LIVE UPDATES
Aktualitet

300 euro për 50 metra katrorë/ REL: Faturat e energjisë elektrike “ngrijnë” prishtinasit

Banorja e lagjes Bregu i Diellit thotë se atë ditë u trondit kur pa faturën e saj të ngrohjes për 30 ditë të nëntorit, në shumë prej 300 eurosh. Hykolli jeton vetëm, në një banesë prej rreth 50 metrash katrorë. Ajo thotë se viteve të kaluara kishte pranuar fatura prej 35 deri në 37 euro në muaj nga ngrohtorja e qytetit.

27 Dhjetor 2024, 13:08 Nga M.B
300 euro për 50 metra katrorë/ REL: Faturat e energjisë elektrike
Foto ilustruese

KOSOVA- Me t’u kthyer nga puna, në një pasdite, në javët e para të dhjetorit, Mehreme Hykolli u përball me një grumbull fqinjësh, të cilët qëndronin të shqetësuar në hyrjen e ndërtesës ku banojnë.

“Banorët ishin të shqetësuar, me fatura të Termokos-it në dorë. Shumica ishin mbi 200 euro”, tregon Hykolli.

Banorja e lagjes Bregu i Diellit thotë se atë ditë u trondit kur pa faturën e saj të ngrohjes për 30 ditë të nëntorit, në shumë prej 300 eurosh. Hykolli jeton vetëm, në një banesë prej rreth 50 metrash katrorë. Ajo thotë se viteve të kaluara kishte pranuar fatura prej 35 deri në 37 euro në muaj nga ngrohtorja e qytetit.

“Nuk e duroj nxehtësinë e madhe. Në dhomën e gjumit nuk i ndez radiatorët. I ndez vetëm në sallon, kuzhinë dhe banjë. Unë punoj, deri në orën 4 nuk jam [në banesë]”, thotë Hykolli, e cila nuk e kupton se si iu faturua ky shpenzim.

Këtë vit, ndërmarrja Termokos, e cila është përgjegjëse për ofrimin e ngrohjes për disa lagje të Prishtinës, ka ndryshuar mënyrën e faturimit, e cila kishte qenë në fuqi për shumë vite. Më parë, për rreth 25 mijë konsumatorë të Termokos-it, faturimi përcaktohej bazuar në sipërfaqen e hapësirave të banesave apo shtëpive, me një çmim prej 76 centësh për metër katror.

Me fillimin e sezonit të ngrohjes, më 15 tetor të këtij viti, Termokos bëri ndryshime rreth faturimit për rreth 7 mijë konsumatorë. Tek ta, paraprakisht janë instaluar matës, për të përcaktuar nivelin e shfrytëzimit të ngrohjes, gjë që nuk ishte bërë më parë. Çmimi për sasinë e shfrytëzimit të ngrohjes për sezonin 2024/2025 u përcaktua nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, me një vendim të datës 12 nëntor 2024.

Sezoni i ngrohjes nga Termokos-i zakonisht nis më 15 tetor dhe vazhdon deri më 15 prill. Vendimi për tarifat u mor pasi sezoni i ngrohjes kishte filluar dhe ishin kryer matjet e para për faturat që do të shpërndaheshin në fillim të nëntorit. Ndërmarrja Termokos, në përgjigjet ndaj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me faturat, i është referuar vendimit të ZRRE-së për tarifat, ku sqarohet se çmimi për ngrohjen me matje është vendosur në 76 centë për kilovat në muaj.

Megjithatë, kjo ndërmarrje nuk ka dhënë shpjegime se si janë faturuar ditët e para të ngrohjes, para marrjes së këtij vendimi. Mehreme Hykolli thotë se ka bërë ankesë pranë Termokos-it lidhur me faturat e sivjetme, por ende nuk ka marrë përgjigje.

“Vendimi im është që çdo muaj t’i mbledh faturat dhe të bëj ankesë për secilin muaj, pastaj t’i dërgoj në gjykatë. Vetëm kështu mund të mbrohem nga përmbaruesi kur të vijë për të më marrë gjërat e shtëpisë”, thotë ajo.

Për gjysmën e muajit tetor, Hykolli është faturuar 44 euro, shumë e cila për të është e papranueshme, pasi është më e lartë se ajo që e kishte paguar më parë për një muaj të plotë.

“Kam marrë trauma nga radiatori. Në banjë as nuk guxoj ta ndez më”, shton ajo.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Termokos-i nuk ka zbuluar numrin e ankesave të konsumatorëve, por ka bërë të ditur se “ka formuar një komision për shqyrtimin e ankesave, i cili po merret me trajtimin e secilës ankesë”.

“Sistemi i ri i faturimit sipas konsumit është sistem modern dhe i saktë”, tha zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka.

“Rreth 70 për qind e konsumatorëve tanë që janë faturuar sipas shpenzimit kanë përfituar fatura më të ulëta, ndërsa vetëm 30 për qind që nuk e kanë shfrytëzuar në mënyrë racionale ngrohjen kanë marrë fatura më të larta”, u shpreh ajo.

Me faturën e parë të Termokos-it këtë vit u befasua edhe Faton Rama, banor i lagjes Dardania, në kryeqytetin kosovar. Për ngrohjen e banesës prej rreth 90 metrash katrorë, për gjysmën e muajit tetor, ai pranoi faturë prej rreth 80 eurosh. Duke menduar se mund të kishte ndodhur ndonjë gabim teknik, Rama thotë se vendosi të priste faturën e radhës për muajin e plotë të nëntorit.

“Kur mora faturën e dytë, prej 202 eurosh, ishte e papranueshme”, shprehet ai.

Edhe Rama pretendon se ngrohjen e ka shfrytëzuar në mënyrë racionale, sidomos duke pasur parasysh motin jo aq të ftohtë që ka mbajtur deri në këtë kohë.

"Unë kam dyshime se matësit nuk po matin si duhet, ose në formë reale. Jam ankuar, nuk kam marrë përgjigje akoma”, tregon Rama për Radion Evropa e Lirë. Ai thotë se po e pret me frikë faturën e muajit dhjetor.

“Kur më ka ardhur 202 euro, ka qenë kohë e mirë, nuk e di se çfarë do të vijë tani”, shprehet ekonomisti 46-vjeçar.

Fluksi i ankesave të qytetarëve për faturat e ngrohjes ka nxitur reagimin e iniciativës CorrWatch, një grupim i disa organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

“Këto fatura janë konsideruar të fryra dhe të shpërputhura me standardet e mbrojtjes së konsumatorëve, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në besimin e qytetarëve dhe në integritetin e procesit rregullativ në sektorin e ngrohjes termike”, është thënë në reagimin e CorrWatch, më 23 dhjetor.

Ky grup u ka bërë thirrje Termokos-it dhe ZRRE-së, si trup rregullues, që të ndërmarrin masa për shqyrtimin e këtyre faturave, dhe që “kostoja e tepërt të zbritet në faturat e dhjetorit”.

ZRRE-ja, e cila ka kompetencë për të bërë auditimin e faturimit, deri më tani nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it për këtë çështje, apo për ndonjë auditim të mundshëm. Përveç ankesave zyrtare në Termokos, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për faturat e sivjetme edhe në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, përfshirë edhe në ato të vetë ngrohtores.

Nëse çmimi i ngrohjes me Termokos është ky që e keni faturuar këta dy muaj (trefishi i vitit të kaluar), shumë qytetarë do të detyrohemi të shkëpusim kontratat dhe të vazhdojmë ngrohjen me energji elektrike”, shkroi një qytetar në një postim në faqen e Termokos-it në Facebook.

Të tjerë qytetarë, si Hykolli dhe Rama, janë ankuar se kontrolluesi i temperaturës nuk po funksionon siç duhet, pasi radiatorët ngrohin vetëm kur ai vendoset në maksimum, përkatësisht te niveli i pestë. Kështu, ata thonë se janë të detyruar të shfrytëzojnë nivelin maksimal të nxehtësisë. Në anën tjetër, sipas udhëzimeve të Termokos-it, numri tre është niveli i rekomanduar i vendosjes së kontrolluesit të temperaturës.

“Na kanë këshilluar t’i lëshojmë [në nivelin e tretë]. Kur i lëshojmë në tresh, nuk ngrohin fare. Nuk duhet të faturohej”, thotë Rama.

Sipas Termokos-it, në rast se radiatorët nuk ngrohin në nivelin e tretë, “kjo nënkupton se temperatura e brendshme në banesë është më e lartë se 20 gradë celsius”.

Derisa presin shqyrtimin e ankesave, qytetarët thonë se nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e larta.

“Vetëm mund ta paramendosh. [Gati] 300 euro për një muaj e gjysmë, shumë gjëra duhet t’i heq nga ushqimi i fëmijëve për t’i paguar ato. Nuk mund ta përballoj atë pagesë”, thotë Faton Rama, i cili jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Edhe për Mehreme Hykollin, kjo është situatë e papërballueshme. Ajo tregon se njeh qytetarë që kanë refuzuar ose kanë shmangur vendosjen e matësve, ndërsa vetë ajo kishte pranuar me dëshirë, me idenë se do të kursejë.

“Ne që jemi treguar qytetarë bashkëpunues, tani po mërdhijmë”, thotë Mehremja.

Për shpërndarjen e ngrohjes, Termokos-i shfrytëzon energjinë termike që buron nga termocentrali Kosova B i Korporatës Energjetike të Kosovës, përkatësisht nga avulli i ujit pas djegies së thëngjillit. Ky sistem ka hyrë në fuqi nga viti 2014. Deri në vitin 2014, Termokos-i ka përdorur mazutin si lëndë djegëse, por furnizimi me ngrohje nuk ka qenë gjithmonë i kënaqshëm./ REL

kosova

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Dhjetor 2024, 13:10 I.A

Të shtëna me armë në Bulqizë

BULQIZË- Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se nga të shtënat nuk ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit