LIVE UPDATES
Aktualitet

Tubacioni i ujit u kalon para shtëpisë, familja nga Mamurrasi ka 6 muaj pa ujë

 Çifti i të moshuarve Age dhe Bardhok Keci tregojnë se çdo ditë ata marrin makinën e tyre dhe shkojnë të mbushin ujë me bidona në qytetin e Laçit, më pas e kalojnë në fuçi të ndryshme dhe përmes një pompë uji  mbushin depozitën kryesore.

30 Shtator 2022, 20:52 Nga k.m.
Tubacioni i ujit u kalon para shtëpisë, familja nga Mamurrasi ka 6
Foto ilustruese

Në lagjen ‘Drita’ në qytetin e Mamurrasit familja Keci ngre shqetësimin e tyre pasi që prej muajit Prill nuk furnizohen me ujë në shtëpinë e tyre, as për të pirë dhe as për konsumin e nevojave të përditshme. Çifti i të moshuarve Age dhe Bardhok Keci tregojnë se çdo ditë ata marrin makinën e tyre dhe shkojnë të mbushin ujë me bidona në qytetin e Laçit, më pas e kalojnë në fuçi të ndryshme dhe përmes një pompë uji  mbushin depozitën kryesore. Ata thonë se sistemi i kanalizimeve ka qenë funksional edhe pse uji u vinte me orar 2 herë në ditë, por që prej muajit Prill as me orar nuk kanë më.

Zonja Age tregon për gazetarët e Fiks Fare procesin e përditshëm të furnizimit me ujë. Ajo shprehet se që në muajin Maj dhe deri më sot ka vendosur të mos paguajë detyrimin mujor, pasi nuk merr shërbimin e nevojshëm. Çifti i të moshuarve thonë se tubacionet kryesore kalojnë pranë portës së shtëpisë së tyre, por ujë nuk kanë. Janë ankuar disa herë në ndërmarrjen e ujësjellësit, por pa zgjidhje.

Gazetarët e Fiksit bashkë me familjen denoncuese ju drejtuan Ndërmarrjes së Ujësjellësit Mamurras ku Rasim Mhilla, përgjegjësi i kësaj ndërmarrje u shpreh se në lagjen Drita ka probleme me shërbimin e ujit, kjo për shkak se sistemi i ujësjellësit është i  amortizuar dhe nuk ka pasur investime të mëvonshme.

Zoti Mhilla tregon se gjatë muajit Korrik-Gusht janë kryer  inspektime në të dy fashat e orareve që vjen uji dhe nuk ka rezultuar që mund të ketë ndërhyrje të jashtëligjshme. Gjithashtu ai tregon se në lagjen Drita janë rreth 200 abonentë, por disa prej tyre nuk ankohen pasi kanë zgjedhur të hapin puse pranë shtëpive të tyre. Sistemi i ujësjellësit në atë zonë është i amortizuar dhe duke qenë se tubacionet kryesore janë nën shtresën e asfaltit kërkohet një miratim nga instancat e mësipërme për të ndërhyrë. Megjithatë, denoncuesi le të bëjë një kërkesë-ankesë dhe shqetësimi i tij do të drejtohet për në ndërmarrjen e UK Laç për të marrë masa dhe për t’i zgjidhur problemin banorit.

Por gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan gjithashtu Ujësjellësit Laç,  ku përgjegjësi teknik Vladimir Tota tha se në lagjen ‘Drita’ në Mamurras do të merren masa të menjëhershme që të ketë ujë.

“Deri më tani në këtë ndërmarrje nuk është paraqitur  ndonjë ankesë me shkrim. Familjes nga dita e nesërme do t’i vihet në dispozicion grupi i shërbimit për të gjetur arsyen se përse nuk i shkon uji në shtëpi dhe ku qëndron defekti. Për pjesën e mospagimit të detyrimeve, për të gjithë kohën që nuk ka patur shërbim abonenti nuk do të paguaj dhe do të ketë një ndërprejre të kontratës deri në momentin e riparimit të problemit”, shtoi ai.

Por menjëherë pas interesimit të gazetarëve të Fiks Fare, ditën e nesërme Ujësjellësit Laç ndërhyri për të zgjidhur problemin e qytetarit. Gjë të cilën e konstatoi në terren dhe grupi i xhirimit./TopChannel

mungesa e ujit ne mamurras

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik