LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekipi i ekspertëve gati! Dorëzohet studimi i fizibilitetit për parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, si do të zhvillohet në dy faza

Në këtë dokument parashtrohet propozimi teknik për mbrojtjen e përhershme të Lumit Vjosa dhe degëve të tij me rrjedhje të lirë, sipas standardeve të nivelit të Kategorisë II të IUCN-së. Pas prezantimit të tij po vijohet, për një periudhë njëmujore, me konsultime me publikun, ndërkohë që Faza I e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa pritet të shpallet në pranverën e vitit 2023.

24 Janar 2023, 11:58 Nga k.m.
Ekipi i ekspertëve gati! Dorëzohet studimi i fizibilitetit për
Lumi Vjosa

Tashmë, me paraqitjen pranë Qeverisë Shqiptare të vizionit, strategjisë dhe studimit të fizibilitetit nga ekipi i ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që punojnë për krijimin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, është hedhur një hap shumë i rëndësishëm drejt mbrojtjes së Lumit Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Në këtë dokument parashtrohet propozimi teknik për mbrojtjen e përhershme të Lumit Vjosa dhe degëve të tij me rrjedhje të lirë, sipas standardeve të nivelit të Kategorisë II të IUCN-së. Pas prezantimit të tij po vijohet, për një periudhë njëmujore, me konsultime me publikun, ndërkohë që Faza I e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa pritet të shpallet në pranverën e vitit 2023.

Studimi i fizibilitetit është rezultat i gjashtë muajve punë intensive në terren dhe analizave të thelluara që ka bërë një ekip prej më shumë se 30 ekspertësh në fusha të ndryshme, të tilla si: eko-turizmi, gjeomorfologjia, ekologjia, planifikimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, financimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare, legjislacioni dhe vlerësimi i ndikimit në shoqëri dhe mjedis. Në studim janë përfshirë gjithashtu konsultimi me grupet e interesit, si dhe komunikimi me publikun. Ekipi i ekspertëve të angazhuar përbëhet nga koordinatorë vendas dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të IUCN-së, të kompanisë amerikane Patagonia, si dhe të OJQ-së EcoAlbania.

Dokumenti fokusohet në mbrojtjen afatgjatë të ekosistemit dhe biodiversitetit të basenit të Vjosës nëpërmjet analizave, rekomandimeve dhe propozimeve të modeleve për të mundësuar menaxhimin mjedisor, si dhe zhvillimin e “turizmit të gjelbër” dhe formave të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në territoret përgjatë Vjosës dhe degëve të saj.

Ekspertët kanë dokumentuar një propozim teknik për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, i cili do të zbatohet në dy faza.

Në Fazën I do të përfshihen kanali aktiv i lumit, si dhe disa terrene dhe bimësi lumore brenda kanalit aktiv, të rrezikuara nga përmbytjet ose erozioni, që shtrihen në një gjatësi të përgjithshme prej mbi 400 km. Në Fazën II do të shtohen territoret që përmbyten çdo 30 deri në 50 vjet, si dhe disa toka private, pas konsultimit me palët e përfshira.

Në këtë propozim prezantohet krijimi i një koncepti për strukturën e menaxhimit të Parkut, me qëllim që të shërbejë si model edhe për parqet e tjera kombëtare në Shqipëri dhe krijimin e një modeli të ri të mbrojtjes së lumenjve në nivel global. Në këtë propozim përfshihet përcaktimi i kufijve për Fazën I të shpalljes së Parkut Kombëtar dhe vizioni për zgjerimin e tij në Fazën II.

Si hap tjetër, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, do të kryejë një seri konsultimesh me publikun në të 12 bashkitë ku shtrihen Vjosa dhe degët e saj me rrjedhje të lirë, përfshirë Vlorën, Tepelenën dhe Gjirokastrën. Për studimin mbështetës dhe propozimin për Fazën I të shpalljes së Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa do të zhvillohen konsultime paralelisht me ministritë dhe agjencitë që kryejnë veprimtari lidhur me këtë fushë. Pas këtyre konsultimeve zyrtare, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të paraqesë në Këshillin e Ministrave një propozim të detajuar për Fazën I për miratim përfundimtar. Propozimi i  Fazës I të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, sipas standardit të nivelit të Kategorisë II të IUCN-së, pritet të shpallet në pranverën e vitit 2023.

Rreth Lumit Vjosa në Shqipëri

Lumi Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të mëdhenj të egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin lirisht nga malet e Greqisë deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Kjo zonë me natyrë të egër përbëhet nga një mozaik gjigant i llojeve të ndryshme të habitateve, që nga grykat e ngushta në pjesën e sipërme, në pjesët e gjera lumore të gërshetuara në pjesën e mesme, deri te delta pothuajse natyrale në Detin Adriatik. Vetëm pjesa e mesme përbëhet nga të paktën tetë lloje habitatesh, që janë me rëndësi shumë të madhe për ruajtjen, në nivelin e Bashkimit Evropian.

Pellgu ujëmbledhës përreth u siguron fshatrave tokë pjellore për veprimtari bujqësore, të tilla si: prodhimi bujqësor dhe blegtoria. Sasia dhe shumëllojshmëria e peshqve janë jetësore për mirëqenien e peshkatarëve vendas, kryesisht në pjesën e poshtme të Vjosës. Ekoturizmi në Vjosë dhe degët e saj ka shënuar rritje të vazhdueshme, veçanërisht vitet e fundit, ndërsa të apasionuarit kanë filluar të shijojnë veprimtari të tilla si: rafting, kanoe, kajak dhe not.

Rreth Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa

Në qershor 2022, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë amerikane Patagonia, Ryan Gellert nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në të cilin deklarohet se Qeveria Shqiptare dhe Patagonia do të punojnë së bashku për ngritjen e nivelit të mbrojtjes së pellgut dhe ekosistemit lumor të Lumit Vjosa dhe degëve të tij me rrjedhje të lirë, në nivelin e Kategorisë II të IUCN-së Park Kombëtar.

Të përfshirë në këtë proces janë OJQ shqiptare dhe ndërkombëtare nga fushata “Save the Blue Heart of Europe”, përfshirë EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur. Ky është një hap shumë i madh drejt krijimit të të parit Park Kombëtar të një Lumi të Egër të Evropës dhe mbrojtjes për gjithmonë të njërit prej lumenjve të fundit të patrazuar në Evropë, Vjosës.

lumi vjosa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet