LIVE UPDATES
Aktualitet

VENDIMI- 5 ARSYET, pse u lirua nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Matilda Fetahu, e cila pranoi kërkesën e Saimir Tahirit për vuajtjen e dënimit të mbetur në kushte shtëpiake pasi plotësoi 5 kushtet për lirimin e tij.

2 Qershor 2023, 19:54 Nga k.m.
VENDIMI- 5 ARSYET, pse u lirua nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir
Saimir Tahiri

TIRANË- Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë qeverisës “Rama 1”, njëherësh dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, është liruar sot nga burgu. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Matilda Fetahu, e cila pranoi kërkesën e Saimir Tahirit për vuajtjen e dënimit të mbetur në kushte shtëpiake pasi plotësoi 5 kushtet për lirimin e tij. Sipas vendimit të mëposhtëm, shkruhet e zeza mbi të bardhë, pjesa e mbetur të dënimit prej 1 vit e 8 muaj burg, ai do ta shlyejë në shtëpinë e tij në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Por mund të largohet nga banesa për nevoja të domosdoshme familjare, por vetëm duhet që me arsyen të jetë dakord edhe Shërbimi i Provës të jetë dakord.

VENDIMI- 5 ARSYET, pse u lirua nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir
Dosja

Përveç faktit që ka vuajtur më shumë se 2 vite dënim në burg; nuk ka rrezik për shoqërinë; arsyeja kryesore është gjendja shëndetësore jo e mirë e bashkëshortes. Pasi avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhiu ka bërë me dije se hernia diskale dhe gjendja e saj shëndetësore është asyeja kryesore që Gjykata e Elbasanit vendosi të lirojë dhe të vijojë dënimin në kushte shtëpie për Saimir Tahirin. Një dënim alternativ për ish-ministrin e Brendshëm, i cili do të lerë ambientet e burgut për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Avokati Maks Haxhia, sqaroi se ky vendim jepet kur plotësohen 5 kushte. Një prej tyre, më kryesori në rastin e Tahirit, duket se është gjendja e përkeqësuar shëndetësore e bashkëshortes së tij, që i pamundëson të kujdeset për 2 fëmijët e mitur.

“Kodi Penal thotë që ka një sërë dënimesh alternative, në të cilat përfshihet edhe qëndrimi në shtëpi. Dhe për të marrë këtë vendim, për të arritur në këtë konkluzion, duhet të konkurrojnë 5 kushte. Kushte, sipas Kodit Penal janë vepra për të cilën është dënuar kërkuesi, duhet të ketë rrezikshmëri të ulët shoqërore. Kuptohet që është dënuar për shpërdorim detyre, që gjasat janë me ndryshimet e reja që mund t’i bëhen Kodit Penal, të hiqet fare si vepër penale. E dyta, kur vetë personi paraqet rrezikshmëri shoqërore, është e pamundur. Kuptohet që Tahiri në këtë rast s’mund të pretendohet që ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore për këtë vepër. E treta është t’i ketë ngelur më pak se 2 vjet. Nga 3 vjet e 4 muaj, Tahirit i kanë ngelur 1 vit e 7 muaj e 11 ditë. E katërta të ketë fëmijë të mitur në ngarkim, që i ka dy fëmijë. Dhe e pesta është që bashkëshorti/ja i lirë, që nuk është i dënuar, duhet që të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e Saimir Tahirit vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, sëmundje e cila është arritur dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, të jetë në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve,”-bëri me dije avokati i tij.

Duke marrë parasysh dosjen e kopsitur nga avokati, trupa gjykuese vendosi për lirimin e tij. 

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur./Dosja.al

saimir tahiri

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime