LIVE UPDATES
Aktualitet

“Tre dritare dhe një varje”, shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston

Vezaj tregon se për tri ditë me radhë, salla e Katedrales Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji” në jug të Bostonit, u mbush me zëra shqip, me duartrokitje dhe krenari kombëtare.

23 Qershor 2025, 10:22 Nga M.B
“Tre dritare dhe një varje”, shpallet filmi fitues i edicionit
Foto ilustruese

SHBA- Gzetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se me një atmosferë të ngrohtë, pjesëmarrje të gjerë dhe emocione të shumta, u përmbyll me sukses edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston, një festë e vërtetë e artit dhe shpirtit shqiptar në Diasporë. Vezaj tregon se për tri ditë me radhë, salla e Katedrales Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji” në jug të Bostonit, u mbush me zëra shqip, me duartrokitje dhe krenari kombëtare.

Gjithashtu ai thotë se festivali u organizua nga Qendra Kulturore dhe Libraria “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me Katedralen Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, dhe u udhëhoq me pasion nga regjisori i njohur Bujar Alimani, drejtor artistik i festivalit. Ai shton se me të njëjtin përkushtim, Presidenti i Festivalit, Robert Tochka, dha një kontribut të çmuar për ta kthyer këtë edicion në një moment të paharruar për artdashësit shqiptarë.

Gazetari thotë se në këtë festival u shfaqën 21 filma nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, 6 filma artistikë me metrazh të gjatë, 7 të shkurtër, 5 dokumentarë dhe 6 filma të animuar. Secila shfaqje shoqërohej me diskutime të drejtpërdrejta me aktorët, regjisorët dhe producentët, që kishin ardhur enkas për të qenë pranë publikut të tyre në Boston.

Ai shkruan se në fund të festivalit, juria e përbërë nga Rafaela Prifti (kryetare), Herion Mustafaraj, Enkelejda Klosi, Sevdije Kastrati dhe Dhimitër Cika, ndau çmimet kryesore, sipas kategorive përkatëse dhe me çmimin e filmit më të mirë artistik u cilësua “Tre dritare dhe një varje”, një rrëfim i fuqishëm për plagët e shoqërisë shqiptare, që preku audiencën dhe jurinë. 

POSTIMI:

“Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!

Me një atmosferë të ngrohtë, pjesëmarrje të gjerë dhe emocione të shumta, u përmbyll me sukses edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston, një festë e vërtetë e artit dhe shpirtit shqiptar në Diasporë. Për tri ditë me radhë, salla e Katedrales Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji” në jug të Bostonit, u mbush me zëra shqip, me duartrokitje dhe krenari kombëtare.

Festivali u organizua nga Qendra Kulturore dhe Libraria “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me Katedralen Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, dhe u udhëhoq me pasion nga regjisori i njohur Bujar Alimani, drejtor artistik i festivalit. Me të njëjtin përkushtim, Presidenti i Festivalit, Robert Tochka, dha një kontribut të çmuar për ta kthyer këtë edicion në një moment të paharruar për artdashësit shqiptarë.

Ky aktivitet u mbështet nga një sërë organizatash të komunitetit shqiptar në Massachusetts, përfshirë VATRA në Boston, Albanians Fighting Cancer, MaasBesa, Labëria, Albanian Community Center (Çunat e Bostonit), Albanian American Bar Association, Eagle Soccer Academy, Gocat e Bostonit dhe të tjerë, dëshmi e unitetit tonë kulturor dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë sonë kombëtare.

Në këtë festival u shfaqën 21 filma nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, 6 filma artistikë me metrazh të gjatë, 7 të shkurtër, 5 dokumentarë dhe 6 filma të animuar. Secila shfaqje shoqërohej me diskutime të drejtpërdrejta me aktorët, regjisorët dhe producentët, që kishin ardhur enkas për të qenë pranë publikut të tyre në Boston.
Në fund të festivalit, juria e përbërë nga Rafaela Prifti (kryetare), Herion Mustafaraj, Enkelejda Klosi, Sevdije Kastrati dhe Dhimitër Cika, ndau çmimet kryesore, sipas kategorive përkatëse:

Më çmimin e filmit më të mirë artistik u cilësua “Tre dritare dhe një varje”, një rrëfim i fuqishëm për plagët e shoqërisë shqiptare, që preku audiencën dhe jurinë. 

Regjisori më i mirë i këtij Festivali u shpall Gjergji Xhuvani për filmin “Liqeni im”, një rrëfim i ndjerë dhe artistik që vë në pah hijet dhe dritat e shpirtit njerëzor.

Regjisori Robert Budina u vlerësua me çmimin, si Skenaristi më i mirë për mjeshtërinë narrative në filmin “Streha Mes Reve”.
Irene Aliu u shpall Aktorja më e mirë për interpretimin e fuqishëm në dramën “Tre Dritare dhe Një Varje”.

Aktori I shumë filmave edhe në Hollivud, Arben Bajraktarai fitoi çmimin si Aktori më i mirë për rolin e tij të ndjeshëm dhe të thellë në “Streha Mes Reve”.

Për muzikën më të mirë në këtë festival, juria nderoi Lola Gjoka, që shoqëron me ndjeshmëri dokumentarin “Lola Aleksi Gjoka”.

Çmimin për dokumentarin më të mirë, juria përzgjodhi Eneos Carka për veprën e tij tronditëse “Another Day”.
Elvis Lule u vlerësua për Filmin më të mirë të shkurtër me intrigen inteligjente “Shija e Derrit”.

Rikarda Nenshati dhe Ergys Faja sollën një vizion të veçantë dhe u shpërblyen për Filmin më të mirë të animuar “Balada e Druvarit”.

Aktorja më e mirë në rol dytësor në këtë festival u shpall, Luiza Xhuvani, për prurjen e thellë emocionale në disa filma, përfshirë “Liqeni Im”, “Emili”, “Mbjellja” dhe “Pemet”.

Tristan Halilaj u shpall Aktori më i mirë në rol dytësor për rolin e tij mbresëlënës në filmin “Liqeni im”. Ndërsa çmimi i veçantë i Jurisë iu dha filmit “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”, për origjinalitet dhe ndikim të veçantë artistik.
Ardhja e krijuesve të disa filmave në Boston, kulmoi me prezencën e aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani, aktores dhe regjisores Rovena Lule, shkrimtarit dhe skenaristit Luan Rama, producentit Alket Veliu, regjisores Rina Gjoka dhe regjisorit Tan Kazazi, të cilët diskutuan pas shfaqjeve të filmave me publikun që këtë herë mbushte çdo natë sallen e katedrales së kthyer kinema.

Kjo përmbyllje dinjitoze kulmoi me një mbrëmje gala në ambientet e restorantit të njohur të Leo Keka, mik i përhershëm i aktiviteteve shqiptare në zonën e Bostonit. Të ftuarit u argëtuan me muzikën e këngëtares së dashur Ermira Babaliu, duke ndarë emocionet e një nate që ndërthurte krenarinë shqiptare me dashurinë për artin.

I gjithë eventi, që nga dita e parë u fiksua nga kamera e USALB TV Gjergji Kovaçi që erdhi nga Nju Jorku, për të dytin vit! Ndërsa statujat e Fan S.Nolit të derdhur në bronz i ka punuar Ekskluzivisht për këtë festival, artisti shqiptar skulptori Ilmi Kasemi.

Festivali “Fan S. Noli” po bëhet jo vetëm një ngjarje kulturore, por një urë shpirtërore mes brezave dhe brigjeve, që na lidh përmes filmit, gjuhës dhe identitetit këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse kur ekrani flet shqip, zemrat rrahin më fort.

flamur vezaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë