LIVE UPDATES
Aktualitet

Turisti britanik në Korfuz tarifohet nga "roaming"-u shqiptar: Praktikë e turpshme, mund të kisha paguar mbi 300 paund për vetëm disa telefonata

Kjo sepse në vend që të tarifohej me 2 £ në ditë për të kryer telefonata të pakufizuara, mesazhe dhe të kishte akses në internet, siç është rasti në Greqi, përkundrazi Templeman u tarifua 2,16 £ për "megabyet"- t e dhëna, 2,16 £ në minutë për çdo telefonatë që bënte dhe 50p për çdo mesazh që dërgonte.

23 Korrik 2024, 18:43 Nga r.ll

 

Turisti britanik në Korfuz tarifohet nga "roaming"-u shqiptar:
turisti me bashkeshorten

 

GREQI- Sapo turisti nga Britania e Madhe, Ian Templeman u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Korfuzit të dielën e kaluar, ai duket se i nisi pushimet e tij si duhet me mesazhin që mori nga Sky Mobile duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri. Templeman nuk e dinte se duhet t'i kishte kushtuar më shumë vëmendje tekstit që përmbante mesazhi. 

Kjo sepse në vend që të tarifohej me 2 £ në ditë për të kryer telefonata të pakufizuara, mesazhe dhe të kishte akses në internet, siç është rasti në Greqi, përkundrazi Templeman u tarifua 2,16 £ për "megabyet"- t e dhëna, 2,16 £ në minutë për çdo telefonatë që bënte dhe 50p për çdo mesazh që dërgonte.

Përmes një llogaritje të thjeshtë përdorimi i Google Maps në telefonin e tij për vetëm 10 minuta kushton pothuajse 15 £. Në mëngjesin e së martës, më pak se 48 orë nga pushimet e tij, fatura e roaming-it të zotit Templeman kishte shkuar në 85 £ dhe pas kësaj ai vendosi të kontaktojë kompaninë telefonike Sky Mobile. 

“I mora në telefon dhe u thashë se është bërë një gabim këtu, agjenti në telefon m'u përgjigj 'jo ne të kemi dërguar një mesazh duke thënë se je në Shqipëri dhe për këtë arsye do të tarifohesh sikur të jesh në Shqipëri'. Nuk mund ta besoja. Po mendoja, a është ky një roman i vitit 1984? Unë jam në Greqi, nuk jam në Shqipëri. Është pak si të thuash se je në Dover, por ne do të të ngarkojmë sikur të jesh në Francë. Është qesharake.", është shprehur Templeman, raporton The Telegraph. 

Shpresa e tij se çështja do të zgjidhej shpejt ishte shumë e vogël. Templeman mori një përgjigje nga Sky Mobile duke i thënë se nuk do të rimbursohej dhe nëse nuk donte të kishte tarifa për roaming shqiptar, ai duhet të "shmangte thirrjet ose dërgimin e mesazheve", "të çaktivizojë roamingun e të dhënave" ose "të provojë të kalojë në rrjetin e duhur duke zgjedhur manualisht një rrjet tjetër”.

Kompania celulare i ofroi 20 £ si një "gjest të mirë" për të mbyllur ankesën, duke shtuar: "Ne do të ishim të mendimit se ajo që është ofruar është e drejtë dhe e arsyeshme."

Sky Mobile paralajmëron klientët në faqen e tij të internetit Korfuzi është një destinacion që ndonjëherë merr sinjale nga Shqipëria dhe për shkak se Greqia është pjesë e BE-së dhe Shqipëria jo, mund të rezultojë në tarifa shtesë roaming. Megjithatë, Templeman refuzoi shumën "e vogël" prej 20 £, për të cilën ai tha se iu ofrua "për të larguar çështjen pa mabjtur asnjë përgjegjësi".

Ai tha: "Kjo çështje duhet të prekë shumë, shumë mijëra njerëz… dhe më pas të fajësohet dikush se nuk është aq i zgjuar në teknologji sa një konsulent IT. Është një praktikë e turpshme dhe nuk e trajton klientin me drejtësi.”

Korfuzi është një nga destinacionet më të njohura greke për pushuesit britanikë, me pothuajse gjysmë milioni vizitorë çdo vit. Ndërsa disa pika të ishullit mund të jenë deri në 20 milje larg nga toka shqiptare, në pikën e tij më të afërt, distanca është vetëm dy milje nga qyteti i Kalami në veri-lindje të ishullit.

Templeman nuk duket të jetë klienti i parë i Sky Mobile i goditur nga tarifat e roamingut shqiptar.Nën një forum ndihme të komunitetit të Sky, një klient shkruante se u faturua 39 £ kur telefoni i tyre u lidh automatikisht me një rrjet shqiptar për një ditë pushimi.

Ata thanë: “Më duhej të luftoja që më në fund Sky Mobile të pranonte të kthente 39 £. Duhet të ketë disa paralajmërime për udhëtarët se kjo mund të ndodhë.”

Pavarësisht se i tha Templeman se nuk do të merrte më rimbursim përtej 20 £ të ofruara, Sky Mobile e përshkallëzoi ankesën dhe u kthye në vendimin e tij fillestar 48 orë më vonë pasi u kontaktua nga The Telegraph.

Kompania shtoi në llogarinë e Templeman me 90 £ si një "gjest tjetër i mirë", por e bëri të qartë se ky nuk ishte një rimbursim. Sky Mobile ndihmoi gjithashtu në shpjegimin se si Templeman mund të lidhej manualisht me një ofrues grek dhe që atëherë ai nuk ka marrë  asnjë tarifë të mëtejshme roaming shqiptar.

Megjithatë, ai theksoi se nëse nuk do të ishte vigjilent në kontrollimin e faturës së tij në fillim të pushimeve ose të kishte qenë në telefon për vetëm një paradite, ai do të kishte paguar 375 £ nga xhepi.

Një zëdhënës i Sky Mobile tha: “Telefonat lidhen automatikisht me shtyllën e telekomit me sinjalin më të fortë, i cili në disa raste mund të jetë përtej kufirit. Ashtu si të gjithë ofruesit, ne nuk mund të kontrollojmë se me cilin lidhet një klient dhe t'i njoftojmë ata për tarifat e roaming bazuar në vendin ku është lidhur. Në këtë rast, ne e kemi kredituar llogarinë si një gjest vullneti të mirë."/ Marrë nga The Telgraph.

iam templema roamingu shqiptar korfuz

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë