LIVE UPDATES
Aktualitet

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj kompleksit bërthamor

Kreu i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që t’u lejohet qasja në termocentral inspektorëve bërthamorë të OKB-së.

8 Gusht 2022, 22:32 Nga I.A
Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj
Zaporizhzhia

UKRAINË- Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për sulm ndaj termocentralit më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhzhia, ndërsa rritet alarmi ndërkombëtar lidhur me goditjet me granata gjatë fundjavës në kompleksin bërthamor.

Kreu i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që t’u lejohet qasja në termocentral inspektorëve bërthamorë të OKB-së.

"Çdo sulm (në) një central bërthamor është vetëvrasje," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një konferencë shtypi të hënën në Japoni, ku mori pjesë në Ceremoninë Përkujtimore për Hiroshimën për të përkujtuar 77-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë.

Kievi paralajmëroi për rrezikun e një katastrofe të stilit të Çornobilit dhe bëri thirrje për një zonë të çmilitarizuar rreth kompleksit. Rusia tha se goditjet me garanata nga forcat ukrainase shkaktuan një rritje të tensionit dhe flakë, duke detyruar personelin të ulë prodhimin nga dy reaktorë, ndërsa Ukraina fajësoi trupat ruse për mbajtje armësh në kompleks.

Ekspertët bërthamorë paralajmërojnë për rrezik madhor nëse vazhdon hedhja e granatave në stacionin e energjisë bërthamore të Zaporizhzhias, i cili u pushtua nga Rusia në fillim të luftës.

Kremlini i bëri jehonë kësaj deklarate të hënën, duke pretenduar se goditjet ukrainase mund të krijojnë pasoja "katastrofike" për Evropën.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, paralajmëroi se luftimet që po ndodhin rreth termocentralit, paraqesin kërcënim të rëndë për shëndetin dhe mjedisin.

Ambasadori i Ukrainës në Agjencinë e Energjisë Atomike, Yevhenii Tsymbaliuk tha të hënën se personeli në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës "po punon nën kërcënimin e armëve ruse" dhe bëri thirrje për një mision ndërkombëtar në termocentral këtë muaj.

Ai shtoi se forcat ruse duan të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainën jugore duke bombarduar kompleksin Zaporizhzhia, duke shtuar se dëmtimi i objektit nga sulmet ruse do të thotë se rrezatimet nuk mund të diktohen.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Ai tha se SHBA i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake në ose pranë objekteve bërthamore të Ukrainës dhe t’i kthejë kontrollin e plotë Ukrainës.

Marrë nga VOA

zaporizhzhia lufta ukraine-rusi antonio guterres

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më