21 Gusht 2022, 17:20
Nga F.M
Svetlana Timofeeva
TIRANË- Svetlana Timofeeva, rusja që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus. Mësohet se një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse është pjesë e rrjetit. Mësohet se ajo ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.
Ajo bashkë me rusin tjetër e ukrainasin do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula spiunazhi.
Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
svetlana timofeeva ruset sulmojne uzinen e gramshit
Aktualitet
21 Gusht 2022, 17:11
F.M
Prokuroria e Elbasanit
TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar tre akuza për çështjen e rusëve dhe ukrainasit që hyn&...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 17:09
F.M
Gazetarja Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha shkruan se Uzina e Gramshit ishte funksionale dhe se aty demontoheshin armë. Në postimin...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:56
F.M
Paratë e sekuestruara
KAKAVIJË- 14.400 euro dhe 1 165 000 lekë janë sekuestruar në Kakavijë pasi personi që i mbante nuk...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:40
F.M
Uzina, Poliçan
TIRANË- Uzinat në Shqipëri siç duket përbëjnë interes për të huajt. Dy incidente jan&e...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:29
F.M
Lojëra fati
TIRANË- Operacion për goditjen e lojërave të fatit në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet m...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:21
F.M
Fier, lagjia ku banonte 2-vjeçari
FIER- 2-vjeçari që ndërroi jetë sot në Fier ka qenë duke luajtur me bombolën ...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:16
F.M
Aksident
KORÇË- Nëna dhe foshnja e saj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 16:11
F.M
Sarandë
SARANDË- Një turist Italian, G. V., 77 vjeç ka ndërruar jetë në plazhin e Sarandës. Mësohet se turis...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 15:30
F.M
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
ELBASAN- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ...
Aktualitet
21 Gusht 2022, 15:22
F.M
Uzina në Gramsh
GRAMSH- Fiodor Mihailoviç është ukrainasi që tentoi të futej bashkë me dy rusët në Uzinë...