EMRAT/ Vrasja e Lulzim Vishës, në banesë iu gjetën armë zjarri automatike me silenciator dhe gëzhoja, arrestohet 3...
Aktualitet
U lirua nga detyra, Delina Fico mbron abuzimet e Altin Bashës (replika e Piranjave)
Përtej sjelljes prej donatori arrogant, spikat edhe verbëria ndaj fakteve të transmetuara dhe të shpjeguara thjesht në emisionin investigativ Piranjat.
11 Janar 2025, 13:12Nga Dosja.al
delina fico, altin basha
TIRANË- Ministria e Kultures vendosi ta lirojë nga detyra Altin Bashën, por Delina Fico, ish-bashkëshortja e nënkryetarit të Parlamentit, nuk e lëshon. Në një lajm te Reporter.al që financohet edhe nga fondacioni ku zonja Fico punon, ajo ka bërë një vërejtje pa u kujdesur qe kjo të mos duket si tentativë për censurë nga donatori.
postimi
Përtej sjelljes prej donatori arrogant, spikat edhe verbëria ndaj fakteve të transmetuara dhe të shpjeguara thjesht në emisionin investigativ Piranjat.
"Akuzat e një emisioni X nuk janë fakte. Mos përhapni akuza të pavërtetuara. Mos dëmtoni imazhinn publik të një njeriu. Altin Basha është dhe mbetet një regjisor i talentuar dhe intelektual publik i nderuar. Lajmi për neryshimin e drejtuesit të teatrit nuk ka pse të shoqërohet me akuza të pavërtetuara.", thuhet në komentin e Ficos.
Këto fakte që bindën Ministrinë nuk e paskan bindur aktivisten e shoqërisë civile që supozohet të jetë më kritike ndaj shpërdorimeve se qeveria.
Komenti i pavend megjithatë, nuk mund t’i shpëtonte Piranjave që me një kafshim të butë paralajmërues i kanë treguar të vërtetën zonjës Fico.
"Delina Fico X është rrjet social i Elon Musk. Emisioni investigativ që ka publikuar fakte, të konfirmuara nga auditi i ministrisë së Kulturës, quhet "Piranjat" dhe transmetohet çdo të premte tek Syri TV." thuhet në komentin e "Piranjave".