LIVE UPDATES
Aktualitet

U dënua me burg pas manipulimit të institucioneve shqiptare, rrëfehet Hoxhalli: Fillimisht policia deklaroi se janë ndaluar disa drejtues...

Më tej ai tregon se nuk e ka menduar që të dorëzohet, por në momentin që i është bërë me dije ka  dorëzuar telefonin dhe laptopin.

14 Dhjetor 2025, 21:55 Nga E. D
U dënua me burg pas manipulimit të institucioneve shqiptare,
Ermes Hoxhalli

TIRANË- Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka rikujtuar momentin e hetimit dhe të kohës që ka kaluar duke vuajtur dënimin në burg, duke treguar se ishte shumë i penduar për gjërat që kam kishte bërë.

Në një intervistë për Top Channel, Hoxhalli tregon se nuk ishte kontaktuar më herët që po hetohej dhe thjesht e kishe në lajme. Ai tregon gjithashtu se ka fshirë disa emaile "sepse deri diku ndjeja që të shmangia përgjegjësinë nga vetja që të mos bëhesha pjesë në cfarëdo lloj formë te kjo gjë". Më tej ai tregon se nuk e ka menduar që të dorëzohet, por në momentin që i është bërë me dije ka  dorëzuar telefonin dhe laptopin. Hoxhalli tha se fillimisht policia ka dalë me deklaratë për shtyp që janë ndaluar disa drejtues dhe mësues dhe po punohet për persona të tjerë.

Pjesë nga intervista: 

Si e kujton momentin? Kur e kuptove që po hetoheshe?

Ermes Hoxhalli: Fillimisht policia ka dalë me deklaratë për shtyp që janë ndaluar disa drejtues apo mësues mos gabohem dhe po punohet për persona të tjerë.

Deri në atë moment nuk kishe dijeni apo asnjë sinjal që ishe dhe ti pjesë e këtij njoftimi?

Ermes Hoxhalli: S’flitej me emra.

Nuk ishe kontaktuar më herët?

Ermes Hoxhalli: Jo, unë thjesht pashë lajmin. Madje unë e kam parë si gjë sapo mbarova mësimin. Kisha dhe provim. Dhe thashë ok cdo e mirë e ka një të keqe sado e madhe të jetë kjo e keqe duhet ti dalësh për zot.

Ermes Hoxhalli: Absolutisht jo. Ruajta pajisjet celulare.

Ermes Hoxhalli: Fshiva disa emaile sepse deri diku ndjeja që të shmangia përgjegjësinë nga vetja që të mos bëhesha pjesë në cfarëdo lloj formë te kjo gjë.

Sa ditë nga njoftimi i policisë ata erdhën te ti?

Ermes Hoxhalli: Mbi 25 ditë ose më shumë.

Çfarë bëre ti përgjatë këtij një muaji?

Ermes Hoxhalli: Unë rutinën time të zakonshme.

Mendove që duke kaluar koha, ata nuk do të të gjenin, nuk do zbuloheshe?

Ermes Hoxhalli: Nuk mendova asgjë, thjesht po prisja kur do vinte hallka te unë, edhe ku do të ndalej kjo hallkë.

Ermes Hoxhalli: Jo nuk i kam rrëfyer askujt. E kam përjetuar vetë. Tension, mendoja shumë, më vriste ndërgjegja që të dal e të them hapur disa gjëra.

E mendove të dorëzoheshe vete?

Ermes Hoxhalli: Nuk e kam menduar, por në momentin që më është bërë me dije i kam dorëzuar telefonin, laptopin. Edhe pas 20 ditësh nga ky moment është marr vendimi nga Gjykata në mungesë, unë nuk jam njoftuar. Vetëm kur është ekzekutuar nga oficeri i policisë gjyqësore.

Ermes Hoxhalli: Patjetër shumë keq, një familje ku të mëson, që të edukon, të rrit me sakrificë, nuk e ke idenë cfarë është krimi… nuk e ke idenë as të marrësh një gjë pa leje,edhe jo më dicka si kjo, imagjinoni vetë.

A të kanë mbështetur në këtë moment?

Ermes Hoxhalli: Një mbështetje solide nga të gjithë komuniteti im. Njerëzit që kisha punuar me projekte, shoqëria ime si dhe njeriu i zemrës.

Ermes nuk e kishe menduar kurrë burgun në kohën që bëje veprimet?

Dhe kur shkove në burg, me cfarë u përballe?

Ermes Hoxhalli: Duhet të jetë një institucion rehabilitimi por nuk është i tillë. Ditët e para kanë qënë të vështira, të ngarkuara, të mbushura me emocion deri sa kupton si funksionon.

Jetonit në tension me përplasje me njëri tjetrin, apo ishte ambjent i qetë që mund të reflektoje?

Ermes Hoxhalli: Unë nuk isha në dhomë të veçuar. Gjithcka ishte e vështirë aty. Aty mezi kalonin sekondat, minutat, jo më të flasësh për nocionin e ditës apo natës. Duke gjykuar në mënyrë objektive kur të preken interesat në mënyrë të gabuar, e gjykon shumë ashpër sepse cfarë nuk bëhej nga organet e drejtësisë. Si mundet që aty ku isha unë kishte plot të rinj, kryesisht për drogë!

Çfarë ndjesie mbizotëronte më shumë, frikë, vetmi, shqetësim?
Ermes Hoxhalli: Shumë i shqetësuar për çfarë do ndodhte.Stres, ankth, pastaj mundohesh të përshtatesh. Krijova disa miqësi.

Çfarë zbulove diçka nga vetja që nuk e dije duke qëndruar aty?

Ermes Hoxhalli: Pse vallë kaq i fortë jam unë që të përballoj dhe këtë?!

Je penduar për cfarë ka ndodhur?

Ermes Hoxhalli:  Patjetër i penduar, vetëm duke kuptuar gabimin do mund të arrij destinacionet e të ardhmes që më presin.

Si e sheh veten pas periudhës së izolimi?

Ermes Hoxhalli:  Shumë më të zgjuar, por edhe më mosbesues.

Në atë presion që ke qënë, cfarë shprese të mbante?

Ermes Hoxhalli: Me shpresën që kur do vijë ajo ditë që do dalësh. Edhe për çdo njeri që e ka provuar, e di atë ndjesinë kur del është: sikur je një fëmijë që po lind por je i vetëdijshëm që po lind. Një jetë e dytë që nuk duhet shpërdoruar kot.

Gjatë kohës në burg ke hedhur disa mendime?

Ermes Hoxhalli: Është një libër deri diku një autoportret por edhe një mishërimin i ‘Krim dhe Ndëshkim’ i Dostoyevsky. Libri titullohet ‘Krimi i ndershëm’.

Ermes Hoxhalli: Patjetër që ka, por është nocion filozofik.

Po tani ku je me procesin gjyqësor. Ke shlyer dënimin. Kur e fitove lirinë?

Ermes Hoxhalli: Kam shlyer dënimin, në qershor sapo kam dalë, kam nisur disa procese të tjera ligjore me institucione si Prokuroria, Gjykata kam kallëzuar disa persona për disa veprime të padrejta në mendimin tim. I jam drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. E kam ankimuar në Gjykatë dhe për më shumë se katër muaj Gjykata nuk shprehet me datë për procesin.

Do e kishe ndërprerë vetë skemën po të mos zbuloheshe?

Ermes Hoxhalli: Jam shumë i keqardhur dhe i penduar për shumë gjëra që kam bërë dhe nëse do ktheja kohën sigurisht që nuk do i bëja, por ky është fati.

Çfarë do kishe bërë nëse do të të jepej një mundësi e dytë?

Ermes Hoxhalli: Nuk do të kisha bërë asnjë vulë, shkrim, editim, asnjë gjë… Do pranoja që të mos shkëlqeja me projekte, të mos kisha shumë gjëra, e këtë nuk do e bëja.

Pra e ke kuptuar dëmin, edhe emocional te nxënësit e përfshirë?

Ermes Hoxhalli: Patjetër një dëm jashtëzakonisht shumë të madh. Unë e di, se me disa prej tyre pas eksperiencës kam biseduar. U kam kërkuar edhe falje, sepse asnjëri nuk ju ka kërkuar falje. Asnjë mësues, asnjë drejtor, asnjë ministër, asnjë zv.ministër, asnjë i përfshirë në këtë gjë. E kam marr peshën e përgjegjësisë dhe u kam thënë ju kërkoj falje. Edhe në këto momente që flasim ju drejtohem me një falje të sinqertë për atë që kanë kaluar. Falje vetëm për nxënësit, jo për mësuesit! Sepse mësuesit supozohet që të jenë klasa intelektuale e këtij vendi.

Mësuesve ju ngarkua ky projekt!

Ermes Hoxhalli: Ata nuk duhet të jenë të përkulur.

Pasi ke fituar lirinë, si ndihesh tani?

Ermes Hoxhalli: Nuk më vret më ndërgjegja sic më vriste më parë, sepse kam kuptuar shumë gjëra. Besoj se do të zbardhet plotësisht një ditë, sepse lart ka zot. Mbase nuk mund të ekzistojë drejtësia këtu në tokë.

Je besimtar Ermes?

Ermes Hoxhalli: Patjetër që besoj, jeta e një njeriu nuk mund të varet nga nje fragment, nga një gabim i tij.

ermes hoxhalli

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën