LIVE UPDATES
Aktualitet

Ç'u tha? Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës takohet me Altin Dumanin e SPAK: Merrni ju provat e përgjimeve, s'kemi besim tek Prokuroria e Tiranës

Mark Nika tha se audio përgjimin e plotë të Gardës do ia dorëzojnë vetëm Prokurorisë së Posaçme, pasi s’kanë besim tek Prokuroria e Tiranës.

24 Janar 2023, 13:23 Nga k.m.
Ç'u tha? Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës takohet me Altin
Mark Nika

TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Në takimin e bërë me dije për mediat, Mark Nika mësohet se i ka kërkuar Dumanit që dosja e 21 janarit dhe vrasjes së nipit të tij të tërhiqet në SPAK. Nika tha se audio përgjimin e plotë të Gardës do ia dorëzojnë vetëm Prokurorisë së Posaçme, pasi s’kanë besim tek Prokuroria e Tiranës. Sipas tij, Dumani i ka thënë se do marrin dosjen e Nikës në SPAK nëse ajo plotëson kriteret.

“Me kërkesën tonë na priti SPAK. Nuk kemi më besim te Prokuroria e Tiranës. Na thanë se do respektohen të gjitha procedurat për të provuar klauzolat që çështja të merret në dorë të SPAK. Prokuroria e Tiranës ka 12 vjet që e mban dosjen dhe nuk na jep informacion në lidhje me çështjen. Ai tha se nëse plotësohen kriteret që dosjen duhen ta marrë SPAK nuk hezitojmëNuk ka bërë premtime. Ai tha që çështja do të trajtohet sipas procedurës që ka. Nëse plotëson kriteret që duhet ta marrë SPAK-u, ne nuk hezitojmë tha. Duhet të plotësojmë të gjithë dokumentacionin që duhet pasi SPAK-u funksionon pa prova. Nëse nuk merret SPAK ajo çështje do të varroset përfundimisht. Ne do të plotësojmë të gjitha kushtet që ajo çështje të merret nga SPAK-u. Sepse SPAK-u ka të gjitha garancitë ligjore, morale dhe profesionale. Aty janë prokurorët më profesional, më të mirë, më të zotë më trima. Pasi kjo çështje do dhe prokurorë trima dhe profesional. Pasi e kanë të vështirë ata të thërrasin Berishën dhe ish-liderin e opozitës Basha për tu marrë në pyetje,”- tha Nika.

Mark Nika thotë se e ka audio-përgjimin e plotë, por sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audio-përgjimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, ndërkohë që tregon se ishte ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha. 

"Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kompetencë e SPAK pa tërheqë çështjen. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar audio-përgjimin. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin.

Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. Të merret vetëm nga SPAK-u. E kemi pasur që në fund të muajit korrik të 2022. Kujt ja japim ne atë! S’kemi besim te askush. Është e manipuluar, ka përputhje zëri me veprimet objektive që janë kthyer në terren. Urdhri dhe qëllimi me automatik. Këto kërkojnë që çështjen ta mbyllin,”-shtoi ai.

Takimi i tij me kreu e SPAK, vjen disa ditë pas publikimit të audio-përgjimit për 21 janarin. Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

21 janar 2011 mark nika

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet