LIVE UPDATES
Aktualitet

U zgjodh Presidente e Urdhrit të Psikologut/ Brunilda Laboviti letër publike drejtuar Ramës: Valbona Treska ka marr peng institucionin

Në letrën publike, Laboviti thekson se ish-Presidentja Valbona Treska së bashku me Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të zgjedhur në vitin 2021, kanë marrë peng këtë institucion. 

17 Qershor 2025, 11:31 Nga I.A
U zgjodh Presidente e Urdhrit të Psikologut/ Brunilda Laboviti
Brunilda Laboviti

TIRANË- Presidentja e zgjedhur e Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve në vend, për shkak të krizës ka prekur institucionin e Urdhërit të Psikologut. Në letrën publike, Laboviti thekson se ish-Presidentja Valbona Treska së bashku me Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të zgjedhur në vitin 2021, kanë marrë peng këtë institucion. 

Laboviti thekson se anëtarësia e Urdhrit të Psikologut nuk e njeh as Tresken Presidente dhe as Këshillin Kombëtar të zgjedhur në vitin 2021 si persona, për funksionet që ata ushtrojnë në mënyrë të paligjshme. Më tej thekson se Treska ka përdorur çdo manifet të paligjshëm, vetëm e vetëm që të mos njoh zgjedhjet që u mbajtën disa javë më parë në këtë institucion. 

Letra e Plotë:

Tiranë, më datë 17.06.2025
Letër publike Drejtuar:

Z.Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Anëtarësisë së Urdhrit të Psikologut.

Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të dalë nga zgjedhjet e datës 05.06.2025

Ish-Presidentes së Urdhrit Znj. Valbona Treska, me mandat të mbaruar dhe aktualisht pengmbajtëse e postit të presidentes së Urdhrit të Psikologut.

Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të zgjedhur në vitin 2021.

Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministrisë së Shëndetësisë dhe çështjeve Sociale

Ministrisë së Drejtësisë

Ministrisë së Mbrojtjes

Të nderuar,

Profesioni i psikologut ka një rol thelbësor në një shoqëri demokratike, jo vetëm përsa i takon individit dhe mirëqenies së tij, por edhe për funksionimin e Shtetit të së Drejtës dhe një rol të pazëvendësueshëm e të domosdoshëm në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe të drejtësisë penale dhe sidomos të drejtësisë penale për të miturit në konflikt me ligjin. Nga ana tjetër, një rol kyç i është rezervuar pjesëmarrjes së tij në procesin e arsimimit në arsimin fillor, të mesëm e më gjerë. Rëndësia dhe roli i tij i pazëvendësueshëm ka çuar që në RSH, si edhe në shumë vende të tjera të botës demokratike, të jetë një profesion i vetërregulluar dhe ku disa ministri luajnë një rol të rëndësishëm në ndërveprim aktiv me urdhrin dhe me psikologët. Statusi dhe raportet institucionale janë rregulluar me ligjin Nr. 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”. Sistemi gjyqësor dhe shumë fusha të tjera të rëndësishme shoqërore nuk do të funksiononin normalisht nëse Urdhri i Psikologut nuk do të funksiononte fare ose do të funksiononte në kundërshtim me ligjin, sikurse po ndodh aktualisht.

Të nderuar,Urdhri i Psikologut aktualisht nuk funksionon në përputhje me ligjin dhe është një institucion i marrë peng nga Znj. Valbona Treska, e zgjedhur për herë të dytë në vitin 2021, së bashku me një pjesë të Këshillit Kombëtar të Urdhrit, ku një numër prej tre anëtarë që ka marrë pjesë në këtë pengmarrje institucionale janë përfaqësuesit e ministrive për arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe mbrojtjen sociale etj. Kjo pengmarrje konsiston si vijon: znj. Treska dhe Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Psikologut të zgjedhur në vitin 2021 u ka mbaruar tashmë mandati prej muajit Prill 2025. Në këtë kuadër, në përputhje me nenin 15 të ligjit dhe nenet 16 dhe 18 të tij etj, me datë 05.06.2025 janë organizuar zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Psikologut dhe për Presidenten e Urdhrit.

Këto zgjedhje janë bazuar në Vendimin Nr. 6, më datë 03.04.2025 të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut. Për zgjedhjen e Presidentit kanë marrë pjesë në votim 451 anëtarë të Asamblesë, nga të cilët 238 vota kanë qenë për kandidaten e zgjedhur tashmë si Presidente Dr. Brunilda Laboviti dhe 140 vota për kandidaten tjetër Znj. Elona Mustafaraj. Po ashtu, me të njëjtën shumicë është votuar edhe për anëtarët e Këshillit sipas tre kategorive që njeh ligji. Pas votimeve nuk ka pasur ankesa dhe, referuar akteve në fuqi, duhej të ishte shpallur fituesi i zgjedhjeve që është Dr. Laboviti së bashku me Këshillin Kombëtar të ri të Urdhrit. Ndërkohë, me vendimin

Nr. 22, datë 13.06.2025, i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të zgjedhur në vitin 2021, në një mbledhje të zhvilluar në kushte të panjohura pasi, në kundërshtim me njoftimin, mbledhja nuk është zhvilluar në ambientet e urdhrit por në ambiente të panjohura, ka vendosur që të konstatojë: 1. Sipas regjistrit, anëtarë aktivë me të drejtë vote në datën 05.06.2025 janë 1480; 2. Bazuar në procesverbalin e Komisionit Zgjedhor të datës 05.06.2025, kanë marrë pjesë në votime vetëm 451 anëtarë; në këto kushte, sipas tyre, bazuar në nenin 15/3 të ligjit, nuk është arritur shumica e thjeshtë e të gjithë anëtarëve për të zgjedhur Presidentin dhe Këshillin Kombëtar. Sikurse del në pah qartë, ky Këshill i paligjshëm dhe ish-Presidentja, në kundërshtim me njohuritë bazë që merren që në vitin e parë të Fakultetit të Drejtësisë, kanë vlerësuar që shumica e thjeshtë e anëtarësisë nënkupton 50%+1 votë, gjë e cila është absurde dhe krejtësisht e paligjshme, pasi shumica e thjeshtë është një votë që bën dallimin dhe ligji në fjalë nuk kërkon një kuorum pjesëmarrjeje dhe as për zgjedhjen. Kjo që pretendohet si shumicë e thjeshtë, në fakt është shumicë absolute dhe përfaqëson formën më të ulët të shumicës së cilësuar, e cila zakonisht shfaqet në format 2/3, 3/4, 3/5 etj. Ndërkohë, po të njëjtët njerëz, së bashku me kryepengmarrësen Znj. Treska, në vitin 2021 janë zgjedhur me pjesëmarrjen e vetëm 421 anëtarëve, pra dukshëm më pak sesa votat e zgjedhjeve të datës 05.06.2025. Gjithsesi, kjo shumicë ishte e thjeshtë dhe e vlefshme në vitin 2021 ndonëse me rreth 100 vota më pak dhe e paplotë ,thjesht sepse Znj. Treska ka vendosur të mbajë peng institucionin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut.

Motivet dhe qëllimet e saj dhe bashkëpunëtorëve mbeten të paqarta, por sigurisht kemi të drejtë të dyshojmë që lidhen me keqdrejtimin dhe abuzimet që kanë ndodhur në urdhër nga krijimi deri më tani, për të cilat kërkohet me çdo kusht të sigurohet mbrojtje e paligjshme nga auditimi dhe kontrolli i anëtarësisë etj, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, nëpërmjet mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve dhe pushtimit të zyrave dhe pasurive të tjera të Urdhrit. Sjellim në vëmendje se veprimet e ndërmarra nga znj. Valbona Treska dhe disa anëtarë të Këshillit Kombëtar të zgjedhur në vitin 2021 përbëjnë shkelje të rënda të ligjit Nr. 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, i cili në nenin 15 përcakton qartë kohëzgjatjen e mandatit dhe procedurën për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Refuzimi për të dorëzuar detyrën pas përfundimit të mandatit, si dhe mosnjohja e rezultateve të zgjedhjeve të datës 05.06.2025, të cilat janë zhvilluar në përputhje të plotë me vendimet përkatëse të organeve të Urdhrit dhe në përputhje me ligjin, përbëjnë veprime të paligjshme që cënojnë funksionimin normal të një organi vetërregullues profesional. Më tej, interpretimi në mënyrë arbitrare dhe të gabuar i kuorumit dhe shumicës së thjeshtë, duke vendosur kritere të pabazuara në ligj për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, bie në kundërshtim flagrant me të drejtën zgjedhore dhe parimet e përgjithshme të së drejtës publike. Në mënyrë të veçantë, përvetësimi dhe vijimi i ushtrimit të funksioneve pas përfundimit të mandatit dhe në mungesë të një baze ligjore, përbën konsum të veprës penale të “Ushtrimit të funksioneve pas përfundimit të mandatit” sipas nenit 249 të Kodit Penal, si dhe të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i të njëjtit Kod. Këto shkelje e kanë çuar institucionin në një situatë të jashtëligjshme, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e menjëhershme të organeve kompetente për rivendosjen e ligjshmërisë.Tani është e qartë që znj. Treska është duke ushtruar funksionin pas dhënies fund të tij dhe duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 249 i Kodit Penal, së bashku me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Bashkëpunëtorë dhe pjesëmarrës aktivë në kryerjen e këtyre veprave janë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të zgjedhur në vitin 2021 që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 13.06.2025, konkretisht: Valbona Treska, Valbona Habili, Rezarta Basha, Elona Mustafaraj, Manolita Hida, Elisabeta Koza, Irena Binjaku, Markeljana Pina dhe Edvin Lame. Aktualisht, zyrat e Urdhrit mbahen në mënyrë të padrejtë nga Znj. Treska, organet e zgjedhura me datë 05.06.2025 nuk lejohen të ushtrojnë funksionet dhe ish-Presidentja dhe Këshilli Kombëtar i zgjedhur në 2021 vijojnë të ushtrojnë funksionet pavarësisht se u ka mbaruar mandati prej kohësh.

Ndërkohë, anëtarësia masivisht nuk i njeh këto persona për funksionet që ata ushtrojnë në mënyrë të paligjshme etj. Ky institucion nuk funksionon sipas ligjit dhe mbikëqyrja dhe vetërregullimi i profesionit të psikologut nuk është funksionale, duke vënë në rrezik mosfunksionimin siç duhet të sistemit të drejtësisë , arsimor ,shëndetësisë dhe shumë fushave të tjera ku psikologut ligji i njeh funksion të pazëvendësueshëm. Është tashmë e qartë që kjo situatë buron nga fakti që në RSH organet e policisë dhe prokurorisë, si organet e ndjekjes penale, nuk veprojnë në kohë dhe devijojnë çështjet penale në rrugët civile dhe administrative, duke bërë që shkeljet penale si këto të mos ndëshkohen dhe të ligjërohen duke i futur në kanalet e drejtësisë administrative dhe civile, që nënkupton që zgjidhja e mosmarrëveshjeve të bëhet më së paku pas 6–8 vitesh, kur të kenë përfunduar edhe së paku dy mandate të tjera. Është pikërisht ky qëllimi dhe objektiva që Znj. Treska ka, për të mbajtur peng Urdhrin për disa mandate të tjera në shkelje të çdo parimi ligjor dhe logjik.

Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë organeve ligjzbatuese të ndërmarrin veprime të menjëhershme, të qarta dhe të rrepta për të rivendosur ligjshmërinë dhe për të ndërprerë paligjshmërinë dhe të mos bien pre e lojërave procedurale për kërkime dhe pretendime ‘prima facie’ abuzive. Kultura e mosndëshkimit dhe e lejimit të lulëzimit dhe gëzimit të produkteve të veprimtarisë penale, sikurse në këtë rast, duhet të marrë fund dhe të mos lejohet që ky urdhër të bëhet rast, sikurse disa urdhra të tjerë. Gjykojmë që Ministritë pjesëmarrëse në Këshillin Kombëtar të rivlerësojnë qëndrimin e tyre duke larguar së pari anëtarët që thuajse nuk marrin pjesë kurrë, por që kanë marrë pjesë vetëm në këtë mbledhje për të ndihmuar Znj. Treska në realizimin e qëllimeve të saj kriminale, si dhe që po veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik në tërësi.Së fundmi, ju bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë edhe pengmarrëses Znj. Treska dhe bashkëpunëtorëve të saj të Këshillit Kombëtar të vitit 2021 të heqin dorë sa më parë dhe të rivendosin ligjshmërinë duke lejuar kryerjen e funksioneve normale nga organet e zgjedhura në zgjedhjet e datës 05.06.2025. Ushtrimi i përgjegjësive që u ngarkon ligji nga secili prej institucioneve tuaja është një nevojë urgjente, dhe posaçërisht organet e ndjekjes penale duhet të veprojnë pa vonesë për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë të shkaktuar nga veprat penale të kryera dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat përgjegjës. Këto veprime hetimore dhe parandaluese duhet të kenë si objektiv edhe kryerjen e një verifikimi të plotë të rregullsisë financiare dhe ligjore të funksionimit të urdhrit nga krijimi i tij deri në këto momente.

Shpreh bindjen se respektimi i ligjit dhe mbrojtja e integritetit të institucioneve publike përfaqëson një detyrim themelor për çdo organ shtetëror dhe aktor institucional. Falenderoj të gjitha mediat për interesimin e madh që ka shfaqur për komunitetin e psikologëve.Situata aktuale në Urdhrin e Psikologut përbën jo vetëm një shkelje të hapur të legjislacionit në fuqi, por edhe një precedent të rrezikshëm që minon besimin e profesionistëve dhe qytetarëve në funksionimin e shtetit të së drejtës. Prandaj, nxis me forcë që të ndërmerren pa vonesë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar uzurpimin e paligjshëm të funksioneve publike dhe për të garantuar ndjekjen penale të çdo personi përgjegjës për këto veprime të rënda. Parandalimi i përsëritjes së situatave të tilla dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e shkelësve është thelbësore për ruajtjen e rendit juridik, për mbrojtjen e interesit publik dhe për funksionimin e rregullt të profesionit të psikologut në Shqipëri.

Me respekt dhe përgjegjësi institucionale,
Dr. Brunilda Laboviti
Presidente e Zgjedhur e Urdhrit të Psikologut në zgjedhjet e datës 05.06.2025

Institucioni i Urdhrit të Psikologut prej rreth një viti vijon të jetë në situatë të tensionur, ku “lufta” bëhet për të marrë kreun. Pak javë më parë u mbajtën edhe zgjedhjet, po ashtu mes tensionit, ku nuk munguan akuzat për përjashtime të paligjshme të kandidaturave nga gara. Dy kandidatet zyrtare në garë ishin Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafaraj, ku zgjedhjet u fituan nga e pare me 238 vota të anëtarësisë nga 451 gjithsej. Mustafaraj mori vetëm 140 vota, ndërsa 73 vota rezultuan të pavlefshme. Pas fitores së zgjedhjeve, Brunilda Laboviti ka shkuar këtë të hënë për të marrë detyrën, por zyra nuk i është liruar nga Valbona Treska, e cila qëndron në krye të Urdhrit të Psikologut. Treska nuk ka pranuar që të lirojë zyrën, pasi pretendon se duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve.

brunilda laboviti valbona treska

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë