LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua sot me urdhër të SPAK/ Kush është Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës?

Bajri është arrestuar nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë. Pas dërgimit në komisariatin e Shkodrës, Safet Bajri është nisur drejt Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i Bajrit lidhet me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

21 Shkurt 2025, 14:25 Nga M.B
U arrestua sot me urdhër të SPAK/ Kush është Safet Bajri,
Safet Bajri

TIRANA- Safet Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar ditën e sot me urdhër të SPAK. Bajri është arrestuar nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë. Pas dërgimit në komisariatin e Shkodrës, Safet Bajri është nisur drejt Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i Bajrit lidhet me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

 

Safet Bajri në Blegjikë

Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse Bajri konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri në kuadër të masës së sigurisë dhënë pas operacionit "Oaz".

Asokohe, mediat belge akuzuan ministrin "e fiksuar me deportimet e të huajve", duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Bajrin rëndonte edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

Në vitin 2018 në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç. Këta persona, sipas policisë, ishin anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Operacioni "Oaz"

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ky operacion që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash. 

Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në qelitë e 302-shit në burgun e Reçit. Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje. Gjithsesi dy shtetet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në Shqipëri.

Dënimi:

Në dhjetor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimet për 5 nga anëtarët e grupit "Bajri". Togat e zeza shfrynë asokohe mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe në vend. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu në atë kohë, për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit. 

EMRAT DHE DËNIMET:

1. Safet Bajri dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, u shpall fajtor për armëmbajtje, përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

3. Astmer Bilali dënohet me 3 vite burg.

4. Ismet Idrizi, edhe ky fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite burg.

 

safet bajri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës