Mbreti Charles i dërgon urime Trumpit: Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, marrëdhënie të veçanta dhe të që...
Aktualitet
U vra sot në atentat, Sadikaj me fermë në Memaliaj, FOTOJA me kalin Dajan
Në një prej fotove rezulton të jetë edhe vetë 27-vjeçari krah kalit me emrin Dajan.
11 Qershor 2022, 16:27Nga F.M
Alleksandër Sadikaj
TIRANË- Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë, ishte nga Berati, por zotëronte biznese në Memaliaj. Konkretisht, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, 27-vjeçari rezulton të ketë në pronësi një fermë me emrin “Sancho Farm Albania” në Memaliaj.
Biznesi
Ky biznes është hapur më 28 shkurt të këtij viti dhe ofron xhiro me kuaj. Në një prej fotove rezulton të jetë edhe vetë 27-vjeçari krah kalit me emrin Dajan, që siç duket ka qenë dhe i preferuari i Aleksandrit.
Aleksandër Sadikaj dhe kali Dajan
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.