të tjera që shpesh shmangin konkurrencën. Pyetja kryesore mbetet:...
TIRANË- Ngritja e një skuadre operacionale nga struktura e posaçme SPAK, do sillte kryerjen e ndjekjes në teren, përgjim dhe arrest...
TIRANË- Këtë të mërkurë mbyllet afati për dorëzimin e aplikimeve për postin e drejtorit të Policisë s&e...
Foto ilustruse Ditën e sotme është ulur me 5 lekë për litër çmimi i naftës në pikat e pakicës së k...